Ramush Haradinaj shkelë kushtetutën? - Bota Sot
Ramush Haradinaj shkelë kushtetutën?

Politika

Ramush Haradinaj shkelë kushtetutën?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 tetor 2019 Në ora: 13:38
Ramush Haradinaj

Gjatë javës së kaluar, kryeministri nëdorëheqje, Ramush Haradinaj pasi u kthye nga një vizitë zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se i ka qartësuar pozicionet e Kosovës kundër ndryshimit të kufijve.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se ndarja nuk është më rrezik për Kosovën.

Gjatë kësaj vizitë në Nju Jork, ka pasur rastin që t`i takoj zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Mattheë Palmer, i ngarkuar për Ballkanin, dhe përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, ChristophHeusgen.

Por, kjo vizitë e Haradinajt si kryeministër i Kosovës në SHBA po shihet si shkelje kushtetuese.

Voca: Z. Haradinaj nuk ka asnjë të drejtë të përfaqësoj vendin jashtë

Image
Mirsad Voca

Kështu, njohësi i Integrimeve Evropiane, Mirsad Voca, në një prononcim për “Bota sot“ është shprehur se Haradinaj nuk ka të drejtë ta përfaqësoj vendin jashtë, për shkak se është vetëdorëhequr nga posti i kryeministrit.

“Z. Haradinaj nuk ka asnjë të drejtë të përfaqësoj vendin jashtë. Aktualisht, stafi politik qeverisës nuk ka asnjë prerogativë kushtetuese të përfaqësoj vendin në asnjë formë për arsye se është dorëhequr nga çdo përgjegjësi kushtetuese dhe nga të gjitha obligimet ekzekutive të vendit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

I pyetur nga “Bota sot” se çfarë masa duhet të ndërmerren ndaj tij, nëse ka bërë shkelje të kushtetues, Voca është shprehur se ky rast i Haradinajt do të duhet të trajtohej ligjërisht, por ka një mospërfillje ligjore nga kushdo nga politikanët që kanë abuzuar me pushtetin.

“Natyrisht se kjo do të duhej të trajtohej ligjërisht, mirëpo për fat të keq meqë ka një mospërfillje ligjore nga kushdo nga politikanët që kanë abuzuar me pushtetin, dhe në mungesë të funksionimit të mekanizmave të duhur administrativ dhe juridik, vendi përballet edhe më këtë anarki politike sidomos tani para zgjedhjeve ku secili pretendon « zotin e shtëpisë », ndërsa Shteti vuan nga kaosi me probleme të panumërta”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër,Voca ka shtuar se përkundër që ligjet e Kosovës janë hartuar sipas modeleve evropiane injorohen nga politikanët e papërgjegjshëm.

“Edhe nëse Kushtetuta dhe ligjet janë të hartuara ndoshta sipas modeleve të shteteve të Evropës perëndimore, në Kosovë shpesh na shfaqen vetëm sipërfaqësore, meqë nuk respektohen dhe injorohen sidomos nga politikanët e papërgjegjshëm të cilët i kanë sjellë këtë ngecje, në mos regres Republikës së Kosovës”, ka potencuar Voca për “Bota sot”.

Burjani: Kjo është nëkundërshtim  me kushtetutën dhe ligjet në fuqi

Image
Blerim Burjani

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka deklaruar se veprimi i Haradinajt është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës që janë në fuqi.

Gjithashtu, Burjani është shprehur se Haradinaj me dorëheqjen e tij nuk mund të përfaqësoj e as të flasë në emër të shtetit.

“Kjo është nëkundërshtim  me kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ai është dorëhequr dhe nuk mund të përfaqësoj e as të flasë në emër të shtetit, pra nuk ka më mandat pasi mandatin e ka shkëputur vet me dorëheqje. Shteti nuk ka më kryeministër, termi i shpikur për kryeministër në detyrë nuk është term kushtetues dhe ligjor. Ai si dorëhequr nuk të drejtë as në pagë, as në zyrë e as vozitje falas që po duhet t`i paguhet nga xhepi i qytetarëve  prapë tema mund të del në Gjykatë. Pagat që marrin dhe kanë dhënë dorëheqje, ata nuk mund të shfrytëzojnë automjetet e shtetit dhe institucionet për fushatë”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Krainiqi: Dikush duhet ta përfaqësojë Kosovën

Image
Faik Krasniqi

 

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, nuk e ka mendimin e njëjtë sikurse parafolësi e tij.

Sipas Krasniqit, Haradinaj deri sa të zgjidhet qeveria e re ai mund të përfaqësoj vendin në arenat ndërkombëtare dhe se vizita e tij në SHBA nuk përbën shkelje të kushtetutës.

“Deri sa të zgjidhet Qeveria e re, kryeministri ka të drejtë ta përfaqësojë vendin në arenën ndërkombëtare. Vizitat nuk përbëjnë asnjë shkelje të kushtetutës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, shkelje e kushtetutës do të ishte nëse kryeministri në largim do të merrte ndonjë vendim në emër të Kosovës..

Më tej, ai ka vazhduar duke thënë se në rast se nëse nuk formohet Qeveria me muaj të tërë dikush do të duhej të përfaqësonte shtetin.

“Shkelje e kushtetutës do të ishte nëse Kryeministri në largim do merrte vendime nëemër tëKosovës, por jo edhe për vizita zyrtare jashtë vendit. Dikush duhet ta përfaqësojë Kosovën. Edhe pas zgjedhjeve Qeveria ka mundësi që të mos formohet me muaj të tërë, dhe kjo s'do tëthotë që vendi të izolohet sa i përket vizitave jashtë vendit!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...