Samiti i Berlinit, Krasniqi: Ideja për ndarje të Kosovës ose do të varroset, ose nuk do të përmendet fare - Bota Sot
Samiti i Berlinit, Krasniqi: Ideja për ndarje të Kosovës ose do të varroset, ose nuk do të përmendet fare

Politika

Samiti i Berlinit, Krasniqi: Ideja për ndarje të Kosovës ose do të varroset, ose nuk do të përmendet fare

Nga: G.B Më: 22 prill 2019 Në ora: 22:33
Hashim Thaçi

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në mbajtjen e Samiti të Berlinit, ku pjesëmarrës do të jenë dhe presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

E sipas asaj që kanë shkruar mediat gjermane dhe austriake, në këtë Samit do t’i jepet fund idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve apo ndarje të Kosovës.

Se çfarë pritet nga ky Samit dhe sa ka mundësi që të ndodhë ajo që kanë shkruar mediat e huaja, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi ka thënë për gazetën “Bota sot” se Merkel ka qenë kundër kësaj ideje që nga fillimi dhe sipas tij, kjo ide ose do të varroset, ose nuk do të përmendet fare.

Image
Faik Krasniqi

“Kancelarja Angela Merkel prej fillimit ka qenë kundër idesë së ndarjes së Kosovës. E vendosur është edhe sot për një ide të tillë. Prandaj në këtë takim nuk pritet që nga kjo temë të ketë diçka. Ose do të varroset fare kjo ide, ose nuk do të përmendet fare. Idetë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit janë ide populiste ballkanase, dhe nuk pinë ujë tek shtetet që kanë traditë me shekuj të shtetit”, ka deklaruar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...