Pse po iu kërkoj politikanëve tanë injorantë dhe parazitë, të mësojnë nga homologët e tyre izraelitë?

Opinione

Pse po iu kërkoj politikanëve tanë injorantë dhe parazitë, të mësojnë nga homologët e tyre izraelitë?

Nga: Lirim Gashi Më: 22 qershor 2023 Në ora: 11:52
Autori Lirim Gashi

Politikat e shteteve të forta janë të drejta ndaj shteteve të dobëta, si litari në thes apo si labirinti në xhungël.

Shtetet e fuqishme ua mbyllin shteteve të dobëta të gjitha rrugët e daljes nga labirinti, përveç rrugës së servilizmit dhe nënshtrimit.

Megjithatë, kur popujt e pafuqishëm e fusin trurin në funksion të fuqizimit individual, kolektiv, kombëtar dhe shtetëror, atyre u hapen disa rrugë paralele të daljes nga labirinti.

Problemi është se kjo nuk mund të arrihet brenda natës.

Pra, problemi ynë kryesor është se ne nuk i kemi shfrytëzuar vitet e lirisë, paqes dhe demokracisë për të forcuar veten si individë, si kolektiv, si komb dhe si shtet, por vetëm për t'u argëtuar dhe për të vallëzuar individualisht në ritmin e këngës tallava “Oh lele jasha jasha, ku rafsha mos u vrafsha”.

Nga ana tjetër, armiku ynë shekullor Serbia, ose më saktë Serbia krejtësisht klerofashiste, antidemokratike dhe luftënxitëse, ka gjeneruar për vite të tëra më shumë investime të huaja se të gjitha vendet e Ballkanit së bashku, përfshirë edhe Kroacinë evropiane.

A nuk është ky një paradoks i paturpshëm, i padëgjuar dhe i paparë?

Pra, në vend që Serbia të ndëshkohet nga superfuqitë e sotme si faktor destabilizimi i Ballkanit dhe Evropës, apo si zgjatim i dorës së Rusisë, ato investojnë miliarda euro në infrastrukturën, ekonominë, bujqësinë, tregtinë dhe prodhimin e saj dhe e ulin papunësinë e popullit të saj 80% putinist, nën 10%.

Dhe çfarë bën ajo me paratë që fiton nga investimet e mësipërme?

Ajo blen armët më moderne nga Turqia, Rusia dhe Kina për të rrezikuar edhe më shumë paqen në Ballkan dhe Evropë.

Duket qartë se superfuqitë evropiane që shkaktuan dy luftërat më shkatërruese botërore në historinë njerëzore, jo vetëm që nuk mësuan asgjë nga e kaluara e tyre e turpshme, por po i përsërisin të njëjtat gabime.

Unë ju pyes të dashur bashkombas, çfarë dreqin i shtyn ato ta bëjnë këtë?

Ja do t'jua jap edhe përgjigjen :

Ato i shtynë nga njëra anë një anti-amerikanizëm dhe pro rusizëm i fshehtë, dhe nga ana tjetër një urrejtje e tmerrshme ndaj Islamit.

Megjithatë, nëse analizojmë fuqinë ushtarake të vendeve islamike me çiltërsi dhe seriozitet të plotë, shpejt do të na del në pah fakti i vërtetë dhe i pamohueshëm, se ato edhe po të donin, nuk do të mund ta kërcënonin paqen botërore, sepse vetëm Pakistani ka një bombë bërthamore të aftë për ta shkaktuar një Hiroshima të vogël.

Lind pyetja e pashmangshme dhe e zgjuar :

Pse hebrenjtë janë më të fortë se urrejtja ndaj tyre?

Sepse ata janë bij të vërtetë të atdheut të tyre.

Pse?

Sepse e kanë vënë trurin aq shumë në funksion të fuqizimit individual, kolektiv, kombëtar dhe shtetëror, saqë drejtojnë politikën botërore.

E kuptoni tani, ju mazlumat e mi të gjorë, pse unë vazhdoj t'u bëj thirrje politikanëve tanë injorantë dhe parazitë që të mësojnë diçka të dobishme nga homologët e tyre izraelitë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat