Bratisllav Gashiq, përse provokim dhe veprim i rrezikshëm armët e gjata të policisë së Kosovës?

Opinione

Bratisllav Gashiq, përse provokim dhe veprim i rrezikshëm armët e gjata të policisë së Kosovës?

Gani I. Mehmeti Nga Gani I. Mehmeti Më 13 janar 2024 Në ora: 07:12
Xhelal Sveçla duke prezentuar armët e gjata

A thua, ku po i dhemb këtij ministri serb? A e ka pyetur veten ai ndonjëherë se përse Serbia është armatosur deri në dhëmbë dhe me llojet më moderne të armëve? Mos, Gash(iq), vetëm serbët u dashka të armatosen? Po, për kë jeni armatosur, kur nuk jeni të rrezikuar prej askujt, ama hiç, prej askujt! Askush nuk është duke ju sulmuar, ju jeni njerëz të “mirë”, “të urtë”, “të sjellshëm”! Ju jeni në tokën “tuaj” nuk keni “probleme” me fqinjtë, prandaj flini të qetë, mos u shqetësoni, mos u ndjeni keq e as të frikësuar, as të rrezikuar. Apo, mos e keni mizën pas veshit!? Ndoshta jeni mësuar që vetëm ju të jeni të armatosur dhe të pushtoni toka të të tjerëve, në të cilat jeni tërësisht të vendosur.

Bratisllav, të paktën ti mos kij frikë, ti je me prejardhje shqipatre sipas mbiemrit. Gash edhe serb, nuk mund të ketë me origjinë. Do të ishte mirë që krejt shqiptarët e serbizuar të kthehen në origjinën e tyre të mëparshme.

Po, të paktën, nuk e shoh të arsyeshme të merakoseni pse edhe ne përpiqemi të jetojmë dhe në rast nevje, të mbrohemi nga kush do që të sulmohemi. Dhe, a di çka, këtë e di edhe ti mirë, se ne nuk jemi në tokën e huaj, ne jemi në tokën tonë, prnadaj, më shumë të drejtë kemi ne të mbrohemi, se sa kushdo qoftë të na sulmojë. Ne, deri sot, vetëm në vetëmbrojtje kemi qenë. Nuk e mban mend historia të kemi sulmuar dikë tjetër, prandaj jemi pushtuar, pse kemi qenë të robëruar që prej Perandorisë Romake e deri në vitin 1999, kur, faleminderit, me ndihmën e botës demokratike – NATO-s dhe aletëve të saj na ndihmuan dhe u çliruam, po prej jush që po merakoseni për armët e gjata të policisë së Republikës së Kosovës. Faleminderit që edhe po na tregon se kujt i duhen e kujt jo armët e gjata, mbase ne nuk e paskemi ditur!

Po ai armatim i juaji aq i madh, vallë për stoli e keni bërë?! Apo vetëm sa për ta pasur, pse nuk kishit ku t’i lini paratë aq të shumta që i keni futur në to! Do dëshiroja dhe uroj që t’u mbesin vetëm si relikte, pa mundur kurrë t’i përdorni kundër askujt! Po, sepse, po nuk i përdorët ju, nuk do të kemi shkas as ne t’i përdorim, pse nga askush tjetër nuk provokohemi, nuk rreziohemi e nuk sulmohemi as ne.

Gash(iq), sa mirë do të ishte të jetojë secili në vendin e vet i lirë! Nuk di të ketë diçka më të mirë, prandaj, që në takimin e parë të shqiptarëve të dikurshëm, bëhej pyetja: A je shëndosh e rahat? A, shëndeti varet prej dikujt tjetër, por rahatia po varet edhe nga njeriu, nga fqinji i tij.

Ne nuk ditëm të ankohemi në ju përkundër gjithë atij armatimi që keni, pse nuk jemi mësuar të presim mirë prej jush deri sot, qysh që prej më shumë se dy qind vitesh! Prandaj, nuk çuditemi dhe kurrë nuk do ua kemi besën. E, për ju qenka provokim, pse nuk jeni mësuar të na shihni të armatosur asnjëherë ashtu si e kërkon nevoja. Mendoji këto 200 vite sa shqipatrët i keni vrarë, përfshirë fëmijë, gra, pleq e plaka dhe për asgjë, vetëm pse ishin e jemi shqiptarë!

Nuk po e zgjas më tutje...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat