"Serbia duhet të pranon pavarësinë e Kosovës në kufijtë ekzistues, nëse dëshiron qasje në BE” - Bota Sot
"Serbia duhet të pranon pavarësinë e Kosovës në kufijtë ekzistues, nëse dëshiron qasje në BE”

Politika

"Serbia duhet të pranon pavarësinë e Kosovës në kufijtë ekzistues, nëse dëshiron qasje në BE”

Nga: D.B. Më: 25 maj 2020 Në ora: 14:22
Foto Ilustrim

Ashtu siç është punuar keq në planin e brendshëm në Kosovë deri më tash, ashtu edhe me keq është punuar në politikat e jashtme. Kjo për faktin se janë ngatërruar punët sidomos me prodhimin e vazhdueshëm të krizave politike e institucionale.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Muliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se me këtë jemi duke dhënë shembuj jo të mirë të shtet ndërtimit dhe mirëqenies, por edhe duke i shkaktuar dëme Kosovës me politikat e jashtme.

Sipas tij, Kosova nuk ka pasur as diplomatë të mirë dhe as ministra të punëve të jashtme ashtu si duhet, pasi të tillët veç dëme i kanë shkaktuar Kosovës, duke filluar më çnjohjet që na ndodhen të 15 shteteve e tutje.

Image
Skender Mulliqi

“Kjo defanzivë politike e Kosovës, bëri që të vepron diplomacia serbe duke na shkaktuar dëme jo të vogla. Kosova nga këto struktura që ishin në pushtet për shumë vite, mbeti pa liberalizim të vizave, pa u inkuadruar po thuaj në asnjë organizëm të rëndësishëm ndërkombëtar. Bisedimet pa kushte të cilat u zhvilluan më Serbinë për normalizim të marrëdhënieve dhe marrëveshjet e firmosura nuk i sollën të mira Kosovës, veç sa e afruan Serbinë në BE. Dhe faza më kritike për vendin ishte ballafaqimi me pandeminë globale , por edhe me e keqe së kjo ishte theksimi i pandemisë politike, pikërisht në kohë virusi. U rrëzua qeveria e Kurtit, pa asnjë bazë reale më motivacione të paqëndrueshme politike, veç pse ishte koha të punohet me ndershmërisht për shtet dhe për popull .Po tentohet të formohet qeveri e re pa partinë fituese jashtë praktikave të deritashme , dhe në mënyrë jo kushtetuese. Unë nuk di së çfarë kuptimi ka mbajtja e zgjedhjeve kur qeverinë paska të drejtë të formon kush të dëshiron “, ka thënë analisti Mulliqi.

Ai ka theksuar se kjo nuk ishte dashur të ndodhë se na bëhet praktikë e keqe, që kurrë nuk na liron nga krizat institucionale dhe rrëzimi i qeverive sa herë i teket dikujt.

“Shumë po përfolët ende pa dalë zyrtarisht me qëndrime Gjykata Kushtetuese, se Gjykata do të vendos në favor të formimit të qeverisë me mandatar, Avdullah Hotin. E nëse do të kemi një qeveri të re, kjo po paragjykon në opinion sepse po bëhet për të arritur një marrëveshje të shpejtë më Serbinë, që shumica e kanë frikën me arsye se nuk do të jetë e mirë. Nuk ka nguti në bisedimet me Serbinë, sepse së pari, ishte dashur të dakordohen BE-ja dhe Amerika më agjendën e këtyre bisedimeve se sa po na bëjnë presione neve, e palës serbe për çudi kurrë nuk i vunë asnjë kusht”, ka thënë analisti Mulliqi.

Ai pohon se vetëm Gjermania është shteti qe energjikisht është duke iu kundërvu planeve për ndarje apo shkëmbimeve territoriale.

“Angela Merkel qëndron e fortë prapa qëndrimeve se Serbia duhet të pranon pavarësinë e Kosovës në kufijtë ekzistues, nëse dëshiron qasje në BE. Diktimi i politikës serbo- ruso do ta destabilizonte rajonin, çka edhe Putin e dëshiron. Ambasadori kontravers i deri tashëm në Gjermani, i autorizuar për bisedimet Kosovë –Serbi, Ricard Grenel, nuk është paralajmërim i mirë për Kosovën , kur dihet se me insistimin e tij u bë rënia e qeverisë Kurti, dhe predisponomi që bisedimet më Serbinë ta kenë një marrëveshje para zgjedhjeve në Amerikë”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, prapavija politike e Grenelit dhe ndryshimi i qëndrimit paksa të administratës të presidentit, Tramp , kanë futur bukur shumë frikë së ka mundësi të një marrëveshje jo të mirë për Kosovën. Natyrisht së kjo nuk bëhet lehtë pa qëndrimin tonë në Kuvend, dhe pa qëndrimin e shteteve të fuqishme të Evropës , të cilat janë kundër ndryshimit të kufijve , që sipas tyre do të prodhonin politika radikale dhe destabilitet në rajon .Të besojmë së Amerika dhe BE-ja, do të dakordohen që të kemi prosperitet e jo të ndikohen dhe as të lejohet që Rusia, të bëhet pjesë e bisedimeve, e cila ka për qëllim futjen e ndikimit politik të humbur në Ballkanin Perëndimor , si dhe tendencat për jo stabilitet politik dhe çrregullime në këtë rajon”, është shprehur analisti politik Skënder Mulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat