Diferencimet ideo-politike në trojet e okupara nën serbo-sllavët pas demonstratave të vitit 1981

Opinione

Diferencimet ideo-politike në trojet e okupara nën serbo-sllavët pas demonstratave të vitit 1981

Nga: Sami Arifi Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:50
Sami Arifi

Populli shqiptar sipas rexhistrimeve që bëheshin në ish-Jugosllavi për nga numri i banorëve zinte vendin e tretë. Ish-Jugosllavia kishte gjashtë republika dhe dy të ashtquajtura krahina autonome: Krahina Autonome e Kosovës dhe Krahina Autonome e Vojvodinës, të cilat sipas kushtetutës jugosllave, ato ishin pjesë përbërëse e Repunlikës së Serbisë dhe element konstituiv i Federatës së Jugosllavisë...

Plasimi i prodhimeve të krakinave jashtë federatës jugosllave kryesisht bëhej përmes RS apo përmes ndonjë republike tjetër jugosllave, prandaj ekonomikisht krahinat ishin në mvarshmëri nga RS apo nga ndonjë republikë tjetër e ish federatës jugosllave.

Të drejtat kombëtare shqiptare ndrydheshin, varësisht nga pozicioni i udhëheqjes jugosllave, kur forcohej RS në udhëheqjen jugosllave shuheshin me gjak drejtat kombëtare shqiptare, megjithatë populli ynë pavarësisht që mundej nga forca politiko-ushtarake e serbo-sllave, asnjëherë nuk ndalojë përpjekjet për çlirim nga pushtuesi serbo-sllav. Patriotët shqiptar të brymosur me ide kombëtare synonin të bëjnë homogjenizimin e popullit shqiptar për veprim të përbashkët për çlirim kombëtar, mirëpo kjo gjë fillimisht ishte e pamundur sepse ishin lidhjet mjaft të forta ndërmjet bashkëpunëtorëve shqipfolës dhe hegjemonisë serbomadhe kundër popullit tonë.

Në këtë aspekt, ndoshta te një pjesë e pushtetarëve tanë të instaluar në organet e sigurisë jugosllave nga frika se popujt e vegjël pushtohen nga popujt e mdhenj filluan ta pushtojnë vehtëvehten, ndërsa një pjesë tjetër e instaluar në pushtet serbo-jugosllav, ata ishin tradicionalisht bashkëpunëtorë të tyre, madje më tepër se serbomdhenjtë për ta zhbër të pavlerë faktorin shqiptar përmes politikës shfarosëse kundër shqiptarëve.

Pas pranverës së vitit 1981 filluan diferencimet ideo-politike në shkolla, ndërmarrje punuese, madje edhe nëpër fshatra, ku kishte raste babai e diferenconte fëmiun e tij nga se ishte i shtërnguar së tepërmi për jetë...

Krejt këto bëheshin me imponimin e RS-së që i bënte udhëheqjes jugosllave, përmes RS-së që i impononin udhëheqjes së Krahinës Autonome të Kosovës, madje nuk zbatoheshin edhe ato pak të drejta kushtetuese që i posedonte Krahina, por, filloi diçka e veçant, të ashtquajtura "Qëndrimet e Komitet Krahinor", të cilat, gjenin zbatim, madje tejmase edhe "Qëndrimet e Komiteteve" në tërë komunat e Kosovës, qëndrimet ishin nërsim për largimin e atdhedashsëve nga puna, madje edhe të afërmëve dhe farefisit të tyre, po edhe për burgosjen e tyre që pas nërsimit të "Qëndrimeve të Komitetit" qoftë nga Krahina, qoftë nga komunat, sigurimi serbosllav ata persona të diferencuar përmes "Qëndrimit" i arrestonte, krejtë këto bëheshin për t'i realizuar planet e serbomdhenjëve...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat