Deputeti i Vetëvendosjes: Kjo Qeveri që në start është humbëse me Serbinë

Politika

Deputeti i Vetëvendosjes: Kjo Qeveri që në start është humbëse me Serbinë

Nga: H.O. Më: 18 qershor 2020 Në ora: 19:08
Qeveria Hoti

Më 27 qershor në Uashington do të takohen të dyja palët, ajo e Kosovës dhe e Serbisë për të vazhduar bisedimet. Ende nuk dihet qartë se qfarë do të flitet në atë takim, derisa kryeministri Avdullah Hoti thotë se nuk do të ketë asnjë marrëveshje në dëm të Kosovës.

Ndërkaq, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha në një përgjigje për “Bota sot” thotë se Serbia do të fitoj qysh në fillim, duke qenë se është në bisedime me një qeveri ilegale të Kosovës. Sipas tij, derisa Kosova ka pranuar të heq taksën dhe reciprocitetin, kjo do të thotë se është ulur në një tryezë të nënshtruar.

“Me këtë qeverinë ilegale dhe jo legjitime, Serbia që në start është e fituar. Derisa Kosova ka pranu me hjek taksën dhe reciprocitetin, tregon që ka pranu me u ulur në tryezën e nënshtruar. Kurse me pranimin e një marrëveshje me Serbinë që Kosova as mos të kërkoj anëtarësim në organizata ndërkombëtare, është nënshtrim dhe poshtërim që Kosova të operoj në rrafshin ndërkombëtarë si e pavarur. Po besoj këto dy akte tregojnë qe kjo Qeveri që në start është humbëse me Serbinë”, thekson Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat