Heqja e vijave të kuqe ndaj PDK-së, vjen ‘goditja’ e rëndë për LDK-në

Politika

Heqja e vijave të kuqe ndaj PDK-së, vjen ‘goditja’ e rëndë për LDK-në

Nga: P.R Më: 26 shtator 2020 Në ora: 19:45
Isa Mustafa

Lideri i LDK-se, Isa Mustafa ka thëne se vijat e kuqe ndaj PDK-se janë hequr, vija këto që LDK i kishte vendosur PDK-së para zgjedhjeve të 6 tetorit.

"Meqenëse nuk kemi biseduar nuk mund të them pranohet apo jo, por ajo çka unë kam thënë publikisht, është se vijat e kuqe ne të cilat i kemi vënë përpara ato vija të kuqe tani duhet t’i heqim edhe në situatën e tanishme”, ka thënë Mustafa kur është pyetur për një koalicion me PDK-në.

“Por, edhe kur të vijmë në zgjedhjet e ardhshme për arsye se shumë vështirë po mund të bëjmë zgjidhje, duke izoluar ose duke dhënë ndalesa të bashkëpunimit në disa subjekte politike, sidomos tani situata e cila u krijua para një kohe me paralajmërimin e aktakuzave kundër presidentit të vendit dhe kryetarit të PDK-së, na sjellë në një situatë të rëndë ku ne duhet më shumë të mendojmë për interesa të vendit sesa për të lidh”, ka shtuar Mustafa.

E për këtë veprim të LDK-së, për gazetën “Bota sot” ka folur juristi dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

“LDK gjithmonë ishte kumbara me i mire i PDK-së , se bashku disa herë kanë qeverisur së bashku përgjatë kësaj kohe, këto dy parti mbajnë përgjegjësi si për mirë, si për keq që ka ndodhur. Këto dy parti janë koordinuar për pavarësinë dhe dialogun me Serbinë, të dy palët janë të përfshira në punësim të militantëve të tyre politik në ambasada. LDK ka punësuar ne BQK njerëz të saj përderisa PDK në tërë shërbimin civil dhe publik, LDK ka shumë të punësuar po ashtu në MPJ dhe njerëz të saj nëpër ambasada të shumta të shtetit”, thotë Burjani për “Bota sot”.

Njëjtë si PDK dhe LDK, sipas Burjanit është edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Këto dy parti cilësohen si parti interesi për vete por jo për popullin, njëjtë është edhe me VV-në e cila duket të jetë keq me punësim edhe më shumë, pasi që tërë anëtarësinë dhe liderin e ka të papunë të gjithë shpëtimin e shohin në politikë”, shprehet Burjani.

“Pra kemi një klasë problematike sociale e cila uzurpon shtetin për përfitime për vete në ndërkohë s’ka zgjidhje për problemet vitale ekonomi, punësimin dhe sigurimin shëndetësor, edukimin e shkatërruar atë publik, pra ka shumë probleme që nuk ka kush t’i zgjidhë”.

Për fund, ai ka treguar edhe arsyet pse mund të lidhet një koalicion mes LDK-së dhe PDK-së.

“Mua nuk më befason aspak hyrje e menjëhershme në koalicion edhe PDK-në, që do të krijonte me shumë stabilitet dhe të hiqet AAK, e cila është shumë problematike dhe parti e një njeriu që sillet si të dojë me partinë”, përfundon juristi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat