Ja nga kush po frikësohen VV dhe LDK

Politika

Ja nga kush po frikësohen VV dhe LDK

Nga: M.H Më: 13 janar 2020 Në ora: 16:39
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Pas takimit të sotëm me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, thuhet se Kosnett ftoi udhëheqësit politikë ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve.

Mirëpo nuk la pa u deklaruar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, I cili nuk foli gjatë para mediave pas takimit me Kosnett-in. Ai u shpreh se zgjidhja i takon VV-së.

“Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, tha Mustafa.

Juristi dhe analisti politk, Blerim Burjani, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, u shpreh që nuk ka vullnet për ndryshim apo se po i frikësohen ndryshimeve.

Më tej, Burjani tha që të dy partitë si LDK ashtu edhe VV, kanë komoditetin për negociata, mirëpo që duhet të përfundoj ky negocim dhe të themelohen institucionet.

“Ky koalicion është i pranushëm për të gjithë, problemi kryesor mbetët jo gatishmëria e palëve përfundimisht të lidhin koalicion. Pra nuk ka vullnet për ndryshim apo po i frikësohen ndryshimeve që vet i kanë proklamuar tërë kohën”, tha, Burjani.

Ai hedh kritika mbi të dy partitë, për shkak se qytetarët nuk kanë komoditetin për t’i pritur ata në negociata kaq të gjata.

Image
Blerim Burjani

“Përderisa qytetarët presin fillimin e ndryshimit të së keqës që e ka kapluar shtetin që 20 vjet. Këta si LDK dhe VV ende janë komod dhe kanë kohë për të negociuar, negocimi duhet të përfundoj dhe të themelohen institucionet”, përfundoi, Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat