Vjen paralajmërimi: Nëse formohet Asociacioni përtej Kushtetutës, do të funksionojë si Kali i Tojës në Kosovë

Politika

Vjen paralajmërimi: Nëse formohet Asociacioni përtej Kushtetutës, do të funksionojë si Kali i Tojës në Kosovë

Nga: G.B Më: 16 tetor 2020 Në ora: 14:33
Ilustrim

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet, siç është zotuar Kosova dhe për këtë ka marrë miratimin në Kosovë.

Ai madje ka thënë se duhet të ndryshohet Kushtetuta.

Reagime të shumta ka pasur lidhur me këtë, duke e kundërshtuar Lajçakun.

Image
Violeta Haxholli

Lidhur me këtë, Violeta Haxholli nga KDI, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova qysh moti i ka ndërmarrë hapat për zbatimin e Asociacionit, por që nuk është bërë për shkak të mosinteresimit të palës serbe, e cila nuk dëshiron që statuti i Asociacionit të jetë në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por duan që ai të diskutohet në Bruksel dhe të fitojë kompetenca ekzekutive.

“Kosova ka ndërmarrë hapa qysh moti për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin duke krijuar ekipin menaxhues në përbërje të përfaqësuesve të komunitetit serb. Ky ekip ka pasur për detyrë që të hartojë statutin e Asociacionit mirëpo deri tani nuk e ka bërë këtë. Kjo sepse pala serbe nuk është e interesuar që statuti i Asociacionit të jetë në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ata janë të interesuar që tema e Asociacionit të diskutohet në Bruksel me qëllimin që ky mekanizëm të fitojë kompetenca ekzekutive”, ka thënë ajo.

Sipas Haxhollit, Kosova nuk duhet të lejojë që Asociacioni të themelohet përtej Kushtetutës, e nëse kjo ndodhë, do të funksionojë si Kali i Trojës në Kosovë.

“Kosova nuk duhet të lejojë që Asociacioni të themelohet përtej Kushtetutës. Në rast se ndodhë kjo, ky organ do të funksionojë si Kali i Trojës në Kosovë duke krijuar një pushtet paralel me kompetenca autonome i cili do të minojë në vazhdimësi sistemin politik të Kosovës”, ka deklaruar Violeta Haxholli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat