Ky është çelësi i zgjedhjes së situatës së rëndë në Kosovë

Politika

Ky është çelësi i zgjedhjes së situatës së rëndë në Kosovë

Nga: A.Z Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 16:15
Prishtina

Në kohën e fundit rastet e shumta me Covid-19 , si në numër të rasteve pozitive, ashtu edhe në viktima gjendja në Kosovë është duke u bërë çdo herë e më e vështir, duke e përfshirë edhe ekonominë meqë rast Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, është hedhur në votim afër dhjetë herë, por pa sukses.

Gjendjen momentale të Kosovës e ka komentuar edhe njohësi i çështjeve politike Skënder Mulliqi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se krahas gjendjes ekonomike janë duke u shtuar edhe familjet skamnore, si fajtor për këtë thotë se qytetarët nuk janë duke e zgjedhur të duhurin për ta udhëhequr vendin.

“Numri i te prekurve nga virusi çdo dite po rritet. Krahas kësaj gjendjeje jo të mirë më pandemi, po rritet edhe numri i të papunësuarve, sikur po shtohen edhe familjet skamnore. Kjo vjeshtë dhe ky dimër me gjasë do të jenë më të vështirat e pas luftës. Qytetarët po shihet tash pas shumë vitesh, së nuk zgjodhën më të mirët për ta drejtuar vendin, në sfidat e tranzicionit. Pushtetet e deritashme nuk i plotësuan as kërkesat minimale të qytetareve nga të cilët edhe e morën votën”, tha ai.

Analisti më tej ka shtuar se vendi është duke degraduar çdo herë e më shumë, dhe duke u zbrazur që njëra prej arsyeve thotë se është që të rinjtë nuk po lejohen të inkuadrohen në rrjedhat shoqërore dhe politike kështu duke e lëshuar edhe vendin.

“Vendi gjithnjë e më shumë po degradon, duke i lënë shumicën jashtë vendimmarrjes. Vendi po zbrazet nga pa perspektiva e krijuar. Po zbrazet së të rinjtë nuk po lejohen që të inkuadrohen më shumë në rrjedhat shoqërore dhe politike. Shpenzimet e parasë publike janë bërë enorme nga keqpërdoruesit e ndryshëm në pushtet. Hajnit dhe plaçkitjet më shumë po mbesin bujë mediale, së sa po veprohet nga organet kompetente që keqbërësit të marrin dënimin e merituar”, shto ai.

Mulliqi është shprehur se nuk po bëhen numrat në kuvend për të nxjerr ligje për realizimin e interesave të qytetarëve përfshirë edhe Rimëkëmbjen Ekonomike, ai thotë kjo qeveri nuk po ka mundësi të funksionojë për shkak të këtyre numrave. Më tej ka thënë se në kuvend po merren pagat që më asgjë nuk arsyetohen.

“Kështu duket do te jetë edhe më rastin e fundit të vjedhjes të thesarit të shtetit. Kjo qeveri e pakicës në kuvend nuk po ka mundësi të funksionon si duhet se nuk i ka numrat. Kur bëhet fjalë për realizimin e interesave të qytetareve, nuk po bëhen numrat në kuvend për të nxjerr ligje, si dhe Ligjin për Rimëkëmbjen ekonomike shumë të nevojshme në situatën e pandemisë globale. Kuvendaret edhe pse po abstenojnë në kuvend po i marrin pagat që më asgjë nuk janë duke i arsyetuar, dhe shumë benificione të tjera, kurse në anën tjetër shumë kategori kanë mbetur në mëshirën e kohës”, tha ai.

Ai theksoi se çdo herë e më shumë situata politike është duke u ndërlikuar, sipas tij, çelësi i zgjedhjes për të dalë nga krizat që e kanë katandisur vendin janë vetëm zgjedhjet e reja .

“Kjo ndodhë vetëm ne vendet ku përgjegjësia karshi shtetit dhe popullit është e ulët. Vetëm zgjedhjet e reja siç po e them kohën e fundit në shkrime, është çelësi i zgjedhjes së daljes nga krizat e shumëllojshme në të cilat është katandisur vendi që shumë kohë. Çdo ditë e muaj që kalojnë vetëm sa e ndërlikojnë edhe më shumë situatën politike dhe rrjedhat edhe ashtu të dobëta ekonomike e sociale në Kosovë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat