Samiti i shteteve të Painkuaduara në Beograd dhe ndikimi i mundshëm në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Opinione

Samiti i shteteve të Painkuaduara në Beograd dhe ndikimi i mundshëm në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

Nga: Qani NUHIU Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:30
Qani Nuhiu

Në Beograd më 11 dhe 12 tetor, në pallatin “Serbia” (dikur selia e qeverisë federative) mbahet Samiti jubilar i 60-të i shteteve të Painkuadruara, ku marrin pjesë 105 shtete anëtare dhe vëzhguese, që mund të quhet edhe “samit komemorativ”. Në këtë bllok të shteteve dominojnë shtetet nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine. Samitit iu drejtua edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh.

Bashkë-organizatore janë Serbia dhe Azerbejxhani. Serbia edhepse nuk është anëtare por vetëm vëzhguese, përsëri me Azerbejxhanin është bashkëorganizatore e Samitit.

Tradicionalisht në aspektin deklarativ, samitet e këtij blloku politik kanë pasë për detyrë afirmimin, avancimin dhe forcimin e ideve universale si fundament i Kartës së OKB-së, siç janë lufta permanente kundër racizimit, varfërisë, polarizimit të botës,pastaj avancimi dhe respektimi i të drejtave të Njeriut, pavarësia dhe integriteti i shteteve, etj. Por qëllimi real është kretësisht diçka tjetër.

Edhpse akoma nuk thuhet publikisht (pasi është dita e parë e Samitit) përsëri qartë mund të konkludohet se Serbia këtë samit me takimet bilaterale do ta shfrytëzojë për interesat dhe politikat tradicionale të saj. Sipas mediumeve të Beogradit thuhet se 12 shtete nga ky bllok shtetesh e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndër to edhe shteti afrikan Gana, presidenti i së ciës u dekorua na Aleksandar Vuçiq.

Karakeristikë e këtij Samiti është se merr pjesë edhe Rusia nëpërmjet të ministrit të punëve të jashtëme Sergej Lavrov edhepse ajo (Rusia) nuk është anëtare, por vetëm vezhguese.

Pavarësisht se çka do të përmbajë deklarata finale në fund të samitit, realisht nga ky Samit pritet:

1.Të lobohet për mosnjohjen e mëtejme dhe për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtete të caktuara anëtare të Lëvizjes së të Painkuadruarëve;

2.Promovimi dhe zgjerimi i tregut për industrinë e armatimit të Serbisë në këto shtete (promovimi dhe rradhitja e armatimit në mes të hallave të Panairit në Beograd); dhe

3.Të forcohet roli dhe ndikimi i Rusisë piksëpari në rajonin e Ballkanit dhe gjithsesi edhe në shtetet tjera anëtare të kësaj Lëvizje.

Në këtë rast, diplomacia e Kosovës dhe aleatëve strategjik të saj (piksëpari SHBA) gjithsesi duhet vepruar me koncept dhe strategji të qartë dhe me shumë vëmendje, përkushtim e veprime efektive diplomatike t’u kundërvihet tendencave dhe politikave anti-perëndimore e anti-Kosovë që gjithmonë pretendojnë dalin nga samite e konferenca të këtilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat