Trimi i Rrasës së Koshares kthehet pranë shokëve - Bota Sot
Trimi i Rrasës së Koshares kthehet pranë shokëve

Opinione

Trimi i Rrasës së Koshares kthehet pranë shokëve

Nga: Milazim Maraj Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:49
Milazim Maraj

Dje me nderime të larta ushtarake në praninë e shumë bashkëluftëtarëve dhe familjarëve u bë rivarrim i Luftëtarit trim Jetullah Gashi. Komandantit të Kompanisë  në Batalionin e II. Të Brigadës 138”Agim Ramadani. Në këtë ceremoni nderoj, ish komandanti i tij, tani Gjeneral Brigade, Fadil Hadergjonaj.  Jetullah Gashi  dje u kthye të prehet i qetë pranë shokëve të vet që i donte dhe e donin. Pran atyre që u besonte dhe i besonin. Këta ishin shokët e tij, që mbanin në dorë armët për të hequr kufijtë në mes të shqiptarëve, ishin tubuar në këtë Brigadë më komandantët e devotshëm Salih Çekaj, Agim Ramadani, Abaz Thaqi, Xhemajl Fatahaj etj.që kishin një komandë ndryshe nga të tjerët, ndryshe nga praktikat luftarake, komandën “Pas Meje”në vend të  asaj “përpara”. Që këtu lexohej çartë përkushtimi dhe devotshmëria e tyre kombëtare dhe njerëzore.

A ishin këta të vetë zgjedhurit apo të zgjedhurit nga Zotit, që u bashkuan në një vend, për një qellim më një respekt të pa shoq për njeri tjetrin, për Komandën e tyre, për shpëtimin e popullit dhe lirinë e vendit?. Apo ishin këta në rrugën e mbrojtjes së familjeve dhe trojeve tona të shenjta, ishin këta që po hiqnin kufijtë në mes të shqiptarëve, vrisnin urrejtjen, mërinë, kultivonin besimin, dashurinë për njeri tjetrin e njeriun, trasonin rrugën e mirëkuptimit për mirëqenie kombëtare, paqe, jetë të qetë dhe lumturi njerëzore, e kjo ishte rruga e zotit në të cilën u bashkuan njerëzit e mirë?.

Gjithsesi këto ishin që të dyja. Tani trimi Jetullah Gashi është më i qetë pranë shokëve të vet. Në memorialin i cili po ndërtohet shumë ngadalë më përtesë, nga se ata që tani po e ndërtojnë nuk e kuptuan kurrë këtë luftë, ndoshta ishin kundër sajë apo nuk duan që kjo luftë të vlerësohet më nam e vet të dukën të vegjël pranë saj, ja sikur tani që pretenduan të futën në lista si veteran; o zot fali të gjorët për këto gabime?. Kjo nuk e degradon vlerën e kësaj lufte, por përkundër tregon kushtet dhe rrethanat e vështira në të cilën u zhvillua kjo luftë. Pengesat para së të fillonte, sabotimet gjatë zhvillimit të saj, injorimin dhe ndëshkimin pas përfundimit, tendenca për ta përvetësuar etj. Por trimi, Jetullah Gashi vendosi të kthehet aty pranë shokëve të vet, madje pas kalimit në amshim. Kjo tregon së njerëzit e devotshëm nuk vdesin, ata jetojnë edhe pas atij procesi që quhet vdekje. Ata lëvizin , tubojnë njerëz pranë vetës kërkojnë të rivarrosën ata ku e meritojë. Ata jetojnë, nderojnë,familjen, vendin, popullin e vet dhe japin porosi për ndershmëri,guxim, jetë të lumtur të qetë dhe  të dinjitetshme.               

Lavdi luftëtarit trim Jatullah Gashi!                                                                                                                                             

Lavdi luftëtareve të lirisë të rënë dhe të gjallë!                                                                                                                     

Respekt, familjes së Jetullah Gashit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...