Ilir Deda sqaron ‘konfliktin’ me Mimoza Kusari Lila

Politika

Ilir Deda sqaron ‘konfliktin’ me Mimoza Kusari Lila

Nga: K.M Më: 28 korrik 2019 Në ora: 20:51
Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda

Deputeti Ilir Deda, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ndër tjera ka folur edhe për mospajtimet e tij me Mimoza Kusari Lilan.

Ai ka sqaruar se ku është i fokusuar dhe ka theksuar se politika partiake kurrë nuk ka qenë prioritet i tij dhe asnjëherë nuk do të jetë.

Pjesë nga intervista:

“Bota sot”: “Alternativa”, shohim çdo ditë lajme që Ilir Deda nuk pajtohen në shumë pika me subjektin e udhëhequr nga Mimoza Kusari, e në të cilën parti bëni pjesë edhe ju, pse po ndodhë kështu?

Ilir Deda: Jo, ju nuk shihni lajme të tilla, ne, unë jam i fokusuar në krijimin e një liste opozitare, gjë që e kam proklamuar tash e dhjet vite, prej që kam marrë pjesë në zgjedhje faktikisht, do të punoj aq sa mundem që të ketë edhe presion të opinionit publik në bashkim të opozitës. Kosova është në gjendje shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore dhe ne nuk guxojmë ta humbin mundësinë e transformimit politik në këtë shtator. Vitin 2010 nuk ka pasur forca të bashkuara që do ta realizonin një gjë të tillë, në vitin 2014 gjithashtu nuk ka pasur asgjë të tillë, as në 2017, tash, në vitin 2019 duhet që ta kemi një qëllim shumë të qartë, forca politike, individë të cilët nuk kanë qenë të kyçur më parë në politikë, nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje asnjëherë. Të gjithë këta do të mund të bëheshin pjesë e një liste të përbashkët, me një program koheziv qeverisës dhe politik, me të cilët do të fillonim ta transformonim sistemin tonë qeverisës në shtetin tonë, ne nëse nuk e arrijmë këtë gjë kësaj herë, mund ta kemi një qeveri e cila nuk mund të jetë e kënaqshme për opinionin dhe qytetarët. Për mua, thelbësore kësaj radhe është ndryshimi në Kosovë, politika partiake kurrë nuk ka qenë prioritet imi dhe asnjëherë nuk do të jetë.

“Bota sot”: Në zgjedhjet e ardhshme për të cilat po flasim, a do të ishin pjesë e atij blloku dhe nën siglat e cilit subjekt?

Ilir Deda: Po përderisa po e promovoj një bllok të tillë, sigurisht se do të isha pjesë e atij blloku, çka do të bënë pjesa e Mimozës në “Alternativë”, ai nuk është fokus i imi, gjithashtu është shumë herët të flitet për një gjë të tillë. Pritni të shohim kur do të shpallen zgjedhjet, si do të shkojnë zgjedhjet në LDK, të shohim vullnetin e subjekteve opozitare për unifikim, tjerat janë më pak të rëndësishme.

Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën dhe portalin "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat