Adelina Ismajli, këngëtarja që i këndoi Kosovës dhe Skënderbeut

Opinione

Adelina Ismajli, këngëtarja që i këndoi Kosovës dhe Skënderbeut

Gjon Keka Nga Gjon Keka Më 3 mars 2024 Në ora: 12:39
Adelina Ismajli

Një këngëtar apo këngëtare që i këndon lirisë dhe pavarësisë së atdheut të tij ,ai është një vlerë e shtuar e kombit dhe shoqërisë. Kudo në botën e civilizuar këngëtarët janë të respektuar e të dashur për zërin, talentin e tyre ,për vlerat e tyre njerëzore dhe kulturën qytetare si dhe për atmosferën gazmore që i japin shpirtit të atij vendi.

Unë,por edhe shumë nga gjenerata e jonë janë rritur me këngët e Shkurte Fejzës,Ilir Shaqirit,Gilit,Sabri Fejzullahut Sinan Vllasaliut, Adelina Ismaijlit etj.

Kur Kosova ishte nën okupimin e pushtuesit serb, ishin këta këngëtar që me zërin e tyre ,shpirtin e tyre të lirë dhe talentin e tyre i kënduan Kosovës, atdheut tonë, i kënduan Skënderbeut, i kënduan kombit dhe figurave të lirisë e pavarësisë së Kosovës.

Adelina si shumë nga këngëtarët e lartëcekur kanë hyrë në historinë e këngës shqipe të Kosovës dhe janë e do të mbesin bilbila të pavdekshëm krahas Nexhmije Pagarushës që me zërin e tyre kanë qenë frymëzim i Kosovës për të arritë me sakrifica të shumta aspiratën e saj të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë.

E gjitha bota e civilizuar i vlerëson dhe nderon e respekton këngëtarët e kombit të tyre, prandaj edhe në duhet ta praktikojm një kulturë të tillë respekti e nderimi ndaj figurave të tilla të këngës shqipe që kanë dhënë kontributin e tyre me zërin, talentin dhe shpirtin e tyre të artit muzikor.

Jo rastësisht një poetë i vjetër e ka lavdëruar muzikën e cila sipas tij,„kishte gëzuar një mijë zemra. „ Po e përfundoj këtë shkrim të shkurtër me një proverb që thotë:„Qielli është plotë violina“ ,për të nënvizuar këtë se që nga lashtësia ka pas këngëtar e këngëtare që me zërin e tyre e talentin i kanë kënduar atdheut të tyre,botës dhe janë bërë këngëtar të qiellit përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat