Profesori Maxharraj: Ja ҫfarë bëri Ramush Haradinaj për pushtet

Politika

Profesori Maxharraj: Ja ҫfarë bëri Ramush Haradinaj për pushtet

Nga: H.O. Më: 9 shtator 2020 Në ora: 07:52
Ramush Haradinaj

Profesori Binak Maxharraj në një shkrim të tij dërguar gazetës shkruan për stilin e të bërit politikë të Ramush Haradinajt.

Sipas tij, Haradinaj nuk e paramendon jetën pa pushtet. Ai shkruan se partia e tij, tash e 20 vjet numëron të njëjtin numër të deputetëve. Sipas Maxharrajt, kjo nuk do të ndodhte po të bënte ai më tepër për partinë e tij, se sa për pushtet.

Shkrimi i plotë:

RRETHI VICIOZ I RAMUSH HARAJDINAJ.

Ramush Hrajdinaj është interesant në te bamit politik:

Stili i tij është: Ngreh e mos këput, zhdryp se t'vrava, mos zhdryp se t'vrava, po makana s'po ma kana, mund kështu por edhe ashtu, pa pushtet nuk e paramendon jetën, bile është në gjendje për pushtet të bëhet patericë,apo kingalë e çdo qeverie.

Stili i tij është po e rrexoj, jo s'po e rrexoj.

Duke e patur parasysh këta rrathë në të cilët po sillet partia e tij që 20 vjet është me numër të njëjtë deputetësh.

Sikur të punonte e vepronte më shumë për partinë se sa për pushtet, partia e tij do të rritej më shumë e më shpejtë e jo të vendnumëron.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat