Taksa që mërzitë - Bota Sot
Taksa që mërzitë

Opinione

Taksa që mërzitë

Nga: Bekim Rexhepi Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:47
Bekim Rexhepi

Vendimi për të vënë taksë 10% për të gjitha mallrat serbe që vijnë në Kosovë, mund të cilësohet si një vendim sporadik i forcës së shtetit të Kosovës ndaj ati serb, se sa një vendim i matur dhe i favorshëm për ekonomin e vendit. Metodat dhe praktikat e racionalistëve na tregojnë se zhvillimet në rajon nuk janë të përkryera dhe për pasojë ato na nxjerrin rezultatin e forcës së njëanshëm për tu treguar se janë të gatshëm për tu ballafaquar ne garën e problematikës shtetërore dhe kundërshtive rajonale.  Për ti përmirësuar këto raporte ndërshtetërore, shtetet në veçanti duhet të punojnë për to dhe jo kundër tyre. Nëse është e thënë se ka një interes të përbashkët dhe që është i identifikueshëm për politikat zhvillimore të shteteve, atëherë duhet filluar me nisma të përbashkëta dhe jo ato të pranohen me kushte dhe serish për ti vënë kushte të tjera. Nëse nismat rajonale e ndërshtetërore pranohen si kompeticione, atëherë ato edhe duhet të zbatohen në mënyrë që më pas të mos kemi zgjidhje të rrezikshme dhe përhapje të konflikteve. Marrëveshjet ndërkombëtare mbi parimet e real politikës janë obligime të përgjithshme, ndaj karshi tyre nuk mund të përfitohet njëanshëm, pavarësisht se dikush do tu nxjerr njëanshëm përfitime këtyre parimeve.

Serbia ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën, por në të shumtën e rasteve ato nuk zbatohen për shkak të njëanshmërisë politike që ata i vejnë parimeve të përgjithshme. Serbia në marrëveshje pajtohet me këto parime të përgjithshme, por praktikisht nuk do t’i realizojnë sepse ne to gjenë kushte të saja që do të vë ne funksion të politikës nacionaliste. Agjenda serbe ka filluar fushatën e saj nacionaliste kundrejt shtetësisë së Kosovës dhe si reagim i kësaj kundër, politikës nacionaliste i vihet taksa prej 10% nga Kosova mbi mallrat serbe që hynë brenda në tregun e Kosovës. Ky problem i shfaqur tanimë edhe ne dialogun e Brukselit morri trajtim të ngurtë sepse Serbia do qe të mos zhvillohet dialogu pa hequr taksën e vënë, por do që të vazhdoj fushata antishtetësi e Kosovës duke ia tërhequr disa njohjeje të parëndësishme nga ato njohjet solide që tashmë ka shtetësia e Kosovës. Dialogu nuk mund të jetë i rëndësishëm vetëm për Kosovën, më gjithsej ky dialog nuk do të duhej të zhvillohej në këtë formate të dialogut, madje as edhe në disa rasteve të prek çështje të brendshme e politike të Kosovës, si për shembull rregullimi i brendshëm i politikës së Kosovës (çështja e statusit të AKS-së, ne lidhje me kompetencat e saja). Si do të reagonte Serbia, nëse shqiptaret ose delegacioni i Kosovës do që të ngritë po në këtë nivel të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Reagimi do të ishte ultimativë, Kosova nuk ka të drejtë të përzihet në çështjet e rregullimit të brendshëm të të drejtave të saja për qytetaret e vet në territorin e saj. Pra, nëse ka një ultimatum të njëanshëm atëherë duhet të ketë edhe një tjetër të kundër përgjigjshëm.

Taksa që mërzitë disa shqiptar më shumë se vet serbët

Taksa e venë nga Kosova për mallrat serbe prej 10%, ka mërzitur edhe disa shqiptar, por ky është një shqetësim i vogël sepse ne anën e tyre janë disa profiter qe ne interes të tyre kanë vetëm qarkullimin e parasë dhe nuk kanë ndonjë shqetësim tjetër qe lidhet me zhvillimet e përgjithshme në vend. Madje në vazhdën e këtyre shqetësimeve që mbartin profiteret, u bashkua edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi!. Si një profiter i madh, mbase jo i qarkullimit të parasë por i mos zhvillimit të dialogut. Shqetësimi i Presidentit u vet identifikua si profiter i dialogut, që nuk shqetësohet fare për fushatën e egër serbe ndaj shtetësisë së Kosovës, që po u hiqen njohjet e shteteve ndaj shtetësisë sonë, por shqetësohet për mbarëvajtjen e dialogut që nuk mund të zhvillohet për shkak të taksës 10%, e cila ja pamundëson edhe arritjen e marrëveshjes finale – siç e quan vet- për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Madje pa u shqetësuar edhe për kërkesën zyrtare të homologut të tij serb, se Prishtina së pari duhet të na tregojë; se çka fiton Serbia në këtë marrëveshje dhe pastaj mund të bisedojmë edhe për marrëveshjen. Kjo i bije që së pari më jap mua atë qe dua, dhe pastaj e bisedojmë atë se çfarë mund të bëjmë si marrëveshje. Mbi këtë kontest të marrëveshjes, gjithsesi është një marrëveshje vetëvrasëse...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera