Ekskluzive: Ministria e Arsimit vendosë se si do të zëvendësohen orët e humbura nga greva

Politika

Ekskluzive: Ministria e Arsimit vendosë se si do të zëvendësohen orët e humbura nga greva

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 25 shkurt 2019 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyçi në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka treguar për herë të parë se si do të zëvendësohen orët e humbura të mësimit, nga greva që u mbajt në muajin janar.

Bytyçi ekskluzivisht për “Bota sot” ka treguar se, nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit e të gjitha shkollave.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se do të punohet 5 të shtune në çdo shkollë, mirëpo secila shkollë ka të drejtë të zgjedh ditën se kur do të punojnë.

Image
Shyqyri Bytyçi

Dhe në fund, Bytyçi i ka thënë gazetës “Bota sot” se ky vit shkollor do të përfundoj një javë më vonë sesa që është paraparë.

Këto janë tri zgjidhjet e Ministrisë së Arsimit, për t’i zëvendësuar orët e humbura të nxënësve për shkak të grevës që u mbajt në muajin që shkoi.

Intervistën e plotë me Shyqyri Bytyçin do mund ta lexoni nesër në gazetën dhe portalin “Bota sot!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat