BE, kundër Europës dhe kundër euro-s

Opinione

BE, kundër Europës dhe kundër euro-s

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 31 janar 2024 Në ora: 23:53
Gani I. Mehmeti

Monedha e Europës doli me EURO në pjesën e parë të emrit të kontinentit të Europës. Krejt në rregull. Askush nuk e kontestoi. Të gjitha shtetet e Europës së Bashkaur, që ne e njohim me Bahskimi Europian e përdorin këtë. E fundit që nuk e përdoret ishte Kroacia, por edhe kjo, prej kur hyri në Bashkimin Europian, tani punon me të. Dhe, në njëfarë mënyre i ka përballuar ende edhe dollarit, duke pasur vlerën diçka më të lartë se ai.

Kosova si shtet, ani pse nuk është në BE e OKB dhe në disa organizata tjera ndërkombëtare, jo me faijn e vet, është e përcaktuar që të hyjë në BE heret apo vonë, edhe kjo nuk po varet prej saj, pse po i dalin shumë punë me ndërmjetësuesit e dialogut “të lehtësuar” që nuk po e lënë të çelë syt, prandaj, kjo do të plotësojë kushtet për në BE vetëm atëherë kur të thonë Borelli dhe Lajçaku, që me plot të padrejtë, i vunë edhe masa, natyrisht, sipas kërkesës së Vuçiqit.

Kjo u pa edhe këto ditë, kur Aleksandër Vuçiq u ankua në BE, QUINT e SHBA për largimin e dinarit serb nga tregu në Kosovë. Të gjithë vrapuan dhe bënë presionin mbi Bankën Qendrore të Kosovës, sa Vuçiq kërkoi anulimin e këtij vendimi, ndërsa tjerët kërkuan pezullimin e vendimit për një kohë të gjatë, pa caktuar afatin se për sa kohë do të pezullohej. E tërë kjo u bë me ndërmjetësimin e ndërmjetësuesit të dialogut, komisionerit Lajçak, i cili është kundër Pavarësisë së Kosovës dhe di të qortojë e të ndëshkojë vetëm Kosovën e kurrë edhe Serbinë, që ai e quan “shumë konstriktive” në dialog e sa here ky shkon tek ai për bisedime, ani që ai ka deklaruar haptas, madje edhe me shkrim, i ka dërguar BE-së letrën se nuk do të zbatojë të gjitha pikat e Marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit, ku bëhet fjalë për Serbinë, por vetëm ato pika ku detyrohet të zbatojë Kosova. Dhe, asgjë! Kurrë nuk kërkoi Lajçak sqarim ndaj Serbisë përse, kurrë nuk i tha se je i detyruar të zbatosh në përgjithësi Marrëveshjen e Ohrit! As që i ka shkuar ndërmend t’i përmendi Njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe se duhet ta heqë nga kushtetuta e Serbisë.

Ndërkaq, për Kosovën, nuk mbetet takim pa thënë se duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe! A i thuhet këtij ndërmjetrësuesi se është i paanshëm? A shihet se mban krahun e Serbisë dhe të Vuçiqit?

Kështu, me të kërkuar nga Vuçiqi, ky vrapoi në BE edhe ju tha se dinarin nuk bën ta largojë nga përdorimi Banka Qendrore e Kosovës. Dhe, për fat të keq, këtë nuk e menduan, nuk e peshuan mirë as të tjerët, siç është QUINT-i dhe SHBA kësaj radhe, duke e dëgjuar Lajçakun e po bëjnë trysni për pezullimin e vendimit nga BQK, pse po mbetkan keq serbët e veriut të Kosovës, kur, siç u tha, aty paska investuar  Serbia mbi 800 milionë euro! Mirë e tha zëvenmdëskryeministri i Kosovës, z. Besnik Bislimi: Sikur të kishte investuar 800 milionë euro Serbia për 60 mijë banorë, do u dilnin të ardhurat më të larta se në Japoni.

Nejse, po e lëmë këtë, por po i kthehemi BE-së dhe Europës e EURO-s.

Deri sa EURO është monedhë e Europës, pra e Europës së Bashkuar, e kjo Europë është kundër përdorimit të EUROS në një vend që është më europin se vetë Europa, a do të thotë se kjo Europë është kundër vetë monedhës së vet që e ka krijuar dhe që e përdorë në Bashkimin Europian? A do të thotë se, për këtë Europë, më i dashur, më i vlefshëm qenka DINARI serb se sa vetë monedha e saj – EURO?

Prandaj, matematika ime ma kap se vetë Europa është kundër EURO-s së vetë. Çka ka kundër serbëve të Kosovës dhe kundër vetë Serbisë Euro-ja? Vallë, a mos e ka krijuar këtë vetë Kosova dhe tani e përdor krejt Europa, që Serbia të jetë kaq xheloze në të?

A nuk shihet se Serbia është xheloze dhe armik i Kosovës me krejt çka përdor e shfrytëzon Kosova. Por, nuk e kuptoj përse vetë Europa të jetë kundër monedhës së vet!

BE – përmes të gjitha këtyre reagimeve kundër Kosovës, je gabim. Është mirë t’i vëni gishtin kokës, jo se Kosova mund të bëjë diçka kundër jush, por se ju po bëni kundër Kosovës. Dhe, ju them me plot gojën se, Kosaova është shumë më Europiane se që jeni ju vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat