Pse me kaq pompozitet dhe neveri po flitet e shkruhet për ndëshkime individësh për vepra të ndryshme penale?!

Opinione

Pse me kaq pompozitet dhe neveri po flitet e shkruhet për ndëshkime individësh për vepra të ndryshme penale?!

Nga: Adem Bytyçi Më: 19 shtator 2021 Në ora: 15:20
Adem Bytyçi

Lini gjykatat të bëjnë punën e tyre, mos ndërhyni në punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, rrini të qetë dhe pa merak, sepse gjykatat nuk dënojnë njerëz të pafajshëm, madje në gjykatat e disa shteteve ndodh të ndëshkohen individë për vepra penale dhe krime tjera edhe më pak se sa e meritojnë të dënohen.

Kur atakoni gjykatat se nuk po i dënojnë të akuzuarit me dënime të rënda për vepre të ndryshme penale dhe veprime tjera të kundërligjshme, keni parasysh një element të rëndësishëm të drejtësisë penale, qëllimin e dënimit e që ka të bëjë me risocializimin e të dënuarit që t'i kthehet veprimtarisë së dobishme shoqërore në shenjë pendimi për të mos përsëritur asnjëherë tjetër në asnjë rrethanë, veprimet me rrezikshmëri të ndryshme shoqërore.

Zaten ky është shkaku kryesore, që në sistemin e drejtësisë penale evropiane është abroguar dënimi me vdekje dhe zëvendësimi i tij me dënim me burg të përjetshëm për vepra penale të kryera në rrethana të rënda rënduese ...

Nuk do mend se edhe në gjykatat ndërkombëtare penale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nuk ka asnjë mundësi të vetme të dënohen individë të pafajshëm, nuk ka shembull më eklatant që e argumenton një të vërtetë të tillë kaq të pakontestueshme se lirimi i z.Haradinaj dhe z.Fatmir Limaj, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte, si të pafajshëm.

Krimi nuk njeh as komb, as besim, as gjini dhe as regjim, prandaj si i tillë duhet të marrë dënimin e merituar në shenjë të respektit të viktimave dhe të familjarëve të viktimave..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat