Kos dhe Udb ishin industria jugosllave e vdekjes – për dy muaj kishte vrarë 59.000 njerëz!

Opinione

Kos dhe Udb ishin industria jugosllave e vdekjes – për dy muaj kishte vrarë 59.000 njerëz!

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 25 shtator 2021 Në ora: 09:00
Dokumenti

Serbët mund të jenë të parët në botë në shumë disiplina, por të përkryerën e kishin arritur atëherë kur kishin  mekanizmin për likuidimin e njerëzve, torturën, prodhimin e frikës së tmerrshme të përsosur dhe urrejtjes. Kjo “përkryerje” në fillim e quajtën  OZNA, pastaj UDB, DB dhe sot BIA. Kështu në vitin 1944 themeluan OZNA-n (Odeljenje za Zastitu Naroda - Departamenti i Sigurisë Kombëtare), qe në vitin 1946 u shndërrua në UDB.Pra nga kjo mimikri u poll bisha.Dhe dora kreative në përpunimin dhe praktikimin ishte serbi  Aleksandar Rankoviq, që dhe mban nënshkrimin e tij.         

DB, dhe BIA dhe sot ndjekin gjurmët e asaj “praktike të artë” në luftërat e tyre kundër armiqve të popullit. Operacionet e UDB-së u formuan nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme, spiunonte diplomatë të huaj, përgjonte telefona, hapte letra dhe merrte në pyetje armiq të brendshëm të supozuar, nga politikanë deri tek fshatarë që i rezistonin kolektivizimit. Trajnimi bazë në shkollat zyrtare të spiunazhit të UDB-së (me seli në Beograd) zgjaste dy vjet dhe përfshinte trajnime fizike, kurse gjuhe, inteligjencë ushtarake dhe diplomatike dhe hetime penale.

Ky nuk është tregim për atë se si u bë kjo krijesë, nga ajo se “Ozna do i di të gjitha”, por një miniaturë e retrospektivës të industrisë së vdekjes, si u krijua, çfarë metoda përdorte, dhe në fund – se çfarë gjurmë psikosomatike u ka lënë serbëve në trashëgimin gjenetike, që e bartin dhe sot.

Ozna paraprinte për nga teori dhe numri i ekzekutimeve që bënte pa gjyqësi, krahasuar me shtete tjera në Evropë. Dhuna nuk ishte si fryt i ekseseve apo gjendjeve të jashtëzakonshme por si plan i detajuar i përhershëm dhe total sistem i përkryer  i mbështetur nga  shërbimi sekret, policia, ushtria ,prokuroria dhe gjyqsori. Policia sekrete ishte kurrizi i aparatit represiv. Kështu qëllimi ishte vendosja e  diktaturës nga një njeri, një ideologjie dhe një partie  – komuniste.

Oznën e përbënin njerëz që kalonin trajnimet mirë të përgatitura për punën që do bënin. Kërkohej të ishin konspirativ në kryerjen e detyrave pamenduar shumë. Ky rrjet, se sa e kishte kuptuar detyrën e vetë tregojnë të dhënat se nga  364 të punësuar gjerë në  1947,e bënin një kartotekë prej  47.534 persona, të punësuarit me bashkëpunëtorët.

Ozna sipas regjistrave të bërë fillonte me arrestimet, zbatimit të torturës që përfundonin me ekzekutime të fshehta me mbulim të menjëhershëm të gjurmëve. Në shumë raste akuzat edhe fabrikoheshin. Për të gjitha veprimet Ozna me kujdes mbante evidencën e viktimave. Këto dokumente, të njohura për opinionin, por interesante është se arkivi I BIA është i qasshëm vetëm për historianët - jo për gazetarët.

Personat e akuzuar në burgun hetues u nënshtroheshin metodave më të egra të torturës si me rrahje dhe mundim, shkulje thonjsh, varje për gjenitale, gjymtimit të gjymtyrëve,…

Pas kalimit kohëshkurtër në burgjet  hetuese, zakonisht 2-3 ditë e më së shumti një javë, ata merreshin të lidhur me tel telefoni dhe në grupe 15 gjerë 30 veta dërgoheshin në vendin e ekzekutimit.

Në spastrimet e egra në Serbi (përfshirë  Kosovën në të) nga shtatori 1944. Gjerë në mars  1945. Ishin ekzekutuar pa aktgjykime me dhjetëra mija veta, numër i njëjtë, po ashtu kishin pësuar në llogore dhe kazamatet serbe. Në regjistrin e viktimave, të likuiduar, në mënyra të ndryshme në këtë kohë ,qëndrojnë më shumë se 59.000 veta, të ekzekutuar në më shumë se 211 lokacione. Ky numër nuk qëndron i saktë ngase një pjesë e dokumentacionit mungon .

 Toga e pushkatimit numëronte 15 gjerë  30 ushtarë të  KNOJ-it. Diku edhe leximi  i të vrarëve bëhej edhe publikisht, apo duke shpërndarë vërtetime për të pushkatuarit. Kjo sipas “teknikës sallama” ruse, duhej të lidheshin jo vetëm ”armiqtë” po edhe të gjithë ata që çfarëdo lidhje kishin me ta.

Në valën e dytë  1946-1948. Në shënjestër ishin të gjithë ata të quajtur bashkudhëtarë të revolucionit të arrestuar dhe gjykuar me akuzën se ishin spiun të perëndimoreve, në kohën kur do fillonte inspirimi i Luftës  së ftohët. Dhe në valën e tretë të represionit nga 1948.gjerë në  1953, po dhe më vonë kishin pësuar “mbeturinat” nga kursi i pas konfliktit me idolin e gjithë komunistëve  J. V. Stalinin.

Policia sekrete ishte e organizuar në këtë mënyrë:  OZNA federale, në krye të së cilës qëndronte  Aleksandar Rankoviq, kjo kishte katër njësi, e fundit ishte njësia teknike. Njësia e tretë ishte Shërbimi kundër spiunimit  i ushtrisë ( vojna kontraobaveštajna sluzba )e cila më vonë u bë KOS, dhe njësia e parë  dhe e dytë ishin të ngarkuar me detyrë hetimi dhe gjurmimi. Kështu ishte e ndarë OZNA për të gjitha republikat.

Numrat që flasin: Afro 1 milion veta u torturuan në mënyrë represive nga policia sekrete. Afro 60.000 njerëz në këtë periudhë, u likuiduan, 35.000 të pushkatuar pa gjyq, 3.000 u gjykuan me  ekzekutim, të tjerë pësuan në logore. Afro 120.000 të burgosur politik nga 1945 – 1953 u gjykuan nga gjykatat ushtarake dhe ato civile.

Shqiptarë të vrarë në emigracion nga shërbimi sekret jugosllav UDB (SDB):   

1981 Belgjikë -Vehbi  Ibrahimi ; 1982 RF gjermani  - Jusuf Gërvalla;  1982 RF gjermani - Bardhosh Gërvalla; 1982  RF Gjermani  - Kadri Zeka dhe  1990  Belgjikë - Enver Hadri         

Sot në Serbi vepron agjencioni i riorganizuar me emrin Agjencia Informative e sigurisë BIA (Bezbednosno informativna agencija BIA).                                                                

UDB  (SDB) ishin  syri dhe veshi i regjimit jugosllavë – kjo e cila ia nxiu jetën shqiptarëve?!

Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u themelua më 1 shtator 1944. Të gjitha dokumentet e kohës flasin se OZN’a për Kosovë është formuar me kërkesën e “Komitetit Krahinor të Kosmetit” dhe të Komitetit Qendror të PKJ-së. Për formimin e saj, përgjegjës ishte Aleksandër Rankoviqi, Miladin Popoviqi, Dushan Mugosha dhe Spasoje Gjakoviqi. Në këtë takim u vendos që shef i OZN-së për Kosovë të emërohej Spasoje Gjakoviqi.

Pas disa ndryshimeve brenda këtij shërbimi, UDB-a u emërtua si SDB (Slluzba Drzavne Bezbednosti – Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), por, pavarësisht nga ndryshimi i emrit, populli shqiptar deri në ditët e sotme e njihte si UDB.  SDB ka vepruar edhe një shërbim tjetër sekret i njohur si KOS .KOS  ka vepruar në kuadër të Armatës jugosllave APJ. OZN-a/UDB/SDB dhe KOS ishin dhe mbetën shërbimet sekrete antishqiptare dhe më monstruoze në luftimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë viteve 1945 – 1999…

Vendosja e administratës ushtarake në Kosovë më 8 shkurt 1945 (me një vendim të veçantë të të Titos) dhe vazhdimi i luftës së pakompromis i brigadave partizano – çetnike, së bashku me repartet e OZN-ës në Kosovë dhe viset tjera të etnikumit shqiptarë, ka dëshmuar qartë karakterin pushtues të regjimit të Jugosllavisë së AVNOJ-it ndaj popullit shqiptar në trojet e veta etnike, që mbetën padrejtësisht nën Jugosllavi.

Derisa vazhdonin operacionet ushtarake të UNÇJ, për ripushtimin e Kosovës me viset tjera shqiptare, qarqet politike të Jugosllavisë bënin plane sekrete për ndarjen e sajë. Kështu dhjetë ditë pas vendosjes së Administrimit ushtarak (08. 02. 45) dhe ende pa përfunduar Kryengritja e Shaban Polluzhës në Drenicë, udhëheqja më e lartë e KQ të PKJ-së, më 18. 02. 45 në Beograd, nxori përfundimin “që Kosova dhe Metohija t’i bashkohet Shqipërisë, kurse Shqipëria të hyj në federatën jugosllave… por meqenëse rrethanat ndërkombëtare nuk janë të favorshme për një hap të tillë,… atëherë Kosova dhe Metohija si autonomi duhet t’i bashkohen Serbisë”.

Ky vendim partiak, që u morë pa u pyetur populli shqiptarë në mbledhjet tjera të mbajtura në periudhën mars, maj 1945, u shndërrua në program politik. Dhe ky program politik ndonëse me kohë u shndërrua në ligj shtetëror, krejt formalisht u shtrua për diskutim edhe në instancat politike, ushtarake e policore që administronin asokohe Kosovën. Akti i aneksimit (formal) të Kosovës – Serbisë federale përfundimisht u bë në mbledhjen e Këshillit Popullor të Kosmetit, të mbajtur më 08 – 10. 07.1945 në Prizren, që në histori njihet si “Kuvendi i Prizrenit”.

Si përfundim, po të analizohen me kujdes të gjitha zhvillimet politike e ushtarake në Kosovë, pas mbajtjes së Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943 – 1 e 2 janar 1944), mund të konkludohet me lehtësi se, ky kuvend qe një farsë politike e përgatitur (në çdo aspekt) nga shërbimi famëkeq i quajtur OZN-a.

Këta delegatë në ditën e tretë të kuvendit “miratuan” një “rezolutë” ku kërkohej “bashkimi” i Kosovës me Republikën Popullore të Sërbisë! Ata delegatë që e kundërshtuan një vendim të tillë, me vonë e pësuan me kokë, apo me shumë vite burg.

Sa shqiptarë u vranë e u persekutuan gjatë vetëve 1941 – 1947?!

 Pas zyrtarizmit të aneksimit të Kosovës nga Serbia, u nxorën qindra ligje, dekrete e udhëzime interne për policinë dhe ushtrinë, për kthimin e kolonistëve të viteve 1912 – 1941 në Kosovë. Për t’i realizuar këto synime antishqiptare u hartuan listat prej 782 emrash të mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve shqiptarë (kishte edhe nga Shqipëria), që duheshin likuiduar politikisht dhe fizikisht. Dhe, njerëzve të likuiduar si armiq të shtetit, duhej t´u konfiskohej toka për t´ua dhënë kolonistëve serbo-malazezë. Për këtë fushatë të egër shfarosëse ndaj shqiptarëve ka shumë burime.

Sipas të dhënave të Xheladin Hanës (anëtar i KNÇK, më vonë drejtor i gazetës Rilindja) rezulton se deri në vitin 1947 OZN’a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave (lexo serbosllave) kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë, prej të cilëve 36. 000 në Rrafshin e Kosovës;– 23. 000 në Rrafshin e Dukagjinit shto këtu Masakren e Tvarit, dhe 27. 000 të tjerë në trevat etnike shqiptare në Maqedoni.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 220. 000 bastisje në familjet shqiptare (duke përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje); pastaj mbi 200. 000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duart e OZN-ës famëkeqe si dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të ndihmuar edhe nga OZN-a (më vonë UDB-a) dhe të gjitha këto operacione janë kryer, kundër shqiptarëve.

ODB-ja e ish Jugosllavisë e njohur, formalisht e shkrirë pas shpërbërjes së dhunshme të vendit në vitin 1991, trashëgimia e sajë jeton në formën e spiunëve të devijuar, manjatëve të biznesit, politikanëve dhe njerëzve të gjeneratës tjetër me lidhje familjare me ish regjimin komunist.
UDBA ende ka një reputacion të njohur në Ballkan. Rivalët politikë akuzojnë kundërshtarët e tyre se kanë lidhje me agjencinë e mëparshme

Jugosllavia ra në një luftë civile gjatë viteve ’90, në të cilat rrjetet e UDB-së bashkëpunuan me njëri tjetrin, si edhe me agjenci te huaja të ndryshme të inteligjencës, në fushën e inteligjencës ushtarake dhe praktikat gjithnjë e më të korruptuara të biznesit të lehtësuara nga lufta, sanksionet ndërkombëtare dhe mbyllja e kufijve. Tani që Ballkani është paqësor, teprimet e dhunshme të UDB-së në pjesën më të madhe të tyre janë harruar, duke u lejuar elementëve klandestinë të saj që ta transformojnë veten në anëtarë të “respektuar” të shoqërisë, si profesorë, politikanë dhe biznesmenë

 

Krijimi i një shërbimi sekret të pamëshirshëm dhe efikas ishte jetik. Diktatori jugosllav e gjeti njeriun e tij tek Aleksander Rankoviçi. Për më shumë se dy dekada, deri në rënien e tij dramatike në vitin 1966 (për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në një komplot kundër Titos), Rankoviçi ishte njeriu i tretë më i fuqishëm në Jugosllavi.

Në operacionet luftarake antishqiptare në Drenicë,1945, morën pjesë divizionet 24, 26, 44, 46, 52 të Serbisë. Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) 2 dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq. Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë..., më 8 shkurt 1945, u vendos administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd. Me këtë urdhër, i  tërë pushteti në Kosovë do t´i kalojë një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor.

Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithandej Kosovës.

Edhe sot në mesin e popullatave të ish-Jugosllavisë mund të gjenden ish-vrasës që mbledhin pensione, politikanë “nacionalistë” me rrënjë komuniste, biznesmenë me pasuri të dyshimtë dhe ish agjentë që kishin shërbyer  për shërbimet e huaja. Me pasuri të përftuara nga dekada privilegjesh dhe, ndonjëherë, edhe aktivitetesh kriminale, familjet e zgjeruara të UDBA-së ka gjasa të vazhdojnë të përparojnë mirë edhe sot , dhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat