Aleksandar Vuçiq nuk është president i të gjithë serbëve

Opinione

Aleksandar Vuçiq nuk është president i të gjithë serbëve

Nga: Ragip Guraziu Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:25
Ragip Guraziu

Me urretje ndaj shqiptarëve, që nuk po mundet të përbëhet, një politikë shoveniste, nuk është politikanë, derisa vetë serbët po thonë se Vuçiq nuk është president i gjithë serbëve, derisa udhëheq me strukturat çetnike si pasardhës i Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, falë tij një politikë gjenocidale përdori, përveç ndaj shqiptarëve, por edhe gjithë popullit Jugosllav të asaj kohe dhe inicioi luftën e viteve 1991 me Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, për të ardhur deri te Lufta e UÇK-së 1998-99,ku Kosova nga kjo luftë fitoi pavarësinë e saj, Kushtetutën e saj dhe u lirua njëherë e përgjithmonë nga thundrrat çetnike sllave, të Drazha Mihajlloviqit, Rankoviqit, dhe së fundit Sllobodan Millosheviqit. Kur qytetarët serb dhe të tjerët në veriun e Mitrovicës u binden se ata po i udhëheqin, Lista Serbe, të dirigjuar nga Vuçiqi e Daçiqi, bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviqit

Konkretisht, bëhet fjalë për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe, të udhëheqjes së Kishës Ortodokse në Beograd, në çështjet fetare, por edhe në punët shtetërore të Malit të Zi.

Në Mal të Zi është treguar se kjo nuk është vetëm ndërhyrje e Kishës, por, përmes Kishës, ndërhyn edhe politika – ajo politikë që dukej se ishte ndalur në rajonin tonë. Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të “botës serbe”. Pra, kjo është vetëm një pjesë e asaj politike.

Njësitë speciale Rosso janë ende të vendosura në veri të Kosovës, dhe ka ende një protestë paqësore të qëndrueshme të serbëve të tubuar.

Deri më tani, i vetmi incident që ndodhi ishte kur policia gjuajti gaz lotsjellës ndaj serbëve të tubuar pranë vendkalimit Bërnjak në ditën e parë të protestës.

Vendkalimi Merdar është i mbushur me njerëz për shkak të zëvendësimit të targave - të përkohshme, ndërsa në Bërnjak dhe Jarinje transporti i udhëtarëve funksionon, por autobusët i çojnë në vendkalim, pastaj ecin 800 metra deri në bllokadë dhe atje ata merren me autobusë ose makina të tjera.

Për hir të përshtatjes, Beogradi po i kërkon Prishtinës që urgjentisht të tërheqë njësitë nga veriu i Kosovës, dhe Bashkimi Evropian t'i përgjigjet pyetjes kur do të formohet Bashkimi i Komunave Serbe.

Presidenti shton se, para se Beogradi të përgjigjet me masa, i jep Prishtinës një afat për të qetësuar tensionet.

Tensionet për targat, Basha: Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket të shkuarës, Kosova e pavarur

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, pasi kjo e fundit vendosi të ndalojë në territorin e saj makinat me targa serbe në kuadër të marrëveshjes së reciprocitetit.

Basha shprehet se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot. Ai thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.

“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, shkruan Basha.

Ish-kryediplomatja: Duhet një ekip uniteti për përballje me Serbinë, çdo skenar tjetër e dobëson Kosovën

Ish-kryediplomatja: Duhet një ekip uniteti për përballje me Serbinë, çdo skenar tjetër e dobëson Kosovën

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që ndodhën në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, ku me vendimin e Kosovës është vendosur reciprocitet me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook ka thënë se duhet të ndërtohet një ekip uniteti që të përballet me Serbinë, e që sipas saj çdo skenar tjetër e dobëson Kosovën.

“Tani përballë viktimizimit të rrejshëm të Serbisë dhe trysnisë eventuale të QUINT-it, i gjithë spektri politik bashkë me shoqërinë civile do të duhej të mbajnë anën e Kosovës. Ndërkohë, të ndërtohet ekip uniteti për përballje finale me Serbinë. Çdo skenar tjetër e dobëson Kosovën”, shkroi Haradinaj-Stublla.

“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Begradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq pas takimit.

Por Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq thotë se Vuçiq e do si kompensim Malin e Zi dhe “Republika Srpskan” pasi ka humbur Kosovën.

Ai pastaj ka vazhduar se presidenti i Serbisë, është duke e menduar ende idenë për krijimin e “Serbisë së Madhe”, dhe shton se Mali i Zi është pjesë e pashmangshme e një plani të tillë. Ai thotë se Vuçiq gjithashtu vazhdon ta mbajë gjallë iluzionin për aneksimin e Republika Srpskas.

Ai pastaj ka vazhduar se presidenti i Serbisë, është duke e menduar ende idenë për krijimin e “Serbisë së Madhe”, dhe shton se Mali i Zi është pjesë e pashmangshme e një plani të tillë. Ai thotë se Vuçiq gjithashtu vazhdon ta mbajë gjallë iluzionin për aneksimin e Republika Srpskas.

Madje, thuhet se masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

“Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviq po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-s”, pati thënë Ëalker.

Kjo Serbi, është mbështetur për Putinin dhe Rusinë, sepse me shekuj armiku më i madh i shqiptarëve është kapur përbrenda Kosovës e qytetarëve të saj, dhe gati edhe Shqipërinë, si egjëra mu në qaste kur gruri ishte në redimentet më të mira, më frytdhënëse për qytetarët, pas pak egjëra e helmonte sa që qytetarët nëpër arat e tuyre ditë e natë, duke shkulur me rrënjë egjërën nga kollijt e grurit, kur e kthenim kokën mbrapa, kishte filluar rendit tjetër të sulmoi dhe kotë se hiqej derisa e dëmtonte në tërsi grurin, moshatarët e mi e kanë përjetuar edhe vetë këtë ngjarje. Tani mund të fillojë një ofensivë e re serbomadhe kundër Kosovës, sepse ajo tashmë është akorduar në Moskë. Vuçiqi ka deklaruar vetë se nga 50 minutat që kanë biseduar kokë më kokë me Putinin, 40 minuta i janë kushtuar Kosovës, gjë që lë të kuptojë se ata kanë përpunuar një plan të detajuar për veprim në të ardhmen.Pra,

Rusisë i duhet konflikti ndërmjet Serbisë e Kosovës, për planet e veta gjeopolitike e gjeostrategjike. E dyta, mbetja e konfliktit ndërmjet Serbisë e Kosovës, pamundëson anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, gjë që poashtu është interes strategjik i Rusisë. Një Serbi jashtë BE-së, do të kishte më shumë nevoja për ndihmat ruse, do të varej më shumë nga Rusia. E treta, deri sa vazhdon të jetë i hapur konfliktit ndërmjet Serbisë e Kosovës edhe Bashkimi Evropian do të mbetet i përçarë në këtë çështje, ngase pesë shtete anëtare të BE- së nuk e njohin Kosovën si shtet. Mungesa e unitetit të Bashkimit Evropian, i konvenon shumë Rusisë, prandaj ajo punon që kjo përçarje të vazhdojë, mundësisht edhe të thellohet. E katërta, Rusia po e shfrytëzon në maksimum konfuzionin e adminsitratës amerikane, për të penetruar sa më shumë në Ballkan, duke u cimentuar në Serbi, duke destabilizuar keqas Maqedoninë e duke rritur çdo ditë kontestimin ndaj shtetit të Kosovës. Nëse ndihmojnë simbolikat në këso analizazh, atëherë edhe fakti që Vuçiqi gjatë tërë takimit me Putinin kishte folur vetëm rusisht, mund të jetë indikacion që Serbia po shkon drejt shndërrimit të pakthyeshëm në satelit rus. Thënë thjesht, Serbia e Vuçiqit po shndërrohet në Serbi të Putinit. Serbisë së Putinit pritet t’i rikthehet roli i zjarrvënëses së Ballkanit, kësaj here për hesapet ekskluzive të Rusisë. Në dëm edhe të vetë Serbisë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiqi,nuk është presidentë i gjithë popullit serb, kështu tani kanë thënë vet ata dhe kjo na le të kuptojmë se Vuçiq i ka ra autoriteti ne Beograd e Serbi, dhe po i numëron ditë, siç po supozohet, se të bëmat e tij në kohën e Millosheviqit, Haga po e pret, dhe nuk është qudi edhe Vuçiq duhet përballet me këtë Gjykatë.

...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat