Presidenti i ri Amerikan Z.Donald Trump dhe sfidat e njohura të paqës dhe sigurisë globale

Opinione

Presidenti i ri Amerikan Z.Donald Trump dhe sfidat e njohura të paqës dhe sigurisë globale

Nga: Agron Shabani Më: 5 mars 2017 Në ora: 15:36
Agron Shabani

Ndërkohë që marëdhëniët ose raportët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare në të kualuarën e ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të askohëshme bipolare ose bllokiste në esencën e tyre i kanë karakterizuar dhe dominar ish "lufta për Gjermaninë", lufta e Koresë, kriza e Kubës etj. Përkatësisht, antagonizmat dhe rivalitetët e njohura politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së. Marëdhëniët dhe raportët e sotme botërore ose ndërkombëtare në pjesën me të madhe (fundamentale dhe substanciale) të tyre po vazhdojnë t´i mbështjellin dhe karakterizojnë të të ashtuquajturat "lufterat" ose "konfliktët e reja" ekonomike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës pothuajse në të gjitha vendët ose meridianet e ndryshme të globit. Kjo duke filluar nga Rajoni i tronditur i Golfit (Gjirit) te njohur Persiko-Arabik ku ndodhën si të thuash rezervat me të mëdha të naftës ose benzinës në tërë globin, për të vazhduar kështu me rajonet e njohura të Detit të Zi, Kaspikut, Mesdheut, Jonit ose Adriatikut që paraqesin si të thuash "boshtin kurrizor" dhe "udhëkryqin e madh" në kuptimin e gjithëmbarshëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik të fjalës, në Oqeanin  e Paqësorit ose Pacifikut dhe të të ashtuquajturën "luftën " e njohur për resursët ose pasuritë e shumëta në Polin e Veriut ku thuhet se ndodhën rezervat me të mëdha të naftës dhe gasit natyror në mbarë globin, si dhe në rajonet e nxehta të Kashmirit, Himalajeve, Indokinës dhe Hindukushit etj.

Dhe, të gjitha këto të kundruara ose etabluara në dritën ose retrospektivën e përgjithshme të politikës dhe diplomacisë së së re amerikane nën z. Donald Trump. Sidomos në kursin ose vizionin e ri të marëdhëniëve ose raportëve të SHBA-së me Rusinë, Kinën si dhe me vendët tjera gjithandej globit. 

Se këndejmi, rritja ose fuqizimi i vazhdueshëm i ndikimit ose influencës kineze në relacionet ose konstelacionet e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëmtare (sidomos në Korenë e Veriut dhe në vendët tjera të Lindjes së Largët dhe gjithandej globit) gjatë këtyre vitëve ose dekadave të fundit ku Republika e Kinës nga një ish fuqi e dikurshme rajonale ose aziatike është ngritur dhe promovuar në supefuqinë e dytë kryesore të globit-menjëherë pas SHBA-së në domenin ose kontekstin e përgjitshëm ushtarak, industrial dhe ekonomik: Kanë bërë që diplomacia ose politika e jashtme amerikane të ndryshojnë ose determinojnë tërësisht kursin dhe qasjen e tyre në raport me Kinën si dhe me vendët tjera të atij rajoni kur kapitali kinez së bashku me makinerinë ose teknologjinë ushtarake të Kinës gjatë këtyre vitëve ose dekadave të fundit mund të kenë patur ndikime, interferime, reflektime ose influenca të ndryshme eskterne ose ekslikative. Sidomos në Korenë e Veriut dhe në shtete dhe rajone tjera të njohura si "bastione" të komunizmit dhe ideologjive të ndryshme totalitare dhe antiperëndimore ose antiamerikane.

Aty janë edhe "formulat" ose "ekuacionet" e ndryshme me shumë të panjohura dhe të papritura në marëdhëniet ose raportët e përgjithshme bilaterale ose multilaterale në mes Rusisë dhe Kinës si fuqi (superfuqi) të njohura nukleare ose atomike së bashku me "aleancat" ose "traktatët e reja" ushtartake, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes Rusisë dhe Turqisë, Kines dhe Turqise, Rusisë dhe Iranit dhe kështu me radhë si risi ose "rastësi" politike dhe ushtarake në "parketin" ose "arenën e re " të marëdhëniëve të gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare të cilat i bëjnë akoma me konfuze dhe me të komplikuara konceptët, formulat, doktrinat ose ekuacionet e ndryshme politike dhe ushtarake, respektivisht strategjike ose gjeopolitike në të ardhmën. Sidomos brenda Natos ose Perëndimit ku Turqia zyyrtarisht është aleate e Natos ose Perëndimit. 

Ndërkohë që "Status Quo-ja" e njohur e Qipros, gjegjësisht, marëdhënëniët ose raportët e ngarkuara dhe hipotetike në mes Turqisë dhe Greqisë, Greqisë dhe Shqipërisë (lëxo: shtete anëtare ose aleate të Natos etj...!) së bashku me armiqësitë, averzionet, antagonizmat, divergjencat dhe diskrepancat e njohura në mes shqiptarëve dhe serbëve, kroatëve dhe serbëve dhe kështu me radhë të trasheguara nga e kaluara e luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare të regjmimit kriminal, kolonial dhe hegjemonisto-militarist të Millosheviqit (Serbisë) e shquajnë dhe konfirmojnë rolin dhe misionin e pazevëndësueshëm (epokal dhe titanik) të SHBA-së si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit në ruajtjen dhe garantimin e lirisë, paqës dhe sigurisë globale dhe universale të njerëzve, popujve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit. Në " rretmin global" të Rusisë, Kinës si dhe regjimëve ose ideologjive të ndryshme militariste, hegjemoniste ose ekspanzioniste anëkën rruzullit tonë tokësor-sidomos.

Ndonëse, edhe e ashtuquajtura "shtëpia e përbashkët evropiane" (BE-së) e ngritur dhe projektuar dikur mbase mbi "bazat" ose diktatët e ndryshme borxheze ose imperialiste  "sine qua non", apo "urbi et orbi" dhe "ultima ratio", me kalimin e kohës gjithnjë e më tepër ka zënë t´i ngjasojë "kullës së Babilonisë" ku krahu i djathtë i saj nuk dijnë si të thuash kurrë lidhur me veprimet (reagimet) ose opsionet e ndryshme të krahut ose bllokut të majtë ose anasjelltas.

Dhe, krejt në fund edhe njëherëhej duhet cekur ose ritheksuar në sfond formulën ose doktrinën e famshme amerikane cila e detektuar (dekoduar) ose deshifruar me lekskun ose gramatikën e njohur të çështjëve, aspektëve dhe interesave të njohura gjeostrategjike dhe gjeopolitike të SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë: Në instancë të fundit  e nënkupton edhe përdorimin e forcës ushtarake në rast të kanosjës ose rrezikimit të paqës ,stabilitetit, lirisë dhe sigurisë globale ose universale në planetën tonë. Gjegjësisht, të cenimit ose rrezikimit të interesave të njohura politike, ushtrake, ekonomike, strategjike dhe të tjera të Shtetëve të Bashkura dhe aleatëve të saj kudo nepër botë. Duke filluar që na Tokio, Okinava ose Seuli në Japoni dhe Korenë e Jugut, për të vazhduar me Londrën, Berlinin, Zagrebin, Stambollin, Athinën, Tiranën ose Prishtinën dhe kështu me radhë.

SHBA-së gjithëmonë të Parët ose Numër Një (1) në të mirë të paqës dhe sigurisë globale dhe universale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat