Historikisht sllavët e Ballkanit kishin shkelur ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare!

Opinione

Historikisht sllavët e Ballkanit kishin shkelur ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare!

Nga: Nijazi Halili Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:02
Nijazi Halili

Shkaktar tё armiqësive nё luftёn e parё (ballkanike) shkruan raporti i Komisionit Ndërkombëtar, kishin qenë vetë sllavët e Ballkanit, jo vetëm me shkeljet, që u kishin bёrё ligjeve ndërkombëtare, por edhe marrëveshjeve tё ndryshme, qё kishin nënshkruar me njëri-tjetrin . “Ushtritë e rregullta serbe dhe malazeze ndërmorën dhe bën gjithçka, që nga dita e parё qё pushtuan territorin shqiptar, qё t’i detyronin banorët tё humbësin kombësinë, ose ta shtypine brutalisht racën shqiptare”.

Shtëpi dhe fshatëra tё tёrë u shndërruan nё hi, popullsia e pafajshme dhe e paarmatosur u masakruan tej mase, akte tё pabesueshme dhune, grabitje dhe brutalitet tё çdo lloji kёto ishin mjetet qё u pёrdorёn dhe po pёrdoren akoma nga ushtarёt serbo-malazezё, me synim qё tё transformojnë tёrёsisht karakterin etnik tё rajoneve qё banohen nga shqiptarёt.

Kjo pёrbёnë atё qё Komisioni Ndёrkombёtar e quan veçoria e dytё e Luftёrave Ballkanike, qё natyrisht ka lidhje me tё parёn, lufta nuk bёhet vetёm midis ushtrive, por midis vetё kombeve.

Meqenëse popullsia e vendeve qё do tё pushtoheshin e dinin nga përvoja se çfarё i priste nga ardhja e ushtrisë armike të vendeve fqinje, ata nuk prisnin deri sa tё vinte ajo, por largoheshin sa mё parё. Kёshtu fillon njё emigracion i vёrtetё masiv, një spastrim etnik i viseve të pushtuara.

Ballkani pёrfshihet nga “njё eksod“ i vёrtetё. Turqit largohen nga tё krishterёt, bullgarёt nga grekёrit dhe nga turqit, dhe grekёt nga turqit dhe bullgarёt, shqiptarёt nga serbёt; dhe nёse emigrimi nuk ёshtё i zakont tek serbёt dhe bullgarёt, shkaku duhet kёrkuar nё faktin se kёto dy kombe, si tё thuash, nuk janё pёrleshur nё tokat e tyre.

Ata pёrdorin metoda tё tёrthorta tё cilat çojnё gjithashtu nё tё njёjtat pёrfundime, siç janё asimilimi dhe kthimi i fesё . “Brenda njё brezi do ta sllavizojmё popullin shqiptar” sipas (malazezёzëve dhe serbёve). Faktet e mёvonёshme vërtetuan se kёto thënie ishin tё vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat