Krimineli Porfirije bekoi krimet serbe në Kosovë tani thërret shqiptarët për dialog!

Opinione

Krimineli Porfirije bekoi krimet serbe në Kosovë tani thërret shqiptarët për dialog!

Nga: Milazim Maraj Më: 27 mars 2024 Në ora: 11:56
Patriarku Kriminel Porfirije

Pafytyrësia nuk ma skaj. Një kriminel që ka bekuar krimet ndaj shqiptarëve tani thërret shqiptarët për dialog! Çfarë hipokrizie! Të martën ky klerik serb doli me një ftesë për shqiptarët. Kjo ftesë tregon se ky klerik po vazhdon rrugën e tij kriminale. Tani u tregon shqiptarëve se në Kosovë ka vend për të gjithë.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, ka ftuar të martën shqiptarët në dialog me kriminelet serb. Kush është ky që i thërret shqiptarët? Fton shqiptarët duke thënë se në Kosovë ka vend për të gjithë. Pse atëherë bekoj gjenocidin dhe shfarosjen e shqiptarëve, pasi që ka vend për të gjithë? Pse ju dhe klika jote përgjake fqinjët që edhe pse ishin në toka të kolonizuara nga shqiptarët, nuk i ngacmonte kush?

Tani do t'i ktheni serbët që dikur i sollët në Kosovë dhe vranë pa mëshirë shqiptarët e pa armatosur. Pse ju, bekues i krimeve dhe kriminelëve, nuk kërkoni falje shqiptarëve për krejt ato masakra, vrasje dhe dhunimet që iu bëtë? Thirrja jote që i bëhet shqiptarëve duhet të bëhet serbve dhe shtetit tënd kriminal, që të mos ushtrojnë presion mbi shqiptarët e Medvegjës, Preshevës, Bujanocit dhe Sangjakut, të cilët po i shpërngulen çdo ditë. Deri në Nish keni toka tona të okupuara që janë të zbrazura.

Pse nuk i ftoni shqiptarët të kthehen në tokat e tyre në Krahinën e Toplicës, pasi që keni marrë guximin të flisni për të drejtat njerëzore? Ju jeni ata që prini më projekte në të gjitha krimet. A keni mallkuar ju apo kisha jote serbe ndonjë krim apo kriminel? Jo, sepse jeni kryekrimineli. Të parët që duhej të burgoseshin në Kosovë jeni ju me ata murgjit tuaj kriminel. Kur flisni për të drejtat e njeriut, shfaqen të vjellat. Kur, respektoni ju të drejtat e njeriut? Pse nuk kërkoni ju nga Rusia të respektojë të drejtat e Ukrainasve, që i vritët pa mëshirë dhe pa u bërë asnjë të keqe? Pse nuk i drejtoheni Putinit me një kërkesë të tillë? Thirrja jote prej kukuvajke tregon një nismë tjetër të projektit të ri kriminel serb, që gjithmonë e udhëhiqni ju dhe kisha jote institucion kriminel.

Ju nuk keni dhënë asnjë provë për pendim për krimet në Kosovë, çfarë të drejtë ke ti të u drejtohesh shqiptarëve? Apo, po tentoni të dilni në pozitën e viktimës dhe pastaj me institutin tuaj për prodhimin e gënjeshtrave të trokitni derë më derë duke gënjyer në stilin elipsar dhe duke kënduar këngët e kukuvajkës. Jo, të drejtat dhe liritë fetare nuk negociohen, por brenda këtyre të drejtave ju keni kishat tuaja të rënda masive tradicionale të shqiptarëve, siç ishte Kulla e Popit në Istog, në vitin 1944-45, ku u vranë për dy muaj 400 shqiptarë. Si janë masakrat tuaja të viteve 1998/99.

Mos harroni që shqiptarët këto nuk i kanë harruar. Tani përsëri pretendoni që kishën në Banjë të Mitrovicës ta përdorni për qëllime të tilla. Ju doni të sillni serbët që vranë shqiptarë të pafajshëm në Kosovë. A keni menduar që këta do të jenë të mirëpritur nga shqiptarët që humbën prindër, fëmijë, që përjetuan dhunë për vite të tëra dhe përfundimisht në vitin 1998/99 dhe 2000. Ata që plaçkitën shtëpitë tona me bekimin tuaj. Apo ndoshta do të vazhdoni kështu projektin tuaj për botën ruse. Çka keni ju për zot? Keni Krishtin apo dreqin? Ky kriminel tani pretendon të kolonizojë 24 hektarët që Manastiri i Deçanit i konfiskoi pa të drejtë, por me korrupsion dhe duke shfrytëzuar spiunët e tyre shqiptarë në institucionet e drejtësisë në Kosovë. Kjo thirrje e klerit serb ogurzeze, të kujton vitet 1980/90 kur ju në koloninë tuaj të kukuvajkave vajtonit si viktima, për të arsyetuar krimet që do t'i bënit më vonë.

Kur kisha është gjithmonë në ofensivë para luftarakëve, kundër shqiptarëve, ku janë xhamiat dhe ku janë hoxhallarët tuaj, ku është BIK që hesht apo ka të njëjtin qëllim? Nuk ka të drejta kisha as serbet në Serbi aq sa kanë në Kosovë. Po çfarë po garantoni ti, kisha jote dhe shteti jot për shqiptarët në Serbi? Ti që flet për të drejtat njerëzore, çfarë të drejta kanë shqiptarët në Serbi? Sa hektarë tokë i kanë kishat tuaja në Serbi? Ju jeni synonim i krimeve dhe mburojë e kriminelëve. Prandaj, të tillët si ti nuk dinë të respektojnë konventat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ju përfaqësoni krimet dhe llojet më të rënda të tyre. Okupimet e tokave të të tjerëve, ju i respektoni vetëm me forcë. Tani, për fatin tonë të mirë, ne e dimë këtë. Në predikimet tuaja nuk ka mirësi. Ftesa jote për shqiptarët është ofendim dhe fillim i një projekti të ri për fatkeqësi të shqiptarëve. Ky është projekti për botën ruse. 27.3.2024- Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat