Edi Rama në rolin e Sanço Panços

Opinione

Edi Rama në rolin e Sanço Panços

Nga: Muhamed Halili Më: 19 korrik 2023 Në ora: 13:05
Muhamed Halili

Nuk e bëj nga përtacia të shkruaj një tekst të ri për Open Ballkanin e Edi Ramës dhe pranimin e tij publik se ky projekt ka qenë dëmsjellës dhe i kotë por për faktin se vetë Rama pas disa vite dështimi publikisht pranoi se ka luftuar politikisht me fanatizëm që një proekt të dëmshëm për shqiptarët për kinse bashkëpunim regjional ekonomik ballkanik ta afirmojë si iderë për hyrje në Evropën e Vogël dhe si paradhomë pritjeje për hyrje në Evropën e Vjetër dhe të madhe. Njësoj siç në romanin kalorsiak “Don Kishot” Sanço Panço luftonte me mullinjtë e erës. Mjafton ajo që kam shkruar atëherë dhe botuar në shumë portale dhe gazeta ditore që të kuptohet thelbi i këtij plani të dështuar.

Në një darkë pune organizuar nga “Konrad Adenauer” në Bruksel ku pata nderin të jem i ftuar në vitin 2010 përfaqësuesja e Shqipërisë ministrja Majlinda Bregu të ftuarëve ua tha një të vërtetë e cila historikisht ka rënduar mbi supet e shqiptarëve jashtë shtetit amë.

Shqipëria, tha ajo, e meriton liberalizimin e vizave sepse është e rrethuar me katër shtete ku shqiptarët janë në numër të madh, kanë hallet e tyre dhe ne e bëjmë kontrollin e maturisë së tyre politike.

Shpesh ka ndodhur në histori ku nomenklaturat udhëheqëse shqiptare qoftë në Shqipëri e Kosovë (përjashtur Dr. Ibrahim Rugovën) e kanë shfrytëzuar pozitën e tyre politike qoftë për t’i mbuluar gabimet politike, qoftë për tu katapultuar para ndërkombëtarëve si kontrollues të veprimeve “radikale” të shqiptarëve “jashtëevropianë” duke u përpjekur ta zbusin çdo kërkesë legjitime të shqiptarëve në “dobi” të interesave mbarëkombëtare!

Në njëqindvjetorin e shtetit shqiptar manifestimi kryesor politik (madje më i madhi se në Vlorë) ndodhi në Shkup, në “Arenën Boris Trajkovski”, ku në një eufori të madhe politike Sali Berisha, Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti i gënjyen shqiptarët e këtushëm se janë vëllezër, se janë një gjak dhe se do t’ i mbrojnë shqiptarët gjithkund ku janë! Çudi se ambasadat e huaja nuk i dhanë rëndësi këtyre deklaratave. Ata e kishin ditur se këto kishin qenë masalla për fëmijë në dimër rreth mangallit, e asgjë tjetër.

Dy vite më vonë Berisha, vëllaun e tij të mesëm Hashimin e shpalli bashkëpunëtor të UDB-së së Beogradit.

Edi Rama, ky politikan me atlete në ceremoni zyrtare në Evropë, me “vëllaun” e tij Ramushin dy here e “trembën” Evropën se në janar të vitit që vjen do ta hjekin kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe e lane për një here tjetër. Tash Rama tregoi se këtë nuk e paska lejuar Serbia! Rama (ky avanturist) i ftoi liderët e partive politike shqiptare nga Maqedonia tre vite më pare në një sofër politike, me qëllim të mëshehur t’i zbusin kërkesat e tyre dhe të votojnë për ndryshimin e kushtetutës kinse më shpejt të hyjmë në BE dhe NATO.

Me pa të drejtë në opinionin publik në Maqedoni Rama na u paraqitë « patriot mbarëkombëtar” dhe gazetarët një të pabërë nga ana e tij e paraqitën si “Platforma e Ramës” e cila në brendi ishte krejt boshe. Rama kështu filloi ta ndjejë veten si prijës dhe bashkues i gjithë shqiptarëve.

Pak më vonë kërcënimin e tij demagogjik se poqese Shqipërisë nuk do t’i jepet datë për negocime me BE-në atëherë mund të ndodhë rrebelimi i shqiptarëve në regjion presidenti francez Emanuel Makron e shfrytëzoi të ndal Maqedoninë në rrugën e integrimeve evropiane. Me këtë gjest Makron e dëmtoi Shqipërinë (në veçanti Maqedoninë) sepse e mbrojti Edi Ramën nga shkarkimi dhe revolta popullore për nëntë kushtet e Gjermanisë për çeljen e negociatave. Makron nuk kishte fuqi më tepër ta mbroj Ramën sepse Shqipërinë e kundërshtonin edhe 13 vende tjera edhe pse e kishte përkrahjen e aleatit tradicional Gjermanisë përkundër faktit se Merkel disa vite më herët për shtete që nuk i plotësojnë kriteret demokratike evropiane (siç ishte Turqia) në vend të anëtarsimit të plotë t’u ofrojë të ashtuquajturin « partneritet të privilegjuar ».

Nuk duhet shumë fillozofi për të kuptuar se çelja e negociatave për Maqedoninë dhe refuzimi për Shqipërinë do të thoshte menjëherë rrëzimin e qeverisë së korruptuar dhe pa busollë të Ramës. E Rama iu desht shumë Makroni-t dhe ky i fundit nuk deshi ta lëshojë prej dore në kohën kur Makron shpalli ambicjen e tij të kryesojë Evropën dhe të ndërmjetësoj personalisht në gjetjen e një formule të përbashkët midis Kosovës dhe Serbisë, natyrisht duke përkrahur idenë e Vuçiqit dhe Thaçit për ndarje. Ky ishte (tashmë jo) personi më i afërt i Vuçiqit dhe më respektues i idesë së tij për coptimin e Kosovës.

Personalisht idenë e krijimit të Mini-Shengenit ballkanik nuk e shohë si tendencë të krijimit të një Jugosllavie të re dhe as që është, por si shpërlarje nga mëkatet e krimeve gjatë luftës në favor të presidentit Vuçiq dhe instalimin e tij si demokrat dhe prijës të Ballkanit Perëndimor dhe paraqitjen e Serbisë si një shtet demokratik i cili duhet t’i prijë demokratizimit të shteteve përreth. Vetë deklarata e Vuçiq se Rama dhe Zaev e kanë autorizuar atë që para Makron të flet edhe në emër të tyre edhe më tepër e forcon këtë konstatim.

Nisma e Vuçiq doli kur dështuan të gjitha përpjekjet për hjekjen e taksës 100% nga ana e qeverisë Haradinaj. Nuk thom se ky e qëlloi plotësisht duke kundërshtuar edhe aleatët më të afërt të Kosovës, por ai bëri një punë të mirë kombëtare (edhe pse ai ka shumë mangësi në qeverisje) se ia ndali hovin Thaçit në pazaret e tija me tokën e Kosovës.

Është shumë e dukshme me porosinë e kujt Vuçiq e nisi këtë dhe pse e bëri, por kryesorja është se ai diti të dëgjojë. Fakti që ai në Novi Sadin e bukur të Edi Ramës nuk e ftoi edhe Kosovën flet krejt çka duhet folur dhe këtu nuk ka dilema. Edhe në Ohër nuk ishte shumë e qartë a u ftua Kosova apo jo, sepse mysafiri për një darkë shumë të rëndësishme nuk ftohet një orë para darke.

Nëse qëndron ajo që tha Cakaj, ministër i jashtëm i Ramës në një emision në “Real Story”, se Shqipëria e bojkotoi Samitin e Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore, të mbajtur më 8 korrik 2019 në Sarajevë në shenjë të solidarizimit me mosftesën e Kosovës në Samit atëherë çka e shtynë Ramën ta akuzojë lidershipin kosovar për mospërkrahje të nismës së Vuçiqit për Mini-Shengen.

A e din Rama se Procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore ka pasë krijuar një organizatë të tillë për bashkëpunimr rajonal ekonomik?

Procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore, krijuar në vitin 1996 në takimin e ministrave të jashtëm të SEECP (South- East European Cooperation Proces) mbajtur në Sofje të Bullgarisë, ku anëtare janë 12 vende dhe ate Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Moldova, Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali Zi, Greqia, Slovenia, Turqia dhe Kosova (nga 2014) qartë e ka nënvizuar bashkëpunimin ekonomik regjional.

A i ka treguar Cakaj shefit të tij Rama se Karta për marrëdhënie të mira fqinjësore, Stabilitet, Siguri dhe bashkëpunim në Evropën Juglindore aprovuar në Bukuresht në vitin 2000 e Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore e vë në spikamë “krijimin e kushteve për integrim të plotë individual në strukturat evro-atlantike politike, ekonomike dhe të sigurimit, Instrumentet më të mëdha, mekanizmat dhe programet për bashkëpunim të përbashkët në fushën e ekonomisë siç janë: promovime tregtare dhe investuese, duke përfshirë edhe eliminimin e pengesave ekzistuese, inkurajimin e lëvizjes së lire të mallërave, kapitalit dhe tregëtisë, lehtësimin e lidhjeve të biznesit, harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së, liberalizimin dhe harmonizimin e tregëtisë dhe politikave të transportit, nënshkrimin e marrëveshtjeve tregëtare dhe mbështetjen e instrumenteve më efikase për tregëti të lire”.

Shtrohet pyetja çka Vuçiq I ofroi më tepër se kjo Ramës dhe Zaev? Mos vallë Rama shkoi te Vuçiq ta anashkalojë Kosovën e cila nga 15 korriku 2019 deri në 2020 duheshte të kryesojë me Procesin e Evropës Juglindore apo nga inati se sekretarja e përgjithëshme e kësaj organizate është Majlinda Bregu?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat