Rënia e qeverisë dhe zgjedhjet e reja, në duar të këtyre dy partive

Politika

Rënia e qeverisë dhe zgjedhjet e reja, në duar të këtyre dy partive

Nga: M.H Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:38
Qeveria Hoti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri po e konsideron stabil koalicionin qeverisës me LDK-në, por thotë se kur vjen koha tek zgjedhja e presidentit, aty do të jetë një “lojë tjetër” dhe se pret reflektimin e partnerëve qeverisës për këtë temë.

I dyti i ekzekutivit duke shpreh këmbënguljen për këtë post, vlerëson se shefi i partisë, Ramush Haradinaj është personi më i mirë në këto rrethana për president të vendit.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi i kontaktuar nga “Bota sot”, u shpreh që në pozitën e presidentit mund të konkurojë çdo njeri që i plotëson kushtet ligjore dhe propozohet nga ndonjë parti në Kuvend. Kelmendi përkrahë deklaratën e Tahirit, sepse, sipas tij, Haradinaj është personi që plotëson kriteret për postin e presidentit pasi që ka shumë virtyte pozitive që e bëjnë adekuat për këtë post.

Image
Muhamet Kelmendi

“Në poziten e Presidentit të vendit mund të konkurojë çdo njeri madhor dhe që i plotëson kushtet ligjore e që propozohet nga ndonjë parti në Kuvend. Këtej është edhe propozimi i z.Tahiri i AAK-së që mendon se në pozitën e presidentit të vendit i plotëson kriteret më së miri Ramush Haradinaj. Kjo është një çështje që është e kapshme dhe shumë e vërtetë. Nuk mendoj se ndonjë person nga partitë tjera është më i përshtatshëm se Z.Haradinaj për postin e Presidentit. Në shumë fusha ka virtyte pozitive dhe domethënëse për President”, tha Kelmendi.

Më tej, Kelmendi flet edhe për qeverinë e stabilitetin e saj, e që sipas tij nuk ka farë stabilitet, sepse po varet nga Lista Serbe dhe nuk i kanë votat në Kuvend, gjë që rrezikon rënien në çdo moment.

“Sa i përket Qeverisë dhe stabilitetit të saj, ajo veç dihet. Qeveria nuk ka fare stabilitet. Varet nga Lista Serbe. Nuk i kanë votat për votim në Kuvend dhe mund të bie në çdo moment. Se si do të shkojë gjendja varet nga koalicioni dhe nga PDK. LDK dhe PDK e kanë në dorë. Prej tyre varet funksionimi i qeverisë apo rënia e saj dhe shkuarja në zgjedhje. Natyrisht se momenti i zgjedhjes së Presidentit është momenti i rënies së Qeverisë apo i vazhdimit të punës së saj. Të presim zgjedhjen e tillë”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat