Teorema e Pitagorës në politikë

Opinione

Teorema e Pitagorës në politikë

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 23 gusht 2023 Në ora: 21:05

Pas darkës së shteteve të Ballkanit Perëndimor në Greqi.

Nga ngjashmëria e teoremës së Pitagorës përfundojmë se: Kur BC=a, AC=b, atëherë edhe AB=c.

BE e Borell-Lajçak = Vuçiqin, Putin-Greqi=Vuçiq, na del se edhe Borell e Lajçak= Putinin e Greqinë.

(AC=b) (AB=c)

Këtu hyn në lojë edhe Greqia, e cila i përgatiti bisedën Vuçiqit me Kryetarin e Ukrainës, Zelenski. Dhe, nga këto bisedime, nuk dihet se çfarë u fol nga përfaqësusesi I Putinit, Vuçiq, përveç kërkesës, ndoshta edhe kërcënimit ndaj Zelenskit që të mos e pranpjë Pavarësinë e Kosovës.

Prandaj, nuk kemi çfarë të mendojmë e të themi më shumë se, BE-ja është në përkrahje të Serbinë, për çka, edhe kur e mohon Marrëveshjen e Ohrit, edhe kur ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, edhe kur nuk e dëgjon BE-në, edhe kur nuk vë sanksione ndaj Rusisë, edhe kur Rusinë e furnizon me armatim në luftën kundër Ukrainës - nuk ka masa ndaj Vuçiqit e ndaj Serbisë.

E deri sa nuk ndërmirren masa ndaj Serbisë, si bashkëpunëtore e ngushtë e Rusisë, a nuk na del se BE (përmes Lajçakut e Borellit) është e barabartë me Rusinë e Putinit, që, përmes kanaleve të fshehta, mund të dalë se edhe e përkrah luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Nuk do të kisha menduar këso fare deri sa Greqia nuk i kishte bërë bashkë Vuçiqin me Zelenskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat