KOS-i është ushqyes shpirtëror i ortodoksizmit ekstrem serb

Opinione

KOS-i është ushqyes shpirtëror i ortodoksizmit ekstrem serb

Nga: Agim Vuniqi Më: 11 tetor 2021 Në ora: 09:10
Agim Vuniqi

Themeluesi i “azbukës serbe” Vuk Karagjiq ishte njëri ndër ushqyesit më të mëdhenj të ortodoksizmit ekstrem serb. Kisha ortodokse serbe kishte mu atë qëllim. Ai ishte një armik i përbetuar i shqiptarëve! Zyrtaret shqiptare te liruar nga ndjenja nacionale nuk kuptojnë qëllimin nacional-shovenist të Kishës serbe, themeluese e shtetit serb, dhe ndikimin e saj të madhe në mbamendjen e gexhes serb. Për këtë arsye Profesori i nderuar shqiptaro-amerikan Phd. Mehdi Hyseni këtë fakt e ka vënë në spikamë disa herë, ai përndryshe ka avokuar për UÇK-në që nga themelimi i saj me artikuj publicistik dhe shkencor, por edhe disa libra të botuar. Ai veçanërisht është përkushtuar ta mbajë gjallë idenë përbashkuese të Bashkimit Kombëtar. Ai u ka sugjeruar disa herë politikanëve shqiptarë të jenë më të kujdesshëm në përfaqësimin e çështjes shqiptare. Njëra ndër gabimet e rënda është pakujdesia e zyrtarëve shqiptarë duke i gostitur ardhjet e zyrtareve serbë dhe duke lejuar ata qe të japin deklarata plotë urrejtje kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Pse jo penda e kritikës e kap edhe patrikun Irinej që ka ditor të jap deklarata politike të papranueshme për shqiptarët. Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili në vazhdën e mesazheve nacional shoveniste serbe ka “edukuar” besimtarët serbë që me zemër e shpirt të jenë një me popullin serb në Kosovë, e cila sipas tij është “pronë e përjetshme serbe”. Irinejin, ka shumë politikanë “kosovare” në pushtet sikurse L.S. që e mirëkuptojnë.

Për shqiptarët ai merr vetëm bërthamën e pa prekur ilire, ndërsa pjesët tjera tenton t’i fusë në një komb artificial sllav, i cili sipas mendimit të tij duhet të quhen sipas popullit të vjetër “Serb” që ishin më të vjetër se sa vetë sllavët… A nuk kishte thënë Irinej se Shkodra është vend i shenjtë serb sepse këtu janë varrosur mbretërit serbë. Pastaj cili ka qenë qëllimi i deklaratës në Gazimestan për heronjtë e “përbashkët” Millosh Kopilit dhe Gjergj Kastriotit, mu te thënia e Karagjiqit se shqiptarët dalloheshin njëri nga tjetri, a nuk doli publicisti “kosovar” N. S. me librin për kombin kosovar dhe opinioni pranoi heshtur këtë tentim për varrosjen e historisë së perbashkët shqiptare, a nuk është kjo tendencë shumë e rrezikshme e shkombëtarizimit? Apo përpjekje për shkatërrimin e gjuhës standarde shqipe?

Ec e merre vesh…

Ka njerëz që nuk besojnë se është luftuar ne Kosove, dhe se pavarësia u fitua nga lutjet tona të përditshme të çlirimit… Mire ju thoni se politika paqësore çliroi Kosovën dhe se paqe kishte ateherë? Po pse nuk intervenuan forcat multinacionale ateherë, pse është dashur të masakrohen dhe të vdesin gjithë ata njerëz? Pse është dashur të krijohet Gjykata Ndërkombëtare për krime Lufte? Dhe se vendimet e saj janë të papranueshme për disa shkrimtarë, analistë e gazetarë …, ngase nuk janë të pajtueshme me instiktin e tyre… Disa të tjerë afër tyre thonë, se ne nuk u çliruam, por na çliroi NATO-ja, nuk iu besojnë as heroizmave autoktonë, as heronjve vendorë, as varrezave dhjetëmijëshe, thonë na çliruan të huajt…, a thua pse na çliruan?

Përgjigjen e dinë disa shkrimtarë shqiptarë dhe me instiktin e tyre e din kush ishin vrasës, e kush çlirimtar, dhe se po ata shkrimtarë te vetëquajtur, të tillë çfarë janë, do e kishin bërë këtë më lehtë, me shkrimet e tyre autoriale dhe me citimin e autoreve të huaj… Dhe të njëjtit vendosin ngjarjet si duan vet, edhe i japin të drejtë vetes-të drejtën autoriale se kush janë patriotë të vërtetë, e kush skizofrenë, kush është dashur të vdes e kush të jetojë… Po këta edhe sot luten të “lulëzojë” Kosova, dhe do ta bëjnë Zvicër me instiktin e tyre prej shkrimtarit…

Pse ju shqetësojnë të tillët, ata nuk bëjnë gjë të ligë, ata dinë vetëm të trazojnë, unë nuk i quaj as të sëmurë, se nuk janë. Atyre deri me tash askush nuk ua vuri vëmendjen, që ishin shkrimtare…janë të kompleksuar, ata me mendje dhe me fjalë kanë kallur Romën…, nuk janë të sëmurë por janë piromanë-shkrimtarë, ata do e kallin edhe shtëpinë e tyre, jo veten…, për t’u zgërdhirë më vonë se prognozat e tyre në letër ishin të sakta…

“Fuqia” e lutjeve…

Në favor të mendimit që desha ta përcjell te lexuesi është storia e autorit Akansha Goel që pak a shumë i përgjigjet situatës aktuale në Kosovë, ku disa, apo shumësishe analisti e gazetarë, por edhe shkrimtarë kanë filluar t’u besojnë bestytnive! Ata baltosin heronj, njerëz, të cilët as i kanë njohur për së gjalli, pos që kanë lexuar për të bëmat e tyre, dhe ata me instiktin e shkrimtarit vendosin ngjarjet si duan vetë, duke bërë akuza jo humane dhe jo njerëzore, që nuk mund t’i kap një mendje e shëndoshë…, ja për çka e kam fjalën:

Në një qytet të vogël në Amerikë, një person i vendosur për të hapur një biznes bar, e cila ishte në anën tjetër -përballë në një kishë. Kisha dhe asambleja e saj filluan një fushatë për të bllokuar hapjen e barit me peticione dhe luteshin çdo ditë kundër biznesit të tij.

Puna përparojë. Megjithatë, kur ai ishte pothuajse i kompletuar dhe ishte gati për të hapur disa ditë më vonë, një rrufe e fortë në qiell zdriti vendin, rrufeja goditi traversen dhe e dogji deri në tokë. Besimtarët-vijues të kishës ishin mjaft të vetëkënaqur që u realizuan parashikimet e tyre, deri atëherë derisa nuk i paditi pronari i barit autoritetet kishtare për 2.000.000 $ për arsye se kisha dhe “xhemati” i saj si dhe lutjet e tyre ishin në fund të fundit përgjegjës për dështimin e lokalit-barit, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kishte të njëjtin qëllim.

Në përgjigjen e saj në gjykatë, kisha kishte mohuar me forcë ligjore të gjitha përgjegjësitë, ose që kjo kishte ndonjë lidhje që lutjet e tyre ishin arsye për abdikim të bar-it. Në mbështetje të kërkesës së tyre ata i referohen studimit të Benson në Harvard i cituar se; “Lutja ndërhyrëse nuk ka pasur asnjë ndikim!”

Lënda kaloi në rrugën procedimit në gjykatë, gjyqtari pasi kishte shikuar shkresat në seancën dëgjimore i bëri këto komente:

“Unë nuk e di se si kam për të vendosur këtë rast, por kjo që rezulton nga shkresat, ne kemi një pronar bari i cili beson në fuqinë e lutjes dhe ne kemi një kishë të tërë dhe të vijuesve të devotshëm të saj se nuk besojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat