Posti i presidentit, këto janë dy zgjidhjet për Kosovën - analisti i njohur jep parashikimin

Politika

Posti i presidentit, këto janë dy zgjidhjet për Kosovën - analisti i njohur jep parashikimin

Nga: G.B Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 22:49
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Vendi mund të shkojë në zgjedhje për shkak të postit të presidentit, për të cilin partitë në pushtet duket se nuk po gjejnë pajtim.

E për këtë post po kërkohen edhe vota nga partitë, derisa Ramush Haradinaj kërkoi që PDK t'ia japë votat dhe më pas AAK do t'i kthejë kur të ketë nevojë për ndonjë post.

Por, sipas U.D të kryetarit të PDK-së, Haradinaj duhet t'ia kthejë borxhin PDK-së dhe LDK-së që e bënë kryeministër në vitin 2017.

Image
Fadil Lepaja

Sipas analistit politik, Fadil Lepaja, vendi duhet të shkojë në zgjedhje, derisa për këtë post po bëhen oferta e pazare politike.

"Mendoj se kjo që po ndodhë rreth presidentit, me oferta e pazare publike është tregues se ka ardhur koha që të shkohet në zgjedhje sërish. Fatkeqësisht pa një reformë në gjyqësi dhe sistem zgjedhor, vështirë se mund të tejkalohet kjo gjendje në të cilën komplet legjislativi dhe komplet sistemi gjyqësor kontrollohen nga një grup i vogël i njerëzve, të cilët kanë fuqi mbi qytetarët", është shprehur ai.

Sipas tij, vështirë se mund të ndodhin reforma zgjedhore.

"Në rrethana kur qytetarët janë nxjerrë nga loja vështirë është të ndodhin edhe reformat e nevojshme kur askush ende nuk ka fuqi të mbush zbrazëtirat e krijuara si pasojë e ngritjes së akuzave të gjykatës speciale ndaj disa nga figurat kyçe të politikës, të apostrofuar nga qytetarët dhe shoqëria civile si individë përmbi institucionet dhe ligjin", ka vlerësuar Lepaja.

Ai shton se ekzistojnë dy rrugë për të kthyer legjitimitetin.

"Pra, rikonfirmimi i shumicës parlamentare të dalë nga zgjedhjet e tetorit ose shkuarja në zgjedhje të reja janë rruga e vetme ndoshta për të rikthyer legjitimitetin dhe për të provuar të ndalet degradimi i mëtejmë i shoqërisë dhe shtetit", ka deklaruar Fadil Lepaja për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat