Analisti politik tregon se a mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme dy herë radhazi

Politika

Analisti politik tregon se a mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme dy herë radhazi

Nga: A.SH Më: 25 maj 2020 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje me këmbëngulje po kërkon zgjedhje të reja.

Kjo parti ditë më parë doli me një video, duke treagur për mundësinë e mbajtjes se zgjedhjeve te reja në këtë kohë pandemie duke marr si model Korenë Jugore.

Lidhur me këtë analisti politik, Blerim Bujrani, në një prononcim për “Bota sot” thotë se, nuk mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme dy herë radhazi.

“Jo, dy herë radhazi për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme është problem legjitimacioni, edhe zgjedhjet e 6 tetorit ishin të jashtëzakonshme, kushte nuk ka për zgjedhje, nuk ka as disponim", thekson Burjani.

Ai thotë se, problemet ekonomike në vend janë të mëdha.

“Tash problemet ekonomike janë të mëdha, po sikur edhe humbjet e mëdha të sektorit privat , s’ka kurrfarë sigurie as në aspektin shëndetësor që nuk rikthehet pandemia për të ardhë keq që pushteti është më i rëndësishëm se shteti dhe shëndeti”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat