Remi trondit ish komandantët, shumica kanë qëndruar jashtë Kosovës

Opinione

Remi trondit ish komandantët, shumica kanë qëndruar jashtë Kosovës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 19 korrik 2023 Në ora: 20:01
Rustem Mustafa

Remi, tregoi se të gjithë qëndronin jashtë vendit, me përjashtim të Jakup Krasniqit, Ramë Bujes dhe komandantët e zonave, të gjithë të tjerët qëndronin jashtë vendit

Me kalimin e kohës po dalin në pah të vërteta të mohura tani e sa kohë, ata që janë thirr në emër të luftës po del që s’kanë qenë në luftë. Një fakt të tillë e konfirmoi së fundi edhe Rrustem Mustafa- Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, dëshmitar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, për faktin se shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kanë qëndruar jashtë vendit në pjesën më të madhe të luftës.

Hashimi Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku etj, të thirrur tërë kohën në emër të UÇK-së, po del se s’kanë qëndru në Kosovë. Ata pjesën më të madhe e kalonin në " Rogner"nga ku ndanin hiset fondeve të luftës. Ky nuk është ndonjë sekret, këtë të gjithë e dinë. Remi, tregoi se të gjithë qëndronin jashtë vendit, me përjashtim të Jakup Krasniqit, Ramë Bujes dhe komandantët e zonave, të gjithë të tjerët qëndronin jashtë vendit.

Kjo dhe më shumë hedh dritë mbi njërën ndër ngjarjet mbi të cilën është hedhur tymnajë për të fshehur të vërtetën. Edhe shumë të tjera kanë dal dhe pritet edhe më shumë të zbërthehen deri në imtësirën e fundit.

Mbi mashtrime kanë ardhur në pushtet, mbi ato u pasuruan dhe po mbi ato ende mëtojnë të mbrojnë atë që është përvetësuar në mënyrë të pandershme. Kjo është dhe një dëshmi se e vërteta herë do kur del.

Nisur nga sa është thënë deri tani, pritrt të dalin edhe shumë të vërteta të tjera të hezituara për 20 vjet. Ky është veç fillimi, gjatë rrugës shumë gjëra do të dalin në pah, ata që janë thirrur në emër të luftës dhe kanë përfituar janë e keqja më e madhe që i ka ndodhur këtij vendi, ndëshkimin nga populli e kanë marrë, nga gjykata në pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat