Ty Amerikë! Ty që je ylli polar i aspiratës sonë kombëtare për liri & pavarësi

Opinione

Ty Amerikë! Ty që je ylli polar i aspiratës sonë kombëtare për liri & pavarësi

Nga: Fatmir Bajraj Më: 4 korrik 2023 Në ora: 19:43
Autori Fatmir Bajraj

Djepit të lirisë së popujve të robëruar & piemontit të demokracisë planetare- Amerikës!

Kombit vëlla amerikanë që shpëtoj kombin tim të shtypur e të robëruar nga shfarosja, dhe atdheun tonë nga zhbërja,

Urimet e mia dhe të shqiptarëve në Datëlindjen e 247-të!

Në Datëlindjen dhe përvjetorin e 247-të, të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Urime përvjetori i 247-të, i Ditës kombëtare të kombit të madh të Thomas Jeffersonit, autor kryesor i Deklaratës së Pavarësisë, dhe John Adamsit, mbështetës i zjarrtë i saj, gjatë Konventës së vitit 1776 e cila i parapriu aktit të shpalljes së pavarësisë së Amerikës.

Bashkë me urimin :

Faleminderit Amerikë e Presidentit Ëodrooë Ëillson, e cila 103 vite me parë, pikërisht me 1920 në Konferencën e Parisit, mbrojti qenien & qenësinë shqiptare në Gadishullin Ilirik duke ruajtur Shqipërinë nga copëtimi i mëtejmë, i cili i kanosej nga fuqitë evropianë si fituese të luftës së parë botërore, dhe vuri VETO-në, në ruajtjen dhe paprekshmërinë kufijve të saj Londinez.

Faleminderit Amerikë e Bill Klintonit për vendimin e vitit 1999 n ‘mbrojtje të fatit të pambrojtur të shqiptarëve në Dardaninë Antike-Kosovës, n'përballje me armikun e egër dhe gjakatarë-serb, me regjimin gjenocidal të Millosheviqit, i cili synonte shfarosjen e shqiptarëve dhe zhbërjen e atdheut të tyre-Kosovën.

Faleminderit Amerikë e George Ë Bushit, i cili de-jure kurorëzoj lirinë dhe çlirimin me pavarësi të Republikës së Kosovës së 17 shkurt 2008 me 10 qershor në Tiranë, e me vlerësimin e famshëm:

"Mjaftë është mjaftë, Kosova është e pavarur"!

Faleminderit Amerikë, e cila në mbi një shekull ; fillimisht (1920) përmes Parimit të Vetëvendosjes, ruajte dhe sigurove të drejtën e shqiptarëve dhe Shqipërisë në shtet nacional dhe me kufij shtetëror, dhe më vonë përmes kreut të IV-të të Kartes së OKB-së, realizove ndërhyrjen shpëtimtare për Kosovën dhe shqiptarët dhe evitove planet gjenocidale serbe për shfarosje dhe zhdukje të shqiptarëve dhe zhbërje të atdheut të tyre, të larë në gjak në mbi një shekull.

Pa Ty Amerikë, fati ynë nuk do ishte kurrë ky që është dhe ky që kemi sot, me gjasë edhe s'do ishte fare nevojë të flitet për një relacion dhe koncept të tillë, meq Ne, nuk do ekzistonim si kategori & realitet nacional, "falë-miqve" që na rrethojnë!

Faleminderit Amerikë e Bill Klintonit që bekove Dardaninë e 2 korrikut 1990 të Rugovës, duke i dhënë vulën e fatit jetësor me 12 qershor 1999.

Amerikë!

Shpëtimi i Shqipërisë nga zhbërja, dhe arnimi i saj me ruajtjen edhe bërjen e Kosovës, është atribut ekskluziv i Juaji, andaj me të drejtë, presim nga Ju, edhe bashkimin e pjesëve tona të copëtuara nga armiqtë tanë shekullor që arrihet vetëm me bekimin Tuaj!

Amerikë!

Sot 24 vite pas çlirimit dhe lirisë sonë, të cilën shqiptarët ua atribuojnë juve si shpëtimtare, vendin tonë, aksidentalisht e qeverisë një Kryeministër dhe Qeveri anakronike & histerike, dhe mbi të gjitha: anti - Kosovë dhe anti-Amerikë e cila po dëmton të gjitha arritjet tona n ‘sinkron me Ju, por bashkë me Ju, do të a mundim edhe këtë të keqe, sikurse ia dolëm mbanë me armiqtë shekullor, serbo-sllav!

Amerikë!

Misioni ynë fillestar, si trashëgimi politike-nacionale : autentike dhe identitare e presidentit historik Rugova:

"Një Kosovë e pavarur, e integruar në BE, në strukturat Veri-Atlantike (NATO), dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të", mbetët qëndrimi ynë jetik & jetësor nga i cili nuk heqim dorë kurrë, pavarësisht dallgëve aksidentale të këtij pushteti të papërgjegjshëm dhe destruktiv në krye me binomin; Kurti & Osmani!

Zoti e bekoftë Amerikën, popullin vëlla amerikanë dhe miqësinë shqiptaro-amerikane të farkuar në mbi një shekull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat