Takimi i zbehtë Lajçak-Vuçiq

Opinione

Takimi i zbehtë Lajçak-Vuçiq

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 31 gusht 2023 Në ora: 22:42
Gani I. Mehmeti

Presidenti serb u takua me Lajçakun një ditë më parë, më 30 gusht.

“Mund të ishim ulur dhjetë orë. Kam frikë se do të ishte e vështirë të gjesh një zgjidhje kur flet me njerëz që nuk kërkojnë zgjidhje, kur flet me njerëz nga Prishtina që kërkojnë arsye për konflikte dhe sulme ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës”, tha Vuçiq.

Vallë, një deklaratë e tillë të jipet para një ndërmjetësuesi për bashkëbisedime dhe të mos reagohet e t’i thuhet ndërmjetësues, është tërësisht e papranueshme. Nuk ia shoh për të madhe Vuçiqit, i cili është i njohur për deklarata e solucione gjithfare, përveç të jetë për moszgjidhje mes Kosovës e Serbisë.

Qëndrimet e Vuçiqit janë të njohura botërisht. Ai sa here ka thënë vendsomërisht se, koka mund t’i hiqet, por ta pranojë Pavarësinë e Kosovës nuk ka. Ai është për “bisedime” që fundin duhet ta ketë ashtu si ai kërkon, jo si është realiteti sot. Ai vetë nuk i njeh vendimet e organeve më të larta europiane e ndërkombëtare. Nuk njeh qëndrimet e BE dhe të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që, me kërkesën e tyre GJND-ja kishte dhënë të drejtëln Pavarësisë së Kosovës, që ne këtu nuk e kemi ndërmend të numërojmë arsyet.

Vuçiqi është aq pervers, sa akuzon Albin Kurtin se gjoja ky nuk është për zgjidhje, se gjoja është duke kërkuar luftë e konflikt me serbët në veri të Kosovës, se ky është duke i ndjekur ata nga Kosova!

Dhe, pas të gjitha këtyre akuzave të pabaza ndaj Kurtit, si nuk i shtron pyetje Lajçak Vuçiqit e të marrë idenë e tij për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, si nuk reagon ndaj tij, si nuk ia përmend të paktën, se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe nga GJND, dhe se duhet të bisedojnë si shteti me shtetin, jo ndryshe, kur dihet mirë se kush është për stabilitet e kush jo. Dihet se kush mbi kë ka bërë gjenocid, të cilët mendojnë ta bëjnë të njëjtën sërish, po iu dha mundësia, ashtu siç u shpreh kryeministrja serbe, Brnabiq. Ndërsa, Vuçiq është bashkëpunëtori më i ngushtë i Millosheviqit, që është zotuar përpara tij se do luftojë deri në fund për pushtimin e sërishëm, për çka, po kërkohet edhe kthimi i një mijë policëve serbë në Kosovë.

"...Mos ta permendi sa mijëra kilometra jemi larg nga formirmi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Prishtinës nuk i shkon mendja që kjo të ndodhë”, tha Vuçiq.

Shumë kanë ngulur këmbë në formimin e atij asociacioni të komunave me shumicë serbe, se edhe në ëndërr e kanë. Por, një asociacion i tillë sipas Kushtetutës së Kosovës do të jetë pa kompetenca ekzekutive, edhe po të formohet. Përse Lajçak nuk i kërkon një asociacion të tillë Vuçiqit edhe për shqiptarët në Serbi? Përse? A nuk shihet se është vetë Lajçaku proserb? Po, i tëri është proserb, ndoshta edhe më shumë se serbët, prandaj hesht, vetëm dëgjon Vupçiqin e nuk ndërhyn, nuk reagon. Ndërkaq, te Kurti reagon menjëherë, sa erdhën deri tek masat ndaj Kosovës, ndërsa Serbinë e quan “konstruktive” pse ashtu pajton me të edhe “ndërmjetësuesi” tërësisht i njëanshëm, Lajçak.

Shih për këtë dhe për të gjitha të tjerat, duket se edhe bisedat mes tyre ishin të zbehta, pa ide e pa peshë politike për zgjidhjen e serbëve në këto katër komuna të veriut të Kosovës. Ky takim ishte pa kurrfarë rezultati, dhe si i tillë do të jetë edhe takimi mes Vuçiqit e Kurtit më 14 shtator 2023, pse vetë BE nuk është e interesuar të bëjë zgjidhje, vetëm nëse ndërhyjnë SHBA-të. Dhe, do të ishte mirë që dialogu ta udhëhiqet nga SHBA-ja, nëse duan ta përmbyllin sa më shpejt dhe në favor të dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat