Reagon edhe Tomë Gashi për “Dosjet” e Specialës: Ja me sa vite burg mund të dënohem ata që i publikuan ato

Politika

Reagon edhe Tomë Gashi për “Dosjet” e Specialës: Ja me sa vite burg mund të dënohem ata që i publikuan ato

Nga: D.B. Më: 11 shtator 2020 Në ora: 15:52
Tomë Gashi

Në lidhje me atë se si vlerësohet që mbi 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale sipas OVL-UÇK-së, janë dorëzuar nga një njeri me maskë e kapelë në zyrat e tyre, ndërsa askush nuk i bëri pyetje se kush je dhe ku i more dosjet, avokati Tomë Gashi ka thënë për gazetën “Bota sot” 4 mijë dosje të sjella me OVL tek UÇK-ja normalisht se janë skandali më i madh i radhës, nëse këto janë të dërguar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas tij, tani rasti është në duar të hetuesisë, respektivisht të Prokurorisë Speciale në Hagë që të vërtetojë se si është e mundur që këto dosje nëse janë të Gjykatës të dërgohen në OVL-UÇK dhe që rrjedhja e këtij informacioni të hetohet.

“Është e vërtetë se rrjedhja e informatave nga Gjykata Speciale e dëmton kredibilitetin e Gjykatës Speciale dhe sipas OVL te UÇK-së thuhet se aty ka edhe emra të dëshmitarëve gjë që është rreptësishtë e ndaluar që të bëhen publike emrat e këtyre dëshmitarëve. Ngase pa marre parasysh se a janë dëshmitarë të rëndomtë, të mbrojtur apo anonim, identiteti i tyre duhet të mbrohet gjithsesi. Kushdo që eventualisht i publikon këta emra pa marre parasysh se a është gazetar apo ka profesion tjetër duhet ta di se është vepër penale dhe mund te dënohet deri në 10 vite burgim”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat