“Kërkesa” pa kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Peter Stano argat i Serbisë!

Opinione

“Kërkesa” pa kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Peter Stano argat i Serbisë!

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 21:45
Gani I. Mehmeti

Si mund të kualifikohet “Kërkesa” pa kërkesë e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve të serbëve të Kosovës me rastin e zjedhjeve të 17 dhjetorit 2023, kur Serbia nuk ka shtruar kërkesën?

Kjo është aq më e pakuptueshme edhe nga Peter Stano, i cili bëhet argatiI Serbisë!

Për provokimet  serbe në forma të ndryshme ndaj Kosovës, qofshin ato psikologjike, shpirtërore, politike, fizike, por jo edhe diplomatike – ka pothuaj çdo ditë nga deklaratat e udhëheqësve serbë në Beograd.

Serbisë iu dha përgjigja shumë e mirë shtetërore se si mund të mbahen  nga serbët e Kosovës zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit. Shumë qartë: Le të bëjë kërkesën Serbia për mbajtjen e tyre, dhe ato do të lejohen, por jo në mënyrë të egër, pa u ditur kush çfarë do të bëjë.

Po, nga Serbia pritet gjithçka provokative ndaj Kosovës. Ajo di vetëm për të provokuar: Serbia nuk është në zor për votat e serbëve të Kosovës, sepse ajo ka serbë atje mjaft, dhe votat e serbëve të Kosovës nuk do të mund të ndikonin në ndryshimin e politikës në Serbi.

E papritura erdhi nga Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Europian dhe të vetë BE-së!

Si është e mundur që, sa here Serbia kërkon diçka nga Kosova, BE është në përkrahje të Serbisë, madje me “arsyetimin” se “Ne presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord për modalitetet për të mundësuar këtë, në mirëbesim dhe frymën e kompromisit”! – thot Peter Stano. E ku është ai mirëbesim dhe kompromis nga Serbia, e cila çdo ditë sulmon në mënyra të ndryshme Republikën e Kosovës, deri edhe në sulmet terroriste ndaj Kosovës, siç ishte sulmi më i ri më 24 shtator, ku vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosën një tjetër.

“BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojnë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike. Si i tillë, është thelbësore që votuesit serbë me të drejtë vote që banojnë në Kosovë të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore dhe të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme”, ka shtuar Stano, duke thirrur organet shtetërore të Koasovës për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve edhe në Kosovë. 

Por, harron Stano se Serbia nuk është demokratike, se ajo është fashiste, gjenocidale e kriminale. Sikur të ishte Serbia për mbajtjen e atyre zgjedhjeve në Kosovë, do ta bënte edhe kërkesën ndërshtetërore, jo vetëm përmes deklaratave nëpër medie.

Nuk është hera e parë që Stano dhe BE dalin në përkrahje të Serbisë, e duke e gjykuar Kosovën edhe kur është në të drejtën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat