Çfarë koalicione priten? - Bota Sot
Çfarë koalicione priten?

Politika

Çfarë koalicione priten?

Nga: D. B Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:02
Ilustrim

Raportet midis partive politike, kundruall interesave dhe koalicioneve te mundshme, kuptohet për qeverisje, nuk duhet shikuar para zgjedhjeve si vendime të përfunduara.

Njohësi i çështjeve juridike e politike profesor Muhamet Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se partitë politike në pozitat aktuale, sikurse është LDK, PDK AAK, dhe VV nuk deklarojnë gjë tjetër, përveç asaj që dëgjojnë.

Sipas tij, kjo nuk është përfundimi i fundit i tyre në raport me subjektet politike, pasi  deklaratat e tilla kuturi diskurse të Isa Mustafës ka pasur, ka dhe do të ketë përsëri.

“Natyrisht se këto bëhen me qellim që subjekti të merr vota sa më shumë në zgjedhje. Por nga rezultatet e zgjedhjeve do të varën koalicionet, pasi tash kemi disa nisma për koalicione e megjithatë ato nuk janë përfundimtare. Pas zgjedhjeve shihen duhet thënë se nismat e tashmë janë elemente që tregojnë se qysh nga po shkon. Por këto nisma nuk janë koalicione përfundimtare. Jemi dëshmitar të lidhjeve për qeveri të PDK-së me LDK-në, disa legjislacione, midis AKR-së, PDK-së dhe AAK-së etj”, ka thënë profesor Kelmendi.

Sipas tij, VV-je ende nuk ka qenë në pushtet, por ka lidhje të kësaj partie në nivel lokal, edhe pse nuk është bazë mbi të cilin ndërtohet koalicioni në nivel qendror.

“Skenës iu kanë shtuar edhe dy parti si PSD-ja e NISMA, të cilat vetëm me koalicione parazgjedhore mund të jetojnë si subjekte, përndryshe asnjëra nuk e kalon vetëm për vetëm pragun zgjedhor. Në fund duhet të marrim shembull nga dy legjislacionet e fundit. LDK-ja shkoi te PDK-ja dhe Isa u bë Kryeministër. Pse tash mos të ndodhi e njëjta, kur Isa ka mundësi të bëhet President e Hashimi Kryeministër. Gjithashtu u krijua edhe PAN-i ra, dhe partitë politike, përkundër deklaratave dhe vijave të kuqe që deklarojnë ato nuk ekzistojnë. Sepse vijë e kuqe, e bardh e katërta apo ku di unë ngjyrën është pozita e politikanëve dhe qeveris, andaj kjo do të shihet qartë”, ka thënë njohësi in çështjeve juridike e politike profesor Muhamet Kelmendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...