A po fillon pas 13 viteve shtrirja e sovranitetit në veri, vonesa krijon edhe pasoja dhe rrezikshmëri por kërkon vendosmëri

Opinione

A po fillon pas 13 viteve shtrirja e sovranitetit në veri, vonesa krijon edhe pasoja dhe rrezikshmëri por kërkon vendosmëri

Nga: Luz Tomaj Më: 22 shtator 2021 Në ora: 07:36

Me shpalljen e pavarësisë, procesi nuk përmbyllet por, tek sa fillon procesi i formimit të shtetit. Shkenca e definon shtetin por, e potencon çështjen e sovranitetit. Me fjalë tjera, pa sovranitet nuk ka shtet.

Pas shpalljes së pavarësisë, nuk ndodhi qetësimi dhe frymëmarrja e thellë, në mënyrë që procesi i formimit të shtetit, të zhvillohet në forma të duhura dhe, para gjithash të ftohet profesionalizmi. Përkundrazi, ndodhi beteja në mes subjekteve politike dhe individëve për ardhjen apo marrjen e pushtetit. E mbaj në memorie momentin se, pasi që Komisioni për përgaditjen e Kushtetutes e përfundoi punën, brenda dy ditësh ndodhi edhe aprovimi në Parlament. Me fjalë tjera, Kushtetuta si akt i cili i përket popullit, e shprehë mendimin dhe interesin e popullit, nuk përjetoi asnjë diskutim publik, këmbim të mendimeve.... edhepse, Kushtetuta përmban shumë të meta. Sëpari, Kosova e ka proklamuar sistemin parlamentar, ndërsa, kushtetuta i përngjan, në disa pjesë, sistemit presidencial. Në të kaluaren, Presidenti i Kosovës, pretendonte t’i mbaj të gjitha kompetencat në proceset e përfaqësimit të shtetit.

E meta më e madhe qëndron në dispozitën sipas të cilës, Kushtetuta nuk mund të ndryshohet, pa voten e minoritetit serb. E vetmja mundësi e korigjimit qëndron në faktin se, Kryetari i shtetit dhe Kryeministri kanë të drejten e propozimit të amandamenteve kushtetutare.

Sovraniteti

Rri shtrembët por fol drejt, thotë një fjalë e moҫme. Që nga shpallja e pavarësisë, në të ashtuquajturin Veri, sovraniteti i shtetit të Kosovës, nuk u shtri. Jo vetëm kaq, as liderët e shtetit, nuk merrnin guxim të lëviznin në veri, ndërsa, populli serb sjelljet dhe vepron sipas udhëzimeve nga Beogradi dhe vetëm Beogradi.

Liderët kosovarë, mjerisht, vite më rradhë zhvilluan dialog me Serbinë, për të drejtat e serbëve, të cilat, në asnjë mënyrë nuk janë të cënuara, për njëfarë associacioni... ndërsa nuk iu shkonte mendja që të dialogohet për krimet gjenocidiale të Serbisë, të kryera në të gjitha format – vrasjeve, dhunimeve, spastrimit etnik, të pagjeturve...!

Betejat në mes subjekteve politike për pushtet, bën që të ndodhin dobësirat në procesin e formimit të shtetit e mos të flasim për ndonjë zhvillim të shtetit. Përkundrazi, ndodhi kapja e shtetit, ndodhi zhvillimi i krimit të organizuar dhe çkamos tjetër.

Liderët kosovarë, akceptonin çdo gjë që iu preferonin UE dhe SHBA. Edhe pranë respektit maksimal, nuk është e thënë që çdoherë të aprovohet propozimi i Lajçakut (Kosova duhet insistuar që ai të shkarkohet nga posti i ndërmjetësuesit si mosnjohës i shtetit të Kosoves) madje edhe i SHBA-ve.

Një artikull timin – Letër e hapur, ndonëse në gjuhën shqipe, ia dërgova UE dhe DASH-it. Bile bile, DASH-i e konfirmoi dhe më falendëroi. Vazhdimisht jam shpreh, edhe ati far Grenellit i pata shkruar se, dialogu është i pashmangëshëm në përgjithësi por, në dialog patjetër, drejtësia duhet të vij në shprehje. Në dialogun me Serbinë, drejtësia nuk ka ardhë në shprehje, ndërsa pala kosovare as që është përpjek për një gjë të tillë. Dialogu ka filluar nga bishti...

Situata momentale

Prap, një fjalë e moҫme (fjalët e moҫme shqiptare, gjithnjë janë domethënëse) më mirë vonë se kurrë. Me mbajt dhe zhvilluar shtet nuk është lehtë. Më duket se është lehtë vetëm për “Kryeministrin” e Shqiprisë Ramën. Në dialogun e gjatë, Serbisë apo Vuçiqit, për herë të parë i hasi sharra në gozhdë, ndaj edhe u çmend. Kosova duhet me insistu, argumentu dhe me e bind UE, SHBA-në dhe të tjerët me qëndrimin e vet. UE (ndonëse jo të gjitha shtetet) dhe SHBA e kanë pranuar shtetin e Kosovës. Është shumë thjesht dhe, ata duhet ta kuptojnë se, nëse Serbia luan me tabelat e regjistrimit të automjeteve kosovare, të njëjten gjë duhet ta përjeton edhe vet Serbia.

Gjithnjë kam insistuar dhe insistoi që, në dialoge dhe çështje tjera ndërshtetërore, përveç kurreshtjes, insistimit, në shprehje duhet të vij profesionalizmi. Nuk jam i sigurtë se njerëzit si Lajçaku, Grenelli e shumë të tjerë, e njofin apo e kuptojnë definicionin e shtetit, sovranitetit, ndaj, Kosova duhet me e argumentuar qëndrimin. UE, SHBA dhe kushdo tjetër, duhet ta kupton se, Kosovën e dominon populli shqiptar por, në Kosovë bëjnë pjesë edhe minoritetet. Për të drejtat e minoriteteve flasin edhe aktet ndërkombëtare dhe Karta europiane. Kosova, në mënyrë maksimale i rrespekton dhe ua garanton të gjitha të drejtat secilit minoritet.

Kur është në pyetje minoriteti serb, nuk bëhet fjalë për të drejtat e tyre por fjala është se ata, as që e pranojnë shtetin e Kosovës dhe lypin bela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat