A është Greqia mike apo armike e Shqipërisë?

Opinione

A është Greqia mike apo armike e Shqipërisë?

Nga: Pirro Prifti Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 15:14
Pirro Prifti

Jo me larg se para dy ditësh qeveria greke vendosi veten duke mos firmosur letën e përbashkëtnë BE. Vendimi i Greqisë për të mos rënë dakord për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian drejtuar Shqipërisë për hapjen e negociatave të paketës së parë të kapitujve të anëtarësimit përbën një përshkallëzim thelbësor të qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës. Gazeta greke Ekathimerini thotë arsyeja për këtë qëndrim është shkelja e vazhdueshme të të drejtave të Fredi Belerit, një grek etnik i cili u burgos pak para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale. Ndërsa u gjet një rrugë përpara për negociatat për këtë kapitull me Maqedoninë e Veriut, sepse Bullgaria ra dakord me kompromisin e ofruar nga presidenca spanjolle, kjo nuk vlente për Shqipërinë. Përveç ndikimit që ka pasur qëndrimi i qeverisë së kryeministrit shqiptar Edi Rama në çështjen Beleri në lidhjet greko-shqiptare, ky zhvillim në mënyrë efektive shkëput dy fushatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat deri më tani ishin të lidhura.

Gazeta Kethimirini shkruan se Athina mund të rishqyrtojë qëndrimin e saj nëse Tirana merr hapa për të sugjeruar se ka vend për diskutim. Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që Belerit t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës, gjë që deri tani është kundërshtuar nga gjykatat shqiptare. Më 22 nëntor do të zhvillohet seanca e radhës e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku Beleri po gjykohet për akuzën e blerjes së votës, por ndërkohë pritet të caktohet seanca e re për lejen speciale që ai kërkon për betimin (Integrimi, Greqia vendos barrierën e parë ndaj Shqipërisë - Kapitali.al).

Disa muaj më parë ministri I jastëm grek tha: “Me mënyrën se si vepron pala shqiptare, me siguri po qëllon veten në këmbë (bën autogol)”, duke paralajmëruar se “nëse Fredi Beleri shkarkohet nga posti, atëherë do të drejtohemi në një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare (Çështja ''Beleri'', ministri i Jashtëm grek: Nëse shkarkohet, marrëdhëniet greko-shqiptare do të përkeqësohen - Politika (gazetatema.net).

Kjo veto është në vazhdën e presionit të vazhdueshëm të qeverisë greke për problemin e hajdutit Bejleri i cili është kapur në flagrancë sipas Prokurorisë për vjedhje votash në Himarë.

Në inatin grek për të liruar këtë person i cili vite më parë është akuzuar dhe dënuar sipas mediave në ngjarjen e Peshkpëisë, qeveria shqiptare është gjetur përballë një presioni të paprecedentë nga vendi fqinj, I cili ka ndërhyrë duke shkelur çdo lloj pikpamje etike dhe ligji ndërkombëtar duke akuzuar qeverinë shqiptare se rasti i Bejlerit është politik dhe jo juridik?! Qeveria shqiptare është shprehur kategorikisht se Drejtësia shqiptare është e pavaruar nga qeverisja dhe problem Bejleri është komplet një rast juridic që ka të bëjë me shkeljen e ligjit shqiptar.

Nuk është hera e parë që Politika greke (jo populli grek) ka bërë presione madje dhe të vazhdueshme ndaj qeverive dhe shtetit shqiptar madje që pas formimit të shtetit shqiptarmë 28 nëntor 1912 e deri në ditët e sotme, duke filuar që nga Marëveshja e Lausane në 24 korrik 1923 ku largoi rreth 100 mijë shqiptarë myslimanë nga Camëria ( në total 500.000 myslimane edhe grekë, slave vllehë, etj) të cilët i dërgoi në Turqi dhe mori nga Turqia rreth 1 milion greqisht folës dhe i vendosi në territoret e Epirit dhe në gjithë Greqinë duke ndryshuar kryekëput strukturën e popullsisë së Greqisë brënda viteve 1920-1935. Me këtë rast Greqia i mori Shqipërisë edhe territorin, duke pretenduar se i a mori Perandorisë Osmane gjatë luftës së parë botërore.

Menjëherë pas kësaj, megjithë protestat e qeverive shqiptare, Greqia në 1914 kur filloi lufta e pare botërore, u mundua të krijojë lidhjen vorio-epirote nëpërmjet Protokollit të Korfuzit me pretendimin se Epiri i Veriut ishte grek. Në shkurt 1922, Parlamenti Shqiptar miratoi Deklaratën e të Drejtave të Pakicave. Sidoqoftë, deklarata, në kundërshtim me Protokollin e Korfuzit, njohu të drejtat e pakicave vetëm në një zonë të kufizuar (pjesë të Gjirokastrës, rrethit të Sarandës dhe 3 fshatra në Himarë), pa zbatuar asnjë formë të autonomisë lokale. Të gjitha shkollat greke në zonën e përjashtuar u detyruan të mbyllen deri në vitin 1935, në kundërshtim me detyrimet e pranuara nga qeveria shqiptare në Lidhjen e Kombeve. Në vitin 1925, kufijtë e tanishëm të Shqipërisë u vendosën, duke bërë që Greqia të braktiste pretendimet e saj për Epirin e Veriut (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Republika_Autonome_e_Epirit_t%C3%AB_Veriut).

I madhi Fan Noli me 30 mars 1919, ka bërë një telegram si president i Federatës shqiptare “Vatra”, drejtuar, 100 vite më parë, lidërve më të fuqishëm botërorë, kundër pohimeve absurde të kryeministrit grek Venizelos. Në telegram shkruhej: ``Ne, të krishterët ortodoksë shqiptarë, shërbëtorë besnikë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje Shkëlqesisë tuaj, në Konferencën e Paqes, me qëllim që të fitojmë restaurimin e pavarësisë shqiptare dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, myslimanë dhe katolikë, nën flamurin e ushtarit të famshëm të Krishtit Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe formimin e një qeverie kombëtare me kufijtë etnikë të Shqipërisë duke përfshirë Çamërinë, Kosovën, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e qeverisë së përkohshme shqiptare``. Nënshkruar nga 120 delegatë laikë, emrat e të cilëve pasojnë sipas alfabetit” (Kur Fan Noli i ankohej botës për kryeministrin grek Venizelos - Gazeta Shqiptare Online).

Pas luftës me Italinë Fashiste që në 1940, Greqia shpalli ligjin e Luftës kundër Shqipërië, ligj të cilin nuk e ka abroguar edhe sot e kësaj dite, kurse Ligjin e Luftës kundër Italisë e ka hequr?!

Më vonë si pasojë e luftës brënda fraksioneve greke në 1944-1945- Greqia dëboi shumë grekë që ishin më partinë komuniste greke për në Shqipëri.

Në gusht1949, me pretekstin e luftës kundër komunistëve greke, ushtria greke hyri në territorin e Shtetit shqiptar por u tërhoq pas luftimeve të ashpra duke lënë shumë të vrarë .

Pas vendosjes së Demokracisë përsëri qeveria greke indirekt bëri provokacione ku u vranë tre ushtarë shqiptarë në Peshkëpi në 1993, ku fajin u a hodhi ekstremistëve grekë. Për atë bashkëpunim u dënua dhe Bejleri në atë kohë.

Megjithë arritjen e marëveshjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit me qeveritë shqiptare në kohën e demokracisë, qeveria greke asnjëherë nuk ka pushuar ngacmimet dhe presionet kundër Shqipërisë duke kërkuar vënde për varrezat e ushtarëve grekë, duke kërkuarvendosjen e zonave të minorittit tabela greqisht, duke përfshirë indirect edhe KOASH. Kohët e fundit Greqia është përpjekur të zgjerojë zonat minoritare duke përfshirë zonën e Himarës dhe duke dhënë pensione për minoritarët, duke dhënë lehtëssira për ata që janë dakort të quhen minoritarë duke pretenduar në `dëshirën` e njeriut që të quhet grek në vënd të shqiptar.

Presion tjetër indirekt janë përpjekjet që kanë bërë për të krijuar minoritete të tjera, dhe kjo vihet tek përpjekjet për të realizuar një minoritet vlleh. E gjitha kjo, për mendimin tim, për të përçarë vëndin dhe për ti thënë BE dhe Botës që Shqipëria nuk është shtet homogjen si Greqia, por heterogjen, me qëllim që nesër të realizojë ambicien e saj të vjetër për të marrë të ashtuquajturin `Epir i Veriut`. Piketimet i ka bërë Greqia nën justifikimin e Marëveshjeve me Shqipërinë e sotme me varrezat në Korcë dhe Këlcyrë, duke u përpjekur të greqizojë KOASH.

Interesant është fakti se vetë shteti grek nuk ka firmosur Marëveshjet për Minoritetet, dhe vetë pretendon se është shtet homogjen duke mos qënë i tillë realisht. Gjithmonë shteti grek `sulmon` duke i kërkuar qeverisë shqiptare çdo gjë për minoritetin grek të sotëm nëpërmjet edhe Censusit që po bëhet, ndërse kur bën censusin në Greqi nuk vendos për veten e vet, ato kërkesa që i bën qeverisë shqiptare si `etnia`. Shpresojmë që qeveria shqiptare të mos e marrë parasysh vendosjen e `etnisë` në census por vetëm nënshtetësinë dhe fenë.

Së fundmi Greqia asnjëherë për 83 vjet nuk e ka hequr `Ligjin e Luftës` dhe asnjëherë nuk ka rënë dakort për çështjen çame, duke u shprehur se kjo çështje `nuk egziston.`

Atëhere del pyetja këta grekër (politikanët grekë) janë miq apo armiq të fshehur të Shqipërisë?

Shpresojmë që BE dhe SHBA të kuptojnë djallëzinë greke që e ka shkruar dikur edhe Virgjili: `Timeō Danaōs et dōna ferentes` të cilin e tha Laokonti për kalin e Trojës sipas Homerit, se ne shqiptarët po e vuajmë edhe sot e kësaj dite pengesat greke, qofshin edhe marëveshjen e detit.

Presioni grek për Bejlerin është komplet një justifikim I pabazë për të mbajtur Shqiërinë nën presion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat