Përvjetor i tmerrshëm që nuk guxon të na përsëritet

Opinione

Përvjetor i tmerrshëm që nuk guxon të na përsëritet

Nga: Milazim Maraj Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 23:18
Milazim Maraj

Sot në qendrën e kulturës, H. i Haxhi Beut në Pejë u përkujtua 80 vjetori i masakrës së Tabjëve të Pejës në vitin 1944, ku u masakruan 3600 shqiptarë.

Më ftesë të Kryetarit të Shoqatës Për mbrojtjen e Monumenteve Kulturore dhe Historike shqiptare në Pejë Z. Besnik Goçi, pata nderin të marrë pjesë në këtë përkujtim. Këtë masakër e bënë partizanët jugosllav mbi popullatën e pafajshme shqiptare.

Këto viktime ishin fajtor vetëm pse ishin shqiptarë dhe nuk po asimiloheshin as në turq dhe as në serb. Kjo masakër nuk u përmend shumë, ende qëndron e mbuluar më pluhurin e harresës që sa vije dhe trashet shtresa e tij. Përmendej vetëm nëpër odat shqiptare.

Historianët shqiptarë të Kosovës nuk lejohej të shkruanin për këtë masakër masive. Ndërsa Shqipëria ishte rob e ideologjisë dhe kishte mbetur në zonën e interesit Komunist. Kjo fatkeqësi na përcolli deri në vitin 2000. Por kjo fatkeqësi po vazhdon si një inerci e keqe dhe mjaftë e rrezikshme për brezat tonë të ri.

Përkujtimi filloj në ora 18,00 një fjalë rasti e paraqiti kryetari i shoqatës për mbrojtje të Monumenteve Kulturore dhe historike shqiptare në Pejë z. Besnik Goçi. Më kitare këtë natë të tmerrshme na e përkujtojë Agon Goçi.

Tingujt që kitaristi i nxori në këtë natë përkujtuese preknin emocionet që lidheshin me natën e tmerrshme, kur serbe nuk kursenin njerëzit nga një komb me të civilizuar dhe human në Botë; por kursenin municionin që të vrisnin sa më shumë njerëz me një plumb dhe këtë e bënin nën bekimin e Popit serbe që ishte vendos në kishën tonë në Pejë. Këtë natë pjesëmarrësit përjetonin tmerrin e kësaj nate, britmat e fëmijëve dhe grave që po masakroheshin për të lëshuar hapësirat e veta për botën ruse.

Në fytyrë e secilit nga këta pjesëmarrës vëreje dhembjen për këtë humbje. Vëreje edhe zhgënjimin që deri në vitin 1989 kjo ditë festohej nga okupatori jugosllav si ditë fitoreje ndaj fashizmit, ndërsa shqiptarët nuk lejoheshin as të i përmendin familjarët e masakruar pa farë faji. Në këtë përvjetor morën pjesë përfaqësues të klerit mysliman, Nexhmedin Hoxha nga Uça i cili masakre e përjetoj shumë herë; përveç në vitin 1945 përjetoj edhe me humbjen e familjarëve të vet në mbrojtjen e shkollës shqipe në Uçë në vitin 1992. Morën pjesë edhe mësuese dhe mësues, e veprimtarë të devotshëm si Kadri Mavraj i cili përkujtonte këtë lokal që shërbeu për të ndihmuar shqiptarët në vitet 1998-99. Morën pjesë edhe shumë intelektual, familjar të viktimave të kësaj nate holokausti të Pejës. Ky përvjetor do të duhej të trokas në ndërgjegjen dhe memorien e Institutit të Historisë së Kosovës.

Që të organizohet tribunë dhe tryeza shkencore, të ndahen tema për studim dhe për hulumtim nëpër arkiva dhe nga dëshmitarët e paktë që janë ende në jetë. Që këtë ngjarje kaq tragjike dhe për nga numri i të vrarëve kaq masive ta prezantojnë në botë dhe të studiohet nga studentet shqiptarë dhe të huaj. Të diplomohet në këto tema rrëqethëse dhe të doktorojnë historianët e ri. Një fjalë e urtë gjithë popullore thotë: Kombi që harron historinë e vet i përsëritët historia. Kjo do të thotë që nuk e meritojnë lirinë.

Të gjitha këto kanale televizive, të gjitha këto gazeta elektronike dhe të tjera merren me gjera shumë qesharake dhe jo më prezantimin e historisë tonë më shumë vuajtje dhe më shumë masakra me zhdukje masive nga një armik që u stimulua nga Evropa dhe Bota dhe që ende po përkëdhelet. Të rinjtë tonë kanë të drejt të edukohen dhe arsimohen në kulturën dhe historinë e vet.

Shoqata për mbrojtjen e monumenteve të bashkëpunoj me shoqatën e Historianëve “Ali Hadri” në Pejë që kjo ngjarje të del në mënyrë të natyrshme shkencore në sipërfaqe, të vendosët aty ku e ka vendin, në biblioteka arkiva shkolla etje.. Shoqata e historianëve “Ali Hadri” në Pejë të kërkoj që IH së Kosovës ta fut në projekt këtë ngjarje që pret të studiohet dhe të dal në sipërfaqe. Në fund të këtij manifestimi me shumë rëndësi këngë vokale Plisin e bardh do ta mbajmë e dëgjuam nga këngëtari Nusret Shala më çka u mbyll ky përkujtim.

Pejë 20.2.2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat