Partitë politike të gatshme për zgjedhje, timoni në duar të Hashim Thaçit - Bota Sot
Partitë politike të gatshme për zgjedhje, timoni në duar të Hashim Thaçit

Politika

Partitë politike të gatshme për zgjedhje, timoni në duar të Hashim Thaçit

Zejnepe Bekteshi Nga Zejnepe Bekteshi Më 25 korrik 2019 Në ora: 13:03
Hashim Thaçi

Situata në të cilën po kalon vendi pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ka nxitur opinionin që të mendoj se çfarë do të ndodhë.

Përveç opsionin për zgjedhjet e parakohshme si mundësi për daljen nga kjo situatë është përmendur edhe formimi i një qeverie teknike.
Gjendja aktuale politike me apo pa dëshirën e pozitës e opozitës, kërkon dalje nga ky problem dhe medoemos duhet të bëhet zgjidhja e njërës prej alternativave të lartcekura.

Partitë politike kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje, dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre në këtë drejtim.

Por, timonin në dorë e ka Presidentit, Hashim Thaçi që pritet të nisë konsultimet me krerët e partive politike për të marrë prej tyre opinionet për zgjidhjen e krizës politike.

Nitaj: Ne nuk do të mbështesim kurrfarë qeverie teknike

Image
Muharrem Nitaj

Ndërsa, në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot”, foli deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cila tha se për AAK kjo qeveri e ky koalicion e ka përfunduar mandatin dhe vendi shkon në zgjedhje.


“Ne nuk do te mbështesim kurrfarë qeverie teknike e as kurrfarë kandidature. Ky qëndrim është i pandryshueshëm”, ka thënë Nitaj.

Tutje, Nitaj ka potencuar se  për AAK kjo qeveri e ky koalicion e ka përfunduar mandatin dhe vendi shkon në zgjedhje.

Deliu- Kodra: Partia Demokratike e Kosovës, është shumë e gatshme për procesin zgjedhor

Image
Blerta Deliu- Kodra

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tregoi se Partia Demokratike e Kosovës, është shumë e gatshme për procesin zgjedhor.

“Natyrisht thotë ajo se  ne jemi ne pritje të caktimit të datës së zgjedhjeve, pasi të shpërndahet kuvendi. PDK ka përmbyllur suksesshëm zgjedhjet e brendshme dhe aktualisht po angazhohet për të ofruar ofertën me te mire për qytetarin ne këto zgjedhje, e cila përfshin edhe listën kandiduese për deputet”, tha Deliu-Kodra.

Millaku: Vendi duhet të shkoj në zgjedhje, manovrat për një qeveri teknike janë të kota

Image
Drita Millaku

Nga ana tjetër, Drita Millaku, deputete në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e VV-së, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se vendi duhet të shkoj në zgjedhje dhe manovrat për një qeveri teknike janë të kota. Sovrani duhet të vendos se kujt do t'ia jap besimin për të udhëhequr Kosovën.

“Nuk ka kohë për të humbur, gjendja ne vend është e keqe dhe proceset qe do të vijnë konvenojë që të udhëheqin nga njerëz kredibil te dal me votën e lirë te popullit, andaj mendoj se nuk do të ketë asnjë shansë për qeveri teknike. Hashimi nuk ka opsion tjetër përveç se të caktoj datën e zgjedhjeve”.

Paçarizi: Loja me emra është më shume spekulim për të matur gatishmërinë e partive politike

Image
Rrahman Paçarizi

Në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot”, foli edhe analisti politik, Rrahman Paçarizi, njëherësh edhe profesor në Universitetin e Prishtinës, i cila tha se ai personalisht nuk e beson ndonjë opsion tjetër përveç zgjedhjeve.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se opsionet e tjera nuk janë në lojë, sipas tij, loja me emra është më shume spekulim për të matur gatishmërinë e partive politike për zgjidhje pa zgjedhje.

“Sidoqoftë, unë mendoj që secila ditë e humbur për shpërndarjen e parlamentit i bën më reale opsionet e tjera”, përfundoi Paçarizi.

Tërnava: Ekziston mundësia edhe e qeverisjes teknike, pengesa do të vijnë nga politikanët e kriminalizuar

Image
Hajrullah Tërnava

Edhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava në një prononcim për gazetën “Bota sot” është shprehur se në situatën politike në të cilën gjendet Kosova në këtë kohë të qeverisjes mbas dorëheqjes së Kryeministrit, opsione të ndryshme janë të mundshme në këtë kohë për zgjedhjen e këtij ngërçi politik.

Ai ka potencuar se nga një qeveri teknike, do të frikësoheshin të gjithë këta pushtetarët që gjinden në pushtet që nga çlirimi i Kosovës e deri më tani.

“Po këta që e qeverisen Kosovën nga çlirimi e deri me tani, janë tepër të pasuruar, prandaj nuk do të kenë rehatin shpirtërore nga droja e përndjekjeve ligjore për krimet e bëra gjatë qeverisjeve të tyre qe ia kanë bërë këtij vendi, e që ia kanë humbur edhe shpresën e të jetuarit në Kosovë jo vetëm të rinjve tani që ditë e përditë po e lëshojnë Kosovën, por edhe atyre te moshuarve që nuk po shohin shpresë për një jetës më në këtë vend”, ka thënë Tërnava.

Katriaj: Qytetari bëhet sikur harron dhe prapë i jep votën

Image
Mustafë Kadriaj

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve të ekonomisë Mustafë Kadriaj ka thënë për “Bota sot” se tanimë jemi bërë imun si popull që ti përballojmë shkarkimet dhe dorëheqjet në kohën kur më së shumti ka nevojë të shtyhen proceset.

“Por meqë kryeministri dha dorëheqje mendoj që nuk ka alternativë tjetër vetëm që të shkohet në zgjedhje sepse nuk ka mundësi me qenë dikush më kredibili si kryeministër i qeverise teknike ku dihet që ka pas pakënaqësi edhe tek ish kryeministri Haradinaj. Njëherit mund të  kujtojmë opinionit që edhe kur ka dhënë dorëheqje në herën e para Haradinaj si cili kryeministër kanë qenë më të dobët si z.Kosumi dhe z.Çeku pra nëse mendohet për qeveri teknik mund të ju duhet liderëve politikë ne vend por mëse paku qytetareve të Kosovës”, ka theksuar ai.

Tutje, Kadriaj ka thënë se, rreziku më i madh është se jemi në sezon të verës dhe shumica e qytetareve janë në pushime që potencialisht pjesëmarrja në votime mund  të jetë e vogël.

“Dhe si përfundim përkundër keqqeverisjes dhe përfaqësimit të dobët si nga pozita dhe opozita në parlament, qytetari bëhet sikur harron dhe prapë i jep votën dhe si rezultat humbës është vet qytetari përdëllim që skena politike jam milioner sipas raportit të agjencionit kundër korrpusionit që vet i kanë plotësuar njerëzit e politikës”, ka përfunduar Kadriaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...