U përmend për presidente, a po i “laritet” Edita Tahiri LDK-së

Politika

U përmend për presidente, a po i “laritet” Edita Tahiri LDK-së

Nga: A.M. Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
Edita Tahiri

Politikania Edita Tahiri në vitet e 90-ta ishte anëtarësuar në Lidhje Demokratike të Kosovës.

Ku mbajti disa pozita në këtë parti, si: Sekretare për marrëdhënie me jashtë e LDK-së (1991-1998), Emisare speciale e Presidentit historik Ibrahim Rugovës, koordinatore nga Kryesia e LDK-së.

Po ashtu, ajo ishte e njohur edhe se lidere shpirtërore e Forumit të Gruas të LDK-së, si dhe ishte e Themeluese e Qendrës së Kosovës për Studime Ndërkombëtare (1994).

Po ashtu, ajo ishte edhe deputete nga LDK-ja në Kuvendin e Kosovës. Tahiri u largu nga LDK-ja pas përfundimit të luftës, dhe krijoi partinë e saj në maj të vitit 2004, të quajtur Alternativa Demokratike të Kosovës (ADK) .

Ndërkaq, karriera e saj politike vazhdon edhe sot, ku ishte udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Duke marr parasysh që Kosovës, gjendet në një fazë jo shumë të lehtë, ka zëra se Tahiri duhet të jetë kandidatë e LDK-së për presidente.

Për një gjë të tillë nuk ka ndonjë deklaratë nga të dyja palët.

Kurse, kohëve të fundit, Tahiri ka vënë në pah nostalgjinë e saj, për kohën sa ishte në LDK.

Ajo ka filluar që të publikojë fotografi në rrjetet sociale.

Paraditen e sotme, Tahiri, ka publikuar një fotografi e cila është shkrepur në vitin 1994 në Bon të Gjermanisë. Në fotografi shihen Edi Shukriu, anëtare e Këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe Hafiz Gagica, Kryetar i LDK për diasporën në mision diplomatik për takime me deputet gjerman.

Ndërsa, të premten Tahiri kishte publikuar edhe një fotografi tjetër e cila ishte shkrepur në New York, gjatë dhjetorit të vitit 1993.

Në fotografi shihet së bashku më kolegët e Kryesisë së atëhershme të LDK-së, Anton Kola, Rexhep Gjergji, dhe Naim Dedushaj, i cili ishte anëtar i kryesisë se degës në New York.

Image
Foto e publikuar nga Tahiri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat