Serbia udhëhiqet nga kriminelët, çlirimtarët e UÇK-së para Gjykatës, ja reagimi i ashpër i analistit

Politika

Serbia udhëhiqet nga kriminelët, çlirimtarët e UÇK-së para Gjykatës, ja reagimi i ashpër i analistit

Nga: A.Z Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 16:24
UÇK

Ditë më parë është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimin.

Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar më 4 dhe 5 nëntor, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. "Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës e konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit më 26 tetor 2020. Aktakuza e konfirmuar nuk u bë publike në atë moment”, thuhet në komunikatën e tyre.

Këto zhvillime të fundit, i ka komentuar edhe njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se bastisja dhe arrestimi i Krasniqit, pasojnë edhe me arrestime dhe bastisje të tjera të Thaçit, Veselit dhe Selimit, me formimin e Gjykatës Speciale në Kuvend ka qenë e çartë se një ditë dhe dikush nga radhët e UÇK-së do të përballet me gjykatën në fjalë.

“Bastisja e shtëpisë të ish kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi dhe pastaj arrestimi i tij, pasojnë edhe më arrestime dhe bastisje të tjera , të ish presidentit Thaçi, dhe të parit të PDK-së Veselit, si dhe Rexhep Selimit të LVV. Tashmë shumë herë është folur dhe shkruar së si është formuar Gjykata Speciale enkas dhe padrejtësisht vetëm për Kosovën dhe shqiptarët. U votua në Kuvend më shumicë votash, dhe pas gjithë këtyre, ka qenë e çartë së një ditë edhe dikush nga radhët e UÇK-së, do të përballët më gjykatën në fjalë”, tha ai.

Për të është befasi mënyra se si janë duke u bërë këto zhvillime, në mënyrë spektakolare dhe me metoda jo primare, përderisa secili është i thirrur nga Gjykata dhe iu janë përgjigjur ftesës. Sipas tij, nuk është formuar një gjykatë vendore për krime e supozuara.

“Për mua befasi është mënyra së si po bëhen këto arrestime, në mënyrë spektakolare dhe më metoda jo parimore , kur dihet së secili i thirrur nga gjykata i është përgjigjur ftesës. Dhe sikur arrestimet dhe bastisjet paraprakisht, po e paragjykojnë edhe fajtorin, qe e deligjitimon edhe punën e gjykatës. Çka i parapriu formimit të Gjykatës? Sipas mendimit të shumicës është fakti se nuk u punua mirë në funksionimin e shtetit ligjor. Nuk u formua një gjykatë vendore për krimet e supozuara”, tha ai.

Më tej ka shtuar se asnjëherë udhëheqësit e shtetit nuk i kanë kërkuar dëmet e luftës dhe nuk e paditën Serbinë fashiste për gjenocid, duke u futur edhe në bisedime pa ua vënë asnjë kusht Serbisë, kështu Serbia duke u faktorizuar shumë në saje të ndihmës që ia bënë drejtuesit tanë të shtetit.

“Krimi dhe korrupsioni janë bërë tashmë gangrenë e shoqërisë të re të Kosovës. Pastaj, asnjëherë udhëheqësit tanë të shtetit nuk i kërkuan dëmet e luftës dhe nuk e paditën Serbinë fashiste për gjenocid, siç e kamë thënë shumë herë në shkrimet e mia. U futëm në bisedime pa menduar mire, duke mos i vu asnjë kusht të vetëm Serbisë, thua së ne ishim agresori. Serbia u faktorizua shumë politikisht në saje të ndihmës që ia bënë drejtuesit tanë të shtetit, nga mos dija apo dikush edhe qëllimisht. Kjo ishte fiasko e madhe e diplomacisë dhe politikës jo vetëm të Kosovës , por asaj shqiptare në përgjithësi. Ju bë argat Vuçiqit më projektin për ndarjen apo shkëmbimet territoriale”, tha ai.

Më tej theksoi se janë bërë gabime duke filluar nga Fusnota e deri te gabimi më i madh që ishte firmosja e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, të gjitha këto lëshime përfshirë edhe abuzimet karshi shtetit, i kanë kontribuar edhe formimit të Gjykatës Speciale. Sipas tij, Serbia në vend që të mbartë hipotekën e shtetit gjenocid edhe për shumë vite, po e merr primatin në Ballkan.

“U bënë gabime paraprake të mëdha, si me Fusnotën, Gjashtë Pikëshin e Ban Kimunit, Demarkacionin dhe, gabimi më i madh ishte, firmosja e Asociacionit më kompetenca ekzekutive. Të gjithë këto lëshime dhe shumë lëshime të tjera në politikat e brendshme, si edhe abuzimet e mëdha e të vogla karshi shtetit, i kanë kontribuar edhe formimit të padrejtë të Gjykatës Speciale. Serbinë po e udhëheqin ish kriminelet e Milosheviqit, si Vuçiqi, Daciqi, e tjerë, dhe asnjë fjalë kundër tyre nuk e dëgjuam deri më sot nga shtetet e BE-së. Serbia duke u faktorizuar na rajon edhe nga Marrëveshja e Uashingtonit, po e merr primatin në Ballkan, në vend që të mbartë hipotekën e shtetit gjenocidial edhe për shumë vite”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat