Ja sa akuza ka Thaçi nga Serbia që do t’i dërgoj në Gjykatën Speciale - Bota Sot
Ja sa akuza ka Thaçi nga Serbia që do t’i dërgoj në Gjykatën Speciale

Politika

Ja sa akuza ka Thaçi nga Serbia që do t’i dërgoj në Gjykatën Speciale

Nga: D. B Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:48
Hashim Thaçi

Situata aktuale e pasigurisë dhe e paqartësisë politike i konvenon më së shumti pushtetit kontrabandues e korruptive të Hashim Thaçit dhe të Serbisë.

Kjo për faktin se Hashim Thaçi kërkon që të gjejë një partner kukull, ndërsa Serbia pret me padurim 'arnimin' e pushtetit mafioz të Hashimit në mënyrë që të rrumbullakojnë planin serb për prerjen territoriale të Kosovës.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Ramiz Bojaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është në gazep të madh për shkak të aventurave ‘Don Kishotiane’ të tij, me plane për copëtimin e Kosovës.

Image
Sipas tij, Thaçi ka frikë nga përballja me votat e qytetarëve, nga Gjykata Speciale por edhe nga dosjet e Serbisë.

“Hashim Thaçi kërkon marrëveshje urgjente me Serbinë në mënyrë qe ky shtet ta amnistojë nga akuzat qindra faqesh ndaj tij, pastaj kërkon 'amnisti' edhe nga Gjykata Speciale e krejt në fund të 'blejë' vota e pushtet me ndonjë partnerë për të vazhduar edhe më tej rrugëtimin e tij politik si një diktator i ri, i bazuar në krim e korrupsion, zhvatje e shkatërrim të pafund. Edhe partitë opozitare nuk janë të përgatitura për proces të shpejtë zgjedhor dhe si të tilla kanë krijuar një lloj 'status quoje' derisa të dalin nga vorbula në të cilën kanë rënë”, ka thënë Bojaj.

Ai konsideron se në një situatë të tillë Kuvendi është dashur të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, por për shkak se partitë politike në vend janë në një situatë të çekuilibruar, kërkojnë ende kohë për tu mobilizuar e ndoshta për të ndërtuar ndonjë kauzë për të dalë para qytetarëve.

“Kjo për faktin se partitë politike, sidomos ato të cilat kanë qeverisur me vendin, tashmë janë demaskuar me mashtrime pa mbulesë, dhe si të tilla nuk gëzojnë mbështetjen qytetare. Zgjimi qytetar tashmë ka ndodhur, partitë politike janë demaskuar, andaj, zgjedhjet e reja mund të sjellin rezultate të befasishëm” ka thënë analisti politik Ramiz Bojaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...