Janjiq: Asociacioni, dështim i madh i politikës së Vuçiqit

Politika

Janjiq: Asociacioni, dështim i madh i politikës së Vuçiqit

Nga: B.S. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Aleksandar Vuçiqi

Lidhur me paralajmërimin e raundit të ri të bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë, i paralajmëruar për të enjten, gazeta beogradase "Danas" përkujton deklaratën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq, të ketë thënë se qëndrimi i Beogradit ka mbetur i pandryshuar, por se "në aspektin taktit do të shohë se si t'i lëvië disa gjëra në mënyrë që të sigurojë pozicion më të volitshëm për Serbinë.

- Është e pamundur që në të pranjojmë disa zgjidhje të rëndësishme deri sa ata të mos e zbatojnë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe - ka thënë Vuçiqi.

Gazeta ka biseduar edhe me drejtorin e Forumit për marrëdhëniet etnike i Serbisë, Dushan Janjiq, i cili,  pyetur nëse çështja e energjisë do të jetë në tryezë të enjten, përkatësisht se a do të flitet për marrjen e furnizimit me energji elektrike nga ana e KOSTT-it të Prishtinës, e cila u diskutua ditët e fundit në media, Janjiq përgjigjet se kjo nuk do t'i shkonte për shtat palës serbe, sepse, sipas mendimit të tij, ky abuzim i brendshëm politik i temës.

Ai shpjegon se kjo në thelb nuk është temë, por fjala është për realizimin e marrëveshjeve që kanë qenë shumë të sakta që nga viti 2015. Janjiq përkujton se Serbia qëllimisht nuk ka formuar kompaninë për të furnizuar veriun me energji elektrike, sepse nuk mund të përmbushë detyrimin e pagesës.

- Ajo temë mund të përmendet, por nuk shoh që kjo është në interes të palës serbe, sepse është e turpshme - mendon Janjiq.

Sa i përket palës kosovare në negociata, ai thotë se mund të jetë një mundësi për delegacionin e Prishtinës që të përfitojë nga konfuzioni politik dhe injoranca e publikut serb dhe të ngrejë çështjen e borxheve të energjisë elektrike. Janjiq shprehet se çështja e zbatimit të marrëveshjes së energjisë mund të ngrihet nëse dikush ka nevojë për të politikisht, por që gjithçka është sqaruar në detaje në lidhje me atë temë.

I pyetur për të komentuar mesazhin e kryetarit Vuçiq se është e pamundur të pranohen disa zgjidhje të rëndësishme derisa pala nga Prishtina të zbatojë marrëveshjen për Asociacionit të komunave serbe, Janjiq përgjigjet se kjo është mantra, por edhe pika më e dobët e Serbisë.

- Unë tërhoqa vëmendjen kur (Tomislav) Nikoliqi u çmend me atë koncept në vitin 2012 e 2013, se nuk është i mirë. Së pari, është bërë pa respektuar realitetin në Kosovë, dhe kjo është se atje ka komuna të forta, gjë që nuk është rast në Serbi. Nuk ka kryetar bashkie që është "zot i vogël" dhe që ka një buxhet, i cili është i gatshëm të transferojë pushtetin e tij, edhe po të jetë serb - thekson Janjiq.

Sipas vlerësimit të tij, Vuçiqi duhet vazhdimisht të ngrejë çështjen e AKS-së, sepse ky është një dështim i madh politik për të dhe "gur në këpucën e tij që i ka lënë Nikoliqi", shkruan gazeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat