Që tërmeti i radhës të mos na gjejë fjetur

Opinione

Që tërmeti i radhës të mos na gjejë fjetur

Nga: Azem Parllaku Më: 26 shtator 2021 Në ora: 14:21
Azem Parllaku

Maskat e paqes në Ballkan bien shumë lehtë, ndaj çfarë po ndodh në veri të Kosivës, n'a sjellë parasysh se: mbetemi mbërthyer në spiralen "Siguri në fushë të minuar". Jo për fajin e ne shqiptarëve, Ballkani dëshmon se: është mbi pllakën tektonike të racës njerëzore, një rajon ku historikisht janë konfrontuar civilizimet, dhe ende janë duke u konfrontuar.

Gadishulli i një përzierje kulinare etnish dhe besimesh fetare, i një mozaiku popujsh që i janë kundërvënë njëri-tjetrit gjatë shekujve, i një grupi shtetesh ku ka pakica irredentiste, që u shfrytëzuan dhe u mbështetën nga Fuqitë Evropiane dhe shkaktuan Luftën e Parë Botërore, për t'u ndezur më ashpër gjatë Luftës së Dytë.

"Urë" apo "udhëkryq" midis Evropës dhe Azisë, "fuçi baruti" apo "fushë dyluftimi", të gjitha këto janë të vërteta, e nuk e shterojnë larminë e hatashme të viseve dhe të njerëzve të këtij Gadishulli, ku janë përjetuar makthet e pushtimit nga pesë perandoritë: presiane, romake, bizantine, otomane, dhe ruse. Konfigurimi i ri gjeopolitik e gjeoekonomik i Ballkanit, i ardhur për shkaqe historike, politike, ekonomike e ushtarake, bëri që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë aktivisht në Ballkan, respektivisht nga koha e konfliktit në Bosnjë-Hercegovinë, në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ç'ka ka bërë në realitet një Ballkan dymbëdhjetë shtetesh, nga gjashtë që kish dikur.

Ky konfiguracion po dëshmon edhe njëherë që maskat e paqes në Ballkan bien shumë lehtë, ndaj n'a duhet të mos e presim "tërmetin" e radhës në gjumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat