“Goditje” për Vjosa Osmanin: Kështu po e ndihmon Albin Kurtin – ja ku po e kërkon shpëtimin

Politika

“Goditje” për Vjosa Osmanin: Kështu po e ndihmon Albin Kurtin – ja ku po e kërkon shpëtimin

Nga: P.R Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:23
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani e ka konfirmuar se është duke biseduar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të lidhur koalicion për zgjedhjet e reja parlamentare.

“Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurtin për bashkëpunimin, dhe nuk do të ishte e drejtë që të flasë pa pasur një marrëveshje finale. Nuk është vetëm dëshirë e dyanshme për domosdoshmëri që t’i bashkojmë forcat, jo vetëm ne, por kërkohet që të jetë një bashkim i qytetareve, që duan t’i rrisin fëmijët e tyre më mirë, është shumë më shumë se bashkim i politikanëve. Jemi duke diskutuar, por vullnet ka, po flas për vete”, ka deklaruar Osmani.

E lidhur me këtë paralajmërim të Osmanit, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Deklarata e Vjosa Osmanit se ajo është duke biseduar me” liderin Suprem” të LVV-së , për një koalicion parazgjedhor, për mua nuk përbën kurrfarë lajmi pasi ajo ka kohë që është shndërruar në një satelit të Kurti dhe LVV-së, për t’ia ndihmuar këtij të fundit marrjen e një pushteti absolut që ta do shndërroj në një sundim diktatorial”, ka thënë Haziri për “Bota sot”.

Haziri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Vjosa Osmanit për bashkëpunimin me Albin Kurtit.

“Përtej kësaj Osmani, sikur tashmë është bindur se dalja e saj e vetme në zgjedhje me një të ashtuquajtur listë qytetare, do të pësonte fiasco dhe po ashtu ky hap i saj për të pasur një koalicion parazgjedhor me Kurti, e demanton vetveten kur deklaronte ditë më parë se ajo përfaqëson elektoratin e LDK-së”, është shprehur analisti Haziri.

Për fund, Haziri deklaron se Vjosa Osmani po e kërkon shpëtimin te Lëvizja Vetëvendosje.

“Ky veprim i Osmanit për një koalicion parazgjedhor me LVV-në, dëshmon edhe një herë se ajo nuk paraqet asnjë lloj alternative për qytetarët e Kosovës, asnjë lloj koncepti të ri politik e qeverisës siç mundohet ta shes vetën, por duke dështuar për ta përçarë LDK-në, e mbetur e vetmuar në këtë luftë dhe e mbështetur vetëm nga një “mercenar” si Haxhi Avdyli, tashmë shpëtimin e karrierës së vet politike, do ta kërkojë nën strehën e të majtës ekstreme (komuniste) siç është LVV-ja”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat