Hill: Logjika për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve

Opinione

Hill: Logjika për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 1 mars 2024 Në ora: 00:08
Gani I. Mehmeti

Mendoj se pikërisht nga kjo logjikë për niormalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, kanë filluar bisedimet, ndryshe, nuk  do të kishin fare kuptim  bisedimet.  Mirëpo, kush është që po iu ikë bisedimeve duhet gjetur, e atë është fare e qartë dhe e lehtë për ta gjetur, sepse flet e tregon haptas se nuk do të zbatojë atë që e ka pranuar, Marrëveshjen e Ohrit më 2023, përveç atyre pikave që i shkojnë asaj për shtati.  E, kjo sa është e logjikshme, duhet logjikuar tani, pikërisht nga Lajçaku, i cili u përpi[qka të fusë logjikën se Kosova paska nevojë për një logjikë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Por, pikërisht ky Lajçaku është që e ka penguar normalizimin, ky mund të themi e ka sabotuar punën e tij, duke mos i thënë e as kërkuar Vuçiqit se Kosova është shtet, është sovrane dhe se ai duhet të heqë dorë nga copëtimi I Kosovës, siç pretendon ai në veriun e Kosovës.

Ne nuk e dimë’ se çfarë I thuhet prapa skene Vuçiqit nga Lajçaku, por me gjasë, sikur i ka premtuar diçka, deri sa nuk i thot haptas e preras se Kosova është e Pavarur, për çka edhe Vuçiqi shpreson që t’I kthehet Kosova sërish, ndoshta nga vetë Lajçakët, që zvarrisin bisedimet, nuk janë kategorikë e as të drejtë, por gjithsesi Lajçak ëshjtë I njëanshëm gjatë bisedimeve, duke e quajtur vazhdimisht Vuçiqin si konstruktiv në bisedime, edhe mbasi I dërgon letrën BE-së se nuk do zbatojë marrëveshjen e Ohrit! Kjo është një tallje e shantazh edhe me BE-në nga ana e Serbisë. Ndërsa, Kosovës, edhe kur është në të drejtën, i vënë masa! Kjo është e patolerueshme, por mjeri I ligu, sa I forte është.

“Serbia nuk ka nevojë për tensione të vazhdueshme. Logjika duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve,” Tek tani e ka thënë ashtu si duhet edhe për Serbinë pra, se nuk ka nevojë për tensiopne të vazhdueshme, por deri tani e akuzonte vetëm Kosovën Hill, prerj kur ka ardhur ambassador në Beograd. Sikur ta dinte Serbia se Logjika është normalizimi i marrëdhënieve, ajo me kohë do t’I kishte normalizuar, të paktën që nga GJND-ja, por edhe disa shtete e kanë përkrahur, të cilat ende nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, prandaj Serbia bën lojëra, herë thotë se është për bisedime e herë tregon muskujt me armatrimin e saj modern. Prandaj ajo nuk e kupton logjikën, deri sa t’ia thotë dikush tjetër.

Për fund, Kosova e di logjikën e marrëdhënieve për normalizim, por jo duke u dëmtuar me territor, e Serbia do të kënaqej vetëm duke e dëmtuar Kosovën. Shih për këtë, ndërmjetësuesit, sikur të ishin të paanshëm, me kohë do ta kishin detyruar Serbinë në normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat