Intervistë imagjinare me presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani

Opinione

Intervistë imagjinare me presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 14:56
Autori Sherif Ramabaja

Zonja presidente në intervistën e paraparë po koncentrohemi vetëm në çështjet kryesore, sepse po u zgjeruam në gjendjen dinamike e cila po mbretëron në Kosovë, rajon dhe botë, nuk do të na mjaftonte një ditë e tërë.

Mars – Rover: Z. Presidente, menjëherë pas sulmeve terroriste në shtator nga grupet paramilitare nga krimineli Radojçiq në Veriun e Kosovës, ju deklaruat se do të përkrahet formimi i Asociacionit i cili do të jetë në përputhje me kushtetutën. Çju shtyri për një kthesë të tillë kur ju dhe Albin Kurti gjithnjë ishit kundër.

Vjosa Osmani: Ne rezistuam që nga fillimi, po presioni ishte i koordinuar nga EU dhe SHBA që patjetër duhej t´i zbatonim marrëveshjet e mëhershme, e në kuadër të kësaj marrëveshje hyn edhe Asociacioni. Pastaj siç dihet ne për këtë edhe jemi sanksionuar nga bashkësia ndërkombëtare. Sulmi terrorist ishte shenjë se i tërë rajoni po rrezikohet nga Serbia, e cila me mbështetjen e Rusisë po kërkon t´i ndezë konfliktet e mundshme. Emisarët ndërmjetësues dhe ambasadori amerikan, po na sugjerojnë se Asociacioni do të formohet pa kompetenca ekzekutive. Ne na u desh të reflektojmë. Akuzat edhe nga opozita ishin të fuqishme se ne e izoluam vendin. Deri në fund u munduam ta bindnim EU dhe SHBA se Asociacioni do të na sjell në një gjendje të ngjashme si Bosnjën, po përpjekjet tona ishin të kota. Kjo nuk po varet nga ne po nga gjendja gjeo – strategjike që po mbretëron në botë. I tërë perëndimi është koncentruar ta largoi Serbinë nga Rusia, pa marr parasysh efektet që sjell kjo në vendin tonë dhe rajon.

Mars – Rover : Zonja presidente, a lidhet e tërë kjo se faktori shqiptar nuk është i bashkuar, apo mbetet vetëm gjeopolitika momentale e perëndimit.

Z. Vjosa Osmani: Faktori shqiptar këtu luan një rol kryesor, po kjo edhe gjatë shekujve na ka kushtuar shumë shtrenjtë. Shqiptarët po të shikohet kanë dhënë udhëheqës të shkëlqyer nëpër botë, duke u nisur nga Perandoria Roma, osmane apo Vatikani, po kur është në pyetje që ata të ballafaqohen me atdheun e tyre, dështojnë. Secili mundohet ta merr rolin e udhëheqësit, pa i respektuar rregullat e lojës. Shqiptarët vetëm kur binden se po rrezikohet ekzistenca e tyre qenësore bashkohen, që shpesh ndodhë të jetë tepër vonë pastaj.

Unë, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla erdhëm në pushtet vetëm kur u vërejt se Kosovës po i rrezikohej Pavarësia.

Sot, në vend që pas ta kishim opozitën, shtetin amë dhe tërë botën shqiptare, ne shumicën prej tyre i kemi kundër. Perëndimi kur e sheh se ne e luftojmë njëri – tjetrin, ata pa dhimbje marrin vendime, që nuk janë në favor tonin. Kjo po vërehet edhe tash.

Mars – Rover: Z. Presidente, akademik Qosja,Thaçi, Rama dhe të tjerë kishin si opsion që me serbët vetëm një ndarje e përgjithshme, shkëmbimi i territoreve, mund të na sillte paqen.

Z. Vjosa Osmani: unë dhe qeveria, kemi mendim tërësisht tjetër nga ky opsion. Apetitet serbe kurrë nuk mund t´i ngopësh. Po të punohej në atë drejtim, kush e din se me çfarë opsionesh do të dilnin ata, apo deri ku do të shkonin apetitet e tyre. Ndarje kemi pas që nga Konferenca e Londrës dhe Kongresi i Berlinit dhe apetitet e tyre për territoret shqiptare s´kanë pushuar kurrë. Prandaj ne po punojmë që me SHBA dhe perëndimin të orientohemi në një zgjidhje tjetër. Ne po shpresojmë në hapjen e kufijve dhe të bashkohemi në EU, ide e ish presidentit legjendar Ibrahim Rugova.

Mars – Rover: pasi e përmendët Rugovën, kurse ju vini nga ish partia e tij, si e komentoni rizgjedhjen e Abdixhikut pa asnjë kundër kandidat.

Z. Vjosa Osmani: Ju ishit dëshmitar këto ditë kur Abdixhiku në seancën e parlamentit iu drejtohej parlamentarëve për Albin Kurtin: Po ju rren. Po ju mashtron. Ai po ju rren.... Paramendojeni një personalitet që e udhëheqë partinë e ish presidentit Rugova, në çfarë pozite e sjell veten.

Tash u rizgjodh përsëri pa asnjë kundër kandidat. Putini, Rama, Erdogani, Vuçiqi etj sa për formalitet e gjejnë nga një kundër kandidat, sa për sy e faqe, kurse ai zgjidhet në këtë mënyrë. Apo ta kujtojmë kohën e Isa Mustafës, i cili zgjidhej me aklamacion. A është kjo mënyrë demokratike?

Mars – Rover: Z. Presidente, ashtu si po sillen gjërat vështirë se ti shmangemi një konflikti me Serbinë, e cila po na rri gjithnjë mbi kokë.

Z. Vjosa Osmani: Ne po punojmë që ta shmangim luftën e cila për dy popujt tanë do të ishte e tmerrshme, po ne duhet ta mbrojmë atdheun tonë me të gjitha mjetet. Për paqe duhet të jenë dy palët, në këtë rast jemi vetëm ne. Po përgatitemi për të dy opsionet.

Mars – Rover: Z. Presidente, burri juaj vjen nga Lugina, kurse ajo po mbetet e harruar. Askush nuk merret me te. Çdo të ndodh me këtë pjesë. Serbët do ta marrin Asociacionin, kurse Lugina ku do mbetet ashtu siç është.

Z. Vjosa Osmani: Jemi të vetëdijshëm se shqiptarët atje i janë nënshtruar padrejtësive, pasivizimit të adresave dhe diskriminimit. Me miqtë tanë i diskutojmë këto gjëra, po me një shtet të tillë si Serbinë, nuk është lehtë të gjesh zgjidhje për tema të tilla. Shikojeni Rusinë se si po sillet me Ukrainën. Të tjerët i bënë fajtor për sulmin që e ndërmori ndaj një vendi sovran. Me të njëjtën kartë loz sot edhe Serbia. Luginën kurrsesi nuk do e harrojmë. Zgjidhje edhe për te do kërkojmë. Serbia po përpiqet ta përfitoi Asociacionin, pa e njohur Kosovën, apo e bënë këtë që ne të orientohemi në njohjen reciproke, duke e sakrifikuar Luginën. Pajtohem plotësisht që duhet të bëjmë më shumë për Luginën.

Mars – Rover (Intervistë imagjinatave)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat