Kritikohet Qeveria pas vendimit për karantinë dhe orë policore

Politika

Kritikohet Qeveria pas vendimit për karantinë dhe orë policore

Nga: D.B. Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 16:55
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja anti-covid dhe ka bërë të ditur se masat e reja do të vlejnë për tërë territorin e Kosovës. Por analisti politik Shemsi Jashari këto masa i ka quajtur të ashpra dhe të pa studiuara mira.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se masat e paraqitura sot nga Qeveria janë të ashpra dhe të pa studiuara mirë dhe nuk paraqesin gjendjen reale të situatës me pandemi.

Image
Shemsi Jashari

Madje sipas tij, ende nuk ka një analizë të saktë për numrin e të testuarve nga secila komunë dhe shkaktari i vërtetë i përhapjes së "Covid 19", ndarja në zona sipas komunave është e pakuptimtë sidomos nëse i referohemi Prishtinë si kryeqytet.

“Në qoftë se një numër i madh i të infektuarve janë zyrtar publik që punojnë në institucione publike, s’ka kuptim ora policore prej orës 19:00. Pasi ata të shkojnë në shtëpi dhe tërë ditë janë sjellë në qytet!! Sipas kritereve të qeverisë, inkurajohen komunat të mos bëjnë shumë testime dhe rrjedhimisht edhe të mos ketë kufizime. Në qoftë se Komunat i ndërkrejnë testimet dhe ndalon laboratorët private, atëherë brenda javës do të jenë në zonën e gjelbër sepse nuk do të ketë raste pozitive”, ka thënë analisti politik Shemsi Jashari.

Ai konsideron se rastet pozitive si përqindje e testimeve janë të njëjta në krejt Kosovën dhe se është normale se koncentrimi i qytetarëve për të bërë testime në Prishtinë nga të gjitha komunat, për shkak të besimit ne shërbim bënë që komuna e Prishtinës të dal me shumë raste ditore.

“Ky nuk është kriteri që duhet të përdoret nga qeveria. Të paktën jo derisa të miratohet pakoja për ndihmë ekonomike për bizneset sepse do të jetë fatale për ekonominë”, ka thënë analisti politik Shemsi Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat